• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shteti Bektashi/ “Tërheqja” e Ramës dhe gafa e rrezikshme me patriozimit fetar

09:05 : 01/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Tre ditë pasi hodhi në treg idenë “e çmendur” për krijimin e “Shtetit Bektashi” në një pjesë të Tiranës, kryeministri Edi Rama dha sinjalin e parë të tërheqjes, pas reagimit vendas, por, me shumë mundësi, pas “tërheqjes së veshit” nga faktorë ndërkombëtarë.

Rama shpërndau një postim në rrjete sociale, ku, u shpreh, ndër të tjera se: “…nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar…”.

I gjithë ky zhvillim i vrullshëm pak ditor, e vendos Ramën në një lloj personazhi të ngjashëm me fabulën e Ezopit, “Shqiponja dhe sorra”.

Dikur, një shqiponjë u sul me shpejtësi dhe kapi një qengj. E pa sorra, u zileps dhe veproi si shqiponja. U vërsul mbi një dash, por i mbetën thonjtë tek leshi. E kapi bariu sorrën, e mori në shtëpi. Fëmijët e pyetën se çfarë ishte ai shpend: “Është një sorrë, që i duket vetja si shqiponjë”.

Lexo edhe:

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

Kryeministri shqiptar, mesa duket, tentoi të bëhej një “shqiponjë”, por, me pak lëvizje diplomatike, u rikthye në pozicionin natyror të “sorrës” në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, Rama nuk është nga ata tipa që e pranon lehtësisht humbjen apo kthimin e hapave pas. Edhe kur është i detyruar ta bëjë këtë gjë, do ta mbulojë medoemos me shashka të tjera politike, diplomatike, historike apo estetike.

Deklaratën e të Mërkurës që shkoi (25 shtator 2025), Rama e shoqëroi me një foto të rilindasit të madh kombëtar, Naim Frashëri, duke evokuar në këtë mënyrë faktin se poeti ka qenë bektashi dhe pasardhësit e të njëjtit kah fetar meritojnë, gjithësesi, të kenë një entit sovran.

Rama nuk është naiv, nuk është as i palexuar. Ai e njeh historinë dhe e di që Naim Frashëri nuk ka asnjë gjurmë në veprën e tij, ku të lihet të kuptohet se “ishte patriot se ishte bektashi”.

As bektashinj të tjerë të shquar, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në pavarësinë, shtet-formimin dhe çlirimin e Shqipërisë, nuk rezulton të kenë thënë se “jam patriot, se jam bektashi”. Ashtu siç, asnjë klerik dhe përfaqësues i feve të tjera, me kontribute në jetën politike dhe publike shqiptare, nuk e ka lidhur patriotizmin me fenë.

Ndaj, lidhja që Rama i bën bektashizmit me Rilindjen, si rrjedhojë vetëm e besimit fetar, është një tjetër thagmë, një tjetër gafë, për të cilën ka dhënë një përgjigje udhëtarja e famshme britanike, Edit Durham në atë kohë kur, jo Edi Rama që nuk kishte lindur, por as babai i tij, një nga kazmë-vënësit e besimit fetar në Shqipëri, Kristaqi, ende nuk e kishte parë dritën e diellit.

Në botimin “Brenga e Ballkanit”, botuar në vitin 1905, miss Edit Durman, shkruante:

“… Kur kaloja nëpër Ballkan, në Rumeli pyesja njerëzit: «Ç’je ti?»- Katolik – përgjigjej njëri.- Protestant – përgjigjej tjetri. Në Bullgari pyesja: «Ç’je ti?»- Ortodoks.

Në Serbi pyesja: «Ç’je ti?»- Protestant.- Ortodoks…. Kështu e mbytur e tëra nga dogmat idiote të njerëzve, duke hyrë në Shqipëri pyeta: «Çfarë jeni ju këtu?»- Shqiptarë – m’u përgjigjën prerë e qartë. «Më në fund», thashë, «u çlirova këtu nga fanatikët dhe zotkrijuesit…”.

Durhami, 120 vjet më parë, e ka thënë qartë se patriotizmi shqiptar nuk është si pasojë e besimit. Është thjesht vetëdije shqiptare, e cila fenë e ka pasur si mbështetëse të vyer, por jo si bazë për identitetin kombëtar, siç, sot, po lë të kuptohet kryeministri Edi Rama.

Shteti Bektashi/ Në shtetin privat të Ramës, çdo çmenduri e tij bëhet realitet

Etiketa: baba mondiEdi Ramanaim frasheripatriotizmiShteti Bektashi

Lajme të lidhura

Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
Para

"Rama takoi disa kandidatë"/ Lala: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit

TË GJITHA

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom