• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve

15:26 : 07/10/2024
në BOTA

Numri i të vdekurve nga uragani Helene shkoi në 227 të shtunën, ndërsa vazhdojnë përpjekjet mbi njëjavore për gjetjen e trupave nga stuhia vdekjeprurëse që shkatërroi juglindjen amerikane duke shkaktuar viktima në gjashtë shtete.

Më 26 shtator, uragani goditi brigjet jugore amerikane, një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shkatërrime të rrugëve dhe përmbytje të shtëpive dhe objekteve të tjera në pjesën veriore të Floridës, dhe lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe shërbim të telefonisë celulare. Sipas zyrtarëve ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet edhe më tej pasi ende nuk dihet për fatin e shumë të tjerëve.

Helene është uragani më vdekjeprurës që ka goditur Shtetet e Bashkuara që nga uragani Katrina në vitin 2005. Rreth gjysma e viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut ndërsa dhjetëra të tjerë humbën jetën në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Qyteza Asheville, që shtrihet në vargmalet perëndimore të Karolinës së Veriut, u godit tejet rëndë. Përmbytjet shkatërruan mijëra biznese dhe shtëpi në pellgun që zgjatohet mes maleve përbri lumit “French Broad”.

MaryAnn Tierney, administratore rajonale me Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA), tha se banorët e prekur nga fatkeqësia në Karolinën e Veriut kanë marrë 27 milionë dollarë nga agjencia federale.

Lexo edhe:

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

Zyra e guvernatorit, Roy Cooper, tha se më shumë se 83,000 njerëz janë regjistruar për ndihma individuale. Ndihmat e miratuara nga agjencia FEMA për qarkun Buncombe, ku përfshihet qyteza Asheville, ka tejkaluar shumën prej 12 milionë dollarësh për të mbijetuarit, tha zyrtarja Tierney të shtunën.

“Ndihma është për nevojat imediate të të mbijetuarve”, tha ajo gjatë një konference shtypi.

Uragani Helene u formua disa mijëra kilometra larg në Gjirin e Meksikës por shkatërrimet më të mëdha i solli disa qindra kilometra në thellësi të tokës, duke dëmtuar pjesë të Floridës, Xhorxhias, vargmalet e banuara të Karolinës së Veriut dhe Jugut e deri në shtetin Tenesi.

Gati 1.8 milionë shtëpi dhe biznese në shtatë shtete, nga Florida deri në Ohajo mbetën pa energji elektrike natën që goditi uragani Helene. Sipas zyrtarëve të kompanive të sigurimeve dhe ekspertëve, dëmet e shkaktuara nga uragani Helene pritet të arrijnë vlerën e rreth 100 miliardë dollarëve./ VOA

Etiketa: HeleneSHBAuragani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
BOTA

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
BOTA

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025
BOTA

Shifrat e muajit gusht, dobësohet tregu i punës në SHBA

19:18 : 05/09/2025
BOTA

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

16:50 : 05/09/2025
Para

Viti i ri akademik/ Braktisen shkencat, 5 studentë të fizika 8 tek kimia

TË GJITHA

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com