• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Akuzat për shkelje të “Fair-Play Financiar”, Man.City fiton “betejën” e parë me Premier League

17:14 : 07/10/2024
në SPORT

Manchester City ka siguruar një fitore të parë të madhe që mund të krijojë telashe për të gjithë klubet e tjera në Premier League dhe të shtojë dominimin e “qytetarëve” në kampionatin anglez.

Një panel i pavarur ka gjykuar sot se rregulloret e vendosura për të ndaluar “fryrjen” e sponsorizimeve të lidhura me persona të klubit janë të paligjshme,

Në një çështje e cila nuk bën pjesë në grupin e 115 akuzave të ngritura ndaj Manchester City-t për thyerje të rregulloreve financiare, “qytetarët” kishin kërkuar të shpallej i pavlefshëm komisioni i cili përcaktonte nëse një marrëveshje sponsorizimi e klubit vlerësohej e fryrë apo përputhej me vlerën e tregut që kishte secili prej tyre.

Rregullorja në fjalë dhe autoriteti kontrollues u ndërtuan pasi Newcastle kaloi në pronësi të Arabisë Saudite dhe kishte si qëllim që të shmangte mbushjen e arkave të klubit nëpërmjet sponsorizimeve të kompanive të lidhura me pronarët.

Por tashmë paneli vlerëson se këto rregullore shkelin parimin e konkurrencës së lirë dhe i ka shpallur të jashtëligjshme, duke i hapur rrugë klubeve si City që janë në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe, që të bëjnë marrëveshje shumë fitimprurëse me kompani nga ky shtet. Një nga argumentet në favor të City-t ishte se ndërkohë që ndaloheshin marrëveshje të tilla sponsorizimi, klubeve u lejohej të merrnin shuma marramendëse hua nga pronarët e tyre.

Lexo edhe:

Komente abuzive për Klopp, Federata Angleze pezullon gjyqtarin me 8 javë

Premier League dominon merkaton verore: Ja 10 transferimet më të shtrenjta deri tani

Kjo mund të ndryshojë në mënyrë të dukshme situatën në Premier League, pasi City apo Newcastle, do të kenë më shumë financa në dispozicion pasi nuk mund të ndalen që të bëjnë marrëveshje të tilla me kompani nga vende që kanë kontrollin e këtyre klubeve.

/Daily Mail/

Etiketa: Fair Play Financiarmanchester citypremier league

Lajme të lidhura

SPORT

Komente abuzive për Klopp, Federata Angleze pezullon gjyqtarin me 8 javë

16:52 : 12/08/2025
SPORT

Premier League dominon merkaton verore: Ja 10 transferimet më të shtrenjta deri tani

16:05 : 11/08/2025
SPORT

Rodri dëmtohet sërish, mund të humbasë fillimin e sezonit me Manchester City-n

11:01 : 09/08/2025
SPORT

Ofertë 50 milionë euro, Brahim Diaz drejt transferimit në Premier League

16:22 : 07/08/2025
SPORT

Kontrata e Rodrit prioritet për Man.City-n, përshpejtohen negociatat për rinovimim

16:45 : 06/08/2025
SHOW BIZ

Aktorja amerikane mbetet “single”, mesazhe pa fund nga lojtarët e United dhe Liverpool që e “gjuajnë”

18:46 : 04/08/2025
Para

Protesta/ Salianji mesazh me shkrim dore nga qelia e burgut: Ata po korrin frikën që mbollën vetë!

TË GJITHA

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

17:12 : 12/08/2025

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025

Champions/ Shkëndija luan në transfertë, formacionet zyrtare ndaj Qarabag

17:07 : 12/08/2025

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Plaçkitja, akt banditesk! Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar

16:59 : 12/08/2025

Aksident në Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas “Benzin” me turistë të huaj

16:55 : 12/08/2025

Komente abuzive për Klopp, Federata Angleze pezullon gjyqtarin me 8 javë

16:52 : 12/08/2025

Banorët kundër ndërtimit të HEC-it në Kurdari, përplasja zhvendoset në komisariatin e Matit

16:42 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com