• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagime mbi hapjen e grupkapitullit të parë BE-Shqipëri

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian do të kalojë në fazën e tij praktike këtë të martë (15.10) me hapjen e negociatave për grup kapitullin e parë, që ka të bëjë me të drejtat themelore.

12:00 : 15/10/2024
në AKTUALITET

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së,  ka thirrur Konferencën Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare të bllokut u dakortësuan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e grupkapitullit të parë. Takimi mbahet në Luksenburg, ku është i pranishëm edhe ekipi shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Funksionimi i institucioneve demokratike

Nisja e negociatave për anëtarësim në BE do të thotë një proces i cili shoqërohet me transformimin politik, ekonomik dhe social të vendit. Sipas metodologjisë së re të procesit të zgjerimit të BE-së, kapitujt që kanë të bëjnë me të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit hapen të parat, pasi për to kërkohet me shumë kohë për t’i përmbushur kriteret.

Grup kapitulli i parë përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik, si dhe reforma e administratës publike. Do të jetë progresi në këtë grup që do të përcaktojë edhe ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ky është kapitulli i parë nga 33 në total që Shqipëria duhet t’i hapë dhe mbyllë për t’u anëtarësuar në BE.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Sipas drejtorit Ekzekutiv të Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, ky proces e sjell Shqipërinë më pranë politikave dhe tregut të përbashkët të Bashkimit Europian. “Institucionet shqiptare do të mund të punojnë dhe të fokusohen në arritjen e standarteve që kërkohen nga procesi” – shprehet Gjipali për DW Shqip, duke shtuar se “Shqipëria tashmë do të ketë akses në programe dhe fonde të BE-së gjatë negociatave, ende pa u bërë një vend anëtar”

Pamje nga kryeministria
Fotografi: Marina Strauß/DW

Reagime për hapjen e negociatave

“Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të ishte pjesë edhe tani” – u shpreh Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Edi Rama, teksa shtoi se “fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t’i kaluar këto probleme”. Orban tha se Hungaria, që aktualisht mban edhe Presidencën e Këshillit të BE-së, është pro fqinjësisë së mirë, dhe se i mirëpret vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane.

Ndërsa Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi këtë një fazë kritike në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Shpresoj që në parlament integrimi europian të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik. – u shpreh Gonzato gjatë një takimi me institucionet e pavarura, duke thkesuar më tej rëndësine që ka “dialogu dhe bashkëpunimi mes institucioneve në këtë moment”. Sipas ekspertit të çështjeve evropiane, Gledis Gjipali, ekziston rreziku që lodhja nga reformat të sjellë mosqëndrueshmëri dhe vështirësi në zbatimin e legjislacionit dhe të kërkesave që vijnë nga BE. “Po ashtu polarizimi politik mund të sjellë sërish kosto në proces” – shprehet eksperti. Ndërsa në aspektin e jashtëm Gjipali sheh si pengesë mënyrën e e vendimarrjes në BE, pasi “aplikimi i instrumentit të vetos nga shtete të ndryshme anëtare mund të krijojë përsëri vonesa e pengesa”.

Silvio Gonzato, me kostum dhe syze, flamuri i Be dhe ai shqiptar
Ambasadori i BE, Silvio GonzatoFotografi: EU Delegation to Albania

Shqipëria drejt BE-së, një rrugëtim me sfida

Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në prill të vitit 2009, dhe vetëm në qershor të 2014 arriti që të merrte statusin e vendit kandidat. Por për çeljen e negociatave fillimisht duhet të plotësoheshin një seri kushtesh, me në krye ato të Bundestagut gjerman. Me tej ky proces u pengua nga veto e Francës dhe e Holandës, që shfaqën skepticizmin dhe prentendimet e tyre për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

Shqipëria shpresonte të ulej në tryezën e negociatave në vitin 2021, por këtë herë pengesa erdhi nga Bullgaria, që ngriti veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me pretendimin e një konflikti dypalësh mbi historinë dhe gjuhën. Tashmë me vendimin për hapjen e kapitullit të pare të negociatave, Shqipëria do të vijojë e vetme rrugëtimin në të cilën joformalisht ndodhej së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Ursula von der Leyen dhe  Edi Rama ulur në karrige, në tavolinë flamuri shqiptar dhe ai i BE
Vizita e presidentes së Komisionit Europiane, Ursula von der Leyen në Tiranë, 15 tetor 2023Fotografi: Albania, Press Office of the Prime Minister

Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit./DW

Etiketa: anetaresimi ne bEhungariShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

10:48 : 02/06/2026
Para

EMRAT-VIDEO/ Goditet banda e trafikut të refugjatëve, 15 të arrestuar, 4 në kërkim (SKEMA)

TË GJITHA

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom