• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump takohet me Zelenskyyn mes tensionesh e kritikash të republikanëve ndaj Ukrainës

18:51 : 27/09/2024
në BOTA

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po takohet sot në kullën Trump në Nju Jork me ish-Presidentin Donald Trump. Para takimit zoti Trump, tha se marrëdhëniet e tij, si me zotin Zelensky ashtu edhe me presidentin rus Putin janë shumë të mira dhe se nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet t’i japë fund luftës sa më shpejt. Takimi vjen pas kritikash të forta që zoti Trump ka bërë ditët e fundit ndaj zotit Zelenskyy.

Presidenti ukrainas u prit gjithashtu dje në takim nga Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën. Ndërkohë ligjvënësit republikanë në Kongres, dënuan vizitën e zotit Zelenskyy në një fabrikë municionesh në Pensilvani, duke e quajtur atë një “aktivitet elektoral” të organizuar siç thane, “për të ndihmuar demokratët”. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton.

Kandidati republikan për President, Donald Trump tha sot se do të punonte me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës, përpara takimit në Nju Jork me udhëheqësin e ukrainës Volodymyr Zelenskiy.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë, dhe me Presidentin Putin. Dhe mendoj se nëse fitojmë, do ta zgjidhim shumë shpejt, këtë çështje. Por ju e dini duhet dy vetë për të kërcyer një tango. Mendoj se fakti që jemi sot bashkë është një shenjë shumë e mirë dhe nëse do të fitojmë zgjedhjet mendoj se përpara se të marr mandatin e presidentit më 20 janar, mund të bëjmë diçka që është e mirë për të dyja palët. Mendoj se ka ardhur koha”, tha zoti Trump.

Duke folur para gazetarëve në “Kullën Trump”, zoti Zelenskiy tha se do të diskutonte me zotin Trump “planin e tij të fitores” për Ukrainën.

Lexo edhe:

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

Takimi i sotëm vjen pasi ish-presidenti Trump ka shtuar kritikat ditët e fundit ndaj zotit Zelenskyy dhe administratës Biden, duke i fajësuar për zgjatjen e luftës që nisi me sulmin rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Një marrëveshje do të ishte arritur nëse do të kishim një president të aftë në vend të një presidenti që e ka zgjatur luftën. Bideni dhe Kamala lejuan që kjo të ndodhte duke ushqyer Zelenskyyn me para dhe municione, siç nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend”, tha ish-Presidenti Donald Trump.

Komentet e zotit Trump kanë krijuar ankth jo vetëm në Ukrainë, por edhe në disa kryeqytete evropiane që kanë mbështetur përpjekjet e Kievit në luftë.

“T’i japësh papritur Moskës gjithë atë avantazh, duke vënë në pikëpyetje armët që i dërgohen Ukrainës, apo mbështetjen politike për këtë vend, do të thotë t’i dorëzosh fitoren Moskës”, tha për Zërin e Amerikës Ian Lesser, ekspert i Fondit Gjerman Marshall me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Të enjten Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Më lejoni të jem i qartë. Rusia nuk do të triumfojë në luftë. Ukraina do të triumfojë dhe ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë në çdo hap“, tha Presidenti Biden.

Zoti Zelenskyy po nxit zotin Biden që të lejojë Ukrainën të përdorë armë amerikane për të goditur objektiva në thellësi të territorit rus, si pjesë e planit të tij për fitore.

“Diskutova me Presidentin Biden planin e fitores. Sot po përgatitemi të diskutojmë detajet për ta forcuar atë, për të koordinuar qëndrimet, pikëpamjet dhe qasjen tonë”, tha zoti Zelenskyy.

Por Shtëpia e Bardhë tha se mbi këtë çështje nuk pritet së shpejti ndonjë njoftim.

Ndërkohë ligjvënësit republikanë kritikuan vizitën e zotit Zelenskyy të dielën në një fabrikë municionesh në Pensilvani, një shtet fushëbeteje për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ata thanë se vizita ishte “një aktivitet elektoral”, organizuar sipas tyre “për të ndihmuar demokratët”. Republikanët bënë thirrje për largimin e ambasadores së Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova.

“Ne ndodhemi para një gare të ngushtë, të nxehtë dhe nuk kemi nevojë që vendet e huaja të ndërhyjnë e të dëgjohen mendimet e tyre në një kohë si kjo“, tha Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Zoti Zelenskyy zhvilloi një takim të veçantë me Nënpresidenten Kamala Harris, kandidaten demokrate për presidente. Ajo nënvizoi se i takon Ukrainës të vendosë se si duhet të përfundojë lufta.

Zonja Harris kritikoi kandidatin republikan për Nënpresident JD Vance, propozimi i të cilit për t’i dhënë fund luftës, do të nënkuptonte një Ukrainë me më pak territor e që nuk do t’i bashkohej NATO-s.

“Këto propozime janë të njëjta me ato të Putinit dhe le ta themi qartë, nuk janë propozime për paqe. Në ndryshim, ato janë propozime për t’u dorëzuar, gjë që është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha ajo.

Përpara vizitës së zotit Zelenskyy, Shtetet e Bashkuara njoftuan 8 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën, që ndër të tjera përfshin dhe armatime për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot./VOA

Etiketa: takohetTrumpzelenskyy

Lajme të lidhura

BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
BOTA

Telefonata e tensionuar Trump-Netanyahu, anulohet në momentin e fundit sulmi në Bejrut

17:48 : 02/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
BOTA

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump asnjë vendim për Iranin

22:08 : 29/05/2026
Para

Hungaria ofron të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom