• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Psikologet ngrenë alarmin: Në 9-vjeçare pihet hashash, adoleshentët probleme me shëndetin mendor

19:20 : 16/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Rritja e përdorimit të substancave narkotike mes të rinjve është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Psikologia Irsa Ruçi dha alarmin në Ditarin me Bruna Çifligun për rritjen e numrit të adoleshentëve që përdorin lëndë narkotike.

“Sa herë që mbaron mësimi, më ka rastisur që të shikoj në cep pallate të vjetër ulen grupe fëmijësh dhe pinë hashash, që ndodhsta prindi nuk arrin ta dallojë”, tha ajo në A2.

Sipas të dhënave të një studimi të shëndetit publik në vitin 2016, rreth 360,000 adoleshentë janë evidentuar në vend. Përdorimi i alkoolit në moshën 15-19 vjeç arriti në 44% tek meshkujt dhe 7% tek femrat, ndërsa përdorimi i marijuanës ishte 13% tek meshkujt dhe 2% tek femrat.

Sipas saj, këto shifra janë një tregues i rëndësishëm për nevojën e ndërhyrjes dhe sensibilizimit mbi pasojat e këtyre praktikave.

Një tjetër problem në rritje që u diskutua në studion e A2 është edhe shëndeti mendor i të rinjve. Sipas psikiatres Sonila Tomorri, një në 6 fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas saj sëmundjet mendore janë theksuar të kenë prirje gjenetike dhe ndikohen nga faktorë ambientalë si tensioni familjar apo bullizmi në shkollë.

Lexo edhe:

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

“Një në 6 fëmijë deri 19 vjeç vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë këtu shqetësime të humorit dhe të sjelljes. Kjo është në të gjithë botën. Edhe pas covid është parë rritje e prevalencës”, tha psikiatrja Tomorri.

Për psikologen Ruçi fenomenet sociale, siç është bullizmi, janë faktorë të përhapur që ndihmojnë në përkeqësimin e këtyre problemeve.

“Bullizmi, që ndoshta nuk diskutohet mjaftueshëm, ndikon dukshëm në shëndetin mendor të të rinjve duke i çuar ata në gjendje vetmie dhe izolimi. Stresi, ankthi dhe frika nga ndëshkimi social janë shqetësime të zakonshme që shumë të rinj përballen në këtë fazë kritike të jetës”, tha ajo.

Sipas tyre lajm i mirë është që gjithnjë e më shumë adoleshentë po kërkojnë ndihmë për këto probleme. Të rinjtë janë duke ndërgjegjësuar veten mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe kanë filluar të drejtohen tek prindërit apo profesionistët e shëndetit mendor për ndihmë.

“Kjo tendencë shpresëdhënëse tregon se stigma e kërkimit të ndihmës po prishet dhe po krijohet një kulturë mirëkuptimi dhe mbështetje ndërmjet të rinjve e komunitetit të gjerë”. tha ajo.

Ajo thekson se është domosdoshmëri që institucionet dhe komunitetet të bashkëpunojnë për të edukuar të rinjtë mbi pasojat e përdorimit të substancave dhe për të promovuar mirëqenien mendore. Investimi në edukimin dhe mbështetjen e shëndetit mendor të adoleshentëve do të ketë një ndikim pozitiv në formësimin e një të ardhmeje të sigurt për brezat e ardhshëm.

Etiketa: hashashkorrupsionnxenespsikologetshkolla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Mengël ngre alarmin, a janë të sigurt fëmijët pranë shkollave në akset kombëtare?

21:04 : 01/06/2026
AKTUALITET

Milionat në lojë/ Besmir Beja i Doganave dhe hijet e korrupsionit

14:53 : 30/05/2026
AKTUALITET

Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, korrupsioni ka kapur majat

20:33 : 29/05/2026
BOTA

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren

12:08 : 29/05/2026
Para

Operacioni “Botox-i”/ Shpallet në kërkim doktori i VIP-ave Skredi Faria

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom