Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë, e cila nisi me firmosje e marrëveshjeve mes dy vendeve, me karakter ekonomik dhe social.
Erdogan theksoi se Xhamia e re e Namazgjasë është një “dhuratë” e Turqisë për motrat dhe vëllezërit në Shqipëri.
Erdogan: “Përsëri sot me mikun tim Edi Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë, një dhuratë e Turqisë, e cila është dhuratë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë në Shqipëri. Falënderojmë ata që kontribuuan. Xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. Falënderoj mikun tim Rama për mikpritjen e sinqertë”














