• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministër, kloni del më i keq se kllouni!

15:03 : 16/10/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Edi Rama po përpiqet të klonojë vetveten, të prodhojë një kopje tjetër, ta shfaqë e shesë jashtë vendit në 4D, duke tentuar ta mbivendosë me Ramën e brendshëm.

Pas atleteve, brekusheve, barcoletave alla mejhane e karagjozllëqeve, të cilat nuk është se pinë ujë, ai ka braktisur kllounin dhe tenton klonin. Natyrisht në funksion të parasë.

Përpjekja e tij pas shpartallimit mediatik ndërkombëtar, ku etiketa e paheqshme është regjim narkotrafik, drejtuar prej tij, është orientuar te marrëveshjet e mëdha të propagandës.

Lexo edhe:

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Dje kreu i qeverisë e kishte mbytur informacionin dhe opinionin publik vendas e të huaj, me tre ngjarje ku ai ishte vëmendja direkt dhe indirekt. Në Luksemburg hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE, ku korrupsioni e drejtësia kulmojnë faqen e zezë, nga Italia mbërritën 16 emigrantët e parë bangladeshas e egjyptianë, pas marrëveshjes me kryeministren italiane Giorgia Melonin dhe caktoi gjykatësen, një Irenë tjetër afërmendsh, për dosjen e Berisha-Malltezi, me 333 fashikuj, afërisht mbi 200 romane, pikërisht datën e tij të lindjes, 15 tetor.

Tentativa për të bombarduar diasporën me imazh të një shtetari zemër-këputur për hallet e shqiptarisë, është dredhi e djallëzi, për më tepër kur ke dërguar sejmen andej Taulant Ballën, me jo pak dosje të rënda të përmendur.

Nuk la pas dore as ndihmesën ndërtimore për partitë e reja opozitare të sapolindura. Edhe ata kanë datëlindje pallatesh në qendër të kryeqytetit.

Rama është i njëjti pushtetar servil dhe i kapur, i vetëofruar gjithkujt, Italisë, Anglisë, Gjermanisë, USA-s më herët, për ta bërë Shqipërinë një hale botërore, mbetjesh të çdo lloji. Ujgurë, muxhahedinë, afganë, afrikanë do të jenë fatkeqësisht shqiptarët bronxato nesër.

Njëherësh ka nisur presionin ndaj administratës për të kaparuar, për çdo të punësuar, pesë persona familjarë jashtë vendit, si votues të tij, se këtu janë patronazhuar dhunshëm me kohë. Shqiptarët e larguar nuk i lë të qetë as në ekzil.

Ky qeverisës, ku oficerë policie, drejtësie, qeverie, janë azilantë në Evropë apo USA, nga pasiguria fizike, juridike, ekonomike, prodhuar nga ky autocrat.

Zhurma për një shtet bektashi, si një oaz fiskal apo penal, për të destinuar ato 2 milionë euro për kokë, pa çarë kokë se si dhe nga vijnë, gri e më tepër, është një tjetër vaj likuiditeti ndërkombëtar, ku përfshihen edhe ndërkombëtarët diplomatë bashkë me xhepat e llogaritë offshorë. Ata duhen denoncuar emër për emër. Ku janë përfshirë në tendera e në pagesa.

Kur të është hapur në Tiranë, zyrë e DEA-s amerikane, agjencisë më të madhe e luftës kundër drogës në botë, nuk mund të përrallisësh sukses antikorrupsioni në Bruksel.

Amerikanët apo europianët e dinë hollë se, Edi është vëllai i Olsit, apo Fatmiri vëllai i Geron-Agronit dhe trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm, kryekomisioner i komisionit antikorrupsion, e kanë në familje. Ata e dinë se, Lisi i Ndranghetës ishte miqësi e qeverisë, se agjenti rumun shërbimeve sekrete, Filip Koldea në lidhje me kartelin ndërkombëtar meksikan të kokainës “Sinaloa”, ishte këshilltar zyrtarisht i paguar nga taksat tona.

Kur korrupton FBI, e shitesh si viktimë, ke cenuar sigurinë kombëtare amerikane, siç deklaroi prokurori federal Garland Merrick, në Senatin amerikan.

Kur vëllai, sipas big brother-it KM, merr 224 mijë metër katror tokë në Vuno, si sadaka jo transparente ligjore, por me ushtrim të ndikimit të paligjshëm, kur baxhanaku e thjeshtra rrëshkasin në dosje të tjera dhjetëra milionë euroshe tenderash, denoncuar edhe nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, kur banka ku gjendej bashkëshortja e tij Linda, gjendej në Bordin drejtues të Abi Bank, u kryen procedura të mjergullta majmërie të shpejtë, kur firmos bonuese financiare kompanive fantazmë, të cilat deputetët e tu, të kanë thënë se nuk ekzistojnë, leksionet korruptive janë një klloun, e nuk e veshin dot kurrë një klon.

Kur drejtësinë, pasi u harxhuan qindramilionë euro kombëtare e ndërkombëtare, e ke zhelosur, kapur e kriminalizuar, sky-encro ndaj mbahen në kasaforta, atëherë je thjesht një i pandehur kudo udhëton.

Etiketa: Basir ÇollakuEdi Ramakorrupsionkrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

13:15 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
Para

"Erdha për qendër masazhi, por…"/ Tutoret ukrainase u kapën pas rrëfimit të kolumbianes, "Tommy" gjente klientët

TË GJITHA

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com