• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Xhamia e Namazgjasë inagurohet pa praninë e drejtuesve të KMSH-së

20:50 : 10/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përuruan së bashku të enjten Xhaminë së Namazgjasë në Tiranë. Ndërsa zoti Rama theksoi faktin se me këtë vepër, edhe Komuniteti mysliman, ashtu si dhe komunitetet e tjera fetare do të ketë objektin e tij qendror të kultit, presidenti Erdogan, shfrytëzoi fjalën e tij në ceremoni duke evokuar lidhjet shekullore të Turqisë me Ballkanin, për të përfunduar me akuza të forta ndaj Izraelit për konfliktin në Gazë duke folur për “terrorizëm shtetëror ndaj Palestinës”.

E ngritur mbi një tokë në pronësi të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, u financua nga Komiteti për Çështjet Fetare në Turqi dhe fondacioni fetar, Diyanet, të cilët ofruan 30 milionë euro. Punimet kanë kohë që kanë mbaruar, por inaugurimi i Xhamisë u pengua për disa vite. Autoritetet turke i kanë konsideruar drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, si nën ndikimin e rrjetit të klerikut Fetah Gylen, i cilësuar nga Ankaraja si përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.

Në ceremoninë e sotme, drejtuesit e lartë të Komunitetit mysliman shqiptar, nuk ishin të pranishëm. Ky Komunitet u përfaqësua nga Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili megjithatë nuk pati rol në ceremoninë e cila u mbyll nga një imam turk. Myftiu Teqja mësohet se do të jetë dhe drejtuesi i Xhamisë së Namazgjasë. Ajo parashikohet të administrohet nga një fondacion i drejtuar po nga imami i saj Teqja, por në përbërje të tij do të ketë dhe përfaqësuesë nga Turqia.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi harmoninë fetare në Shqipëri, ndërsa duke ju referuar Kuranit, ai përdori citime të një figure të njohur të vendit Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu, një nga arkitektët e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 nga Turqia. “Kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror të më në fund shpalosur të identitetit tonë të mbështjellë brenda tij. Flamur që lind Shën Konstandinin, pajton islamin dhe krishterimin, shpall mes feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin”, u shpreh zoti Rama i cili e mbylli fjalën e tij duke përmendur “flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”.

Presidenti turk Erdogan, vuri disa herë në dukje se Xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan, rajon me të cilin, lidhjet e Turqisë datojnë me shekuj, kujtoi ai, duke evokuar të shkuarën e perandorisë osmane. “Xhamia e Namazgjasë, një xhami më e madhja në Ballkan që tashmë do të zërë vendin e saj në kujtimet tona të cilat i kanë rrënjët shumë të thella duke tejkaluar dhe 6 shekuj. Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj mbart, transmeton vlerat që nga tradita për në të ardhmen, integron pra vlerat e tjera të lashtësisë dhe historisë sonë dhe deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit dhe sidomos, siç e shikoni, serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan”.

Lexo edhe:

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

Menjëherë më pas ai shfrytëzoi sërish rastin për të sulmuar ashpër Izraelin për konfliktin në Gaza duke folur për “gjenocid” dhe “terrorizëm shtetëror që aplikohet në Palestinë’, e duke nënvizuar se “është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra”.

Lufta në Gazë u shkaktua nga militantët e udhëhequr nga Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, i cili sulmoi një vit më parë, pjesën jugore të Izraelit duke vrarë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Rreth 100 pengje vazhdojnë të jenë në duart e militantëve, një e treta e të cilëve mendohet se kanë vdekur. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të vdekurve që prej fillimit të luftës i ka kaluar të 42,000 personat, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim mes viktimave civile dhe militantëve./VOA

Etiketa: Edi RamaErdogannamazgjaxhamia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025
AKTUALITET

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025
BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i New York-ut viziton Shqipërinë, hotelin dhe transportin në vendin tonë e mbulon qeveria

12:51 : 07/10/2025
Para

Zyrtarizohet vendimi, ndryshim rrënjësor në Superkupën e Spanjës

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com