• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja kush janë tre gjyqtarët e turpit

14:25 : 26/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm, mesditën e së Enjtes (26 shtator 2024),

la në fuqi vendimet e dënimit për deputetin democrat, Ervin Salianji, dhe gazetarin Jetmir Olldashi, në çështjen gjyqësore të quajtur “Geron”.

Salianji dhe Olldashi ishin nën akuzë se kanë prishur imazhin e trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet “kallëzimit të rremë”.

Procesi gjyqësor është një ndër më skandalozët, pasi personat e akuzuar më së pari nuk kanë bërë asnjë kallëzim. Por, ajo që është më e rënda, faktet dhe provat e administruara në dosjen gjyqësore, provuan katërcipërisht se gjithçka ishte e manipuluar në favor të trafikantit Xhafaj.

Lexo edhe:

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

Megjithatë, Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë asnjë provë të paraqitur nga mbrojtja, duke vendosur përfundimisht dënimin me 1 vit burgim për deputetin opozitar, si edhe 100 orë punë në shërbim të komunitetit për gazetarin Olldashi.

Trupa gjyqësore që mori këtë vendim të turpshëm përbëhej nga: Gent Shala, Iliba Bezat dhe Elona Toro.

Të tre këta gjyqtarë kanë pengje ose janë në shërbim të Fatmir Xhafaj dhe tarafit të tij, për arsye shumë konkrete.

Gent Shala shpreson që të marrë emërimin në Gjykatën e Lartë. Dhe, për të siguruar rritjen në karrierë, ky gjyqtar ka vendosur t’i bëhet “urë” pushtetit. Kreu i grupit parlamentar democrat, Gazmend Bardhi, i pranishëm në seancën për dhënien e vendimit, iu drejtuar gjyqtarit Shala që nuk ka për ta marrë emërimin në Gjykatën e Lartë, edhe pse u bë pjesë e këtij vendimi skandaloz.

Gjyqtari Gent Shala

Gent Shala e kaloi Vetingut me shumë siklete, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi shkarkimin e tij për probleme të theksuara me pasurinë.

Iliba Bezat, pjesë e tarafit familjar të Belinda Ballukut, zv.kryeministre dhe njeriu më të afërt momental i kryeministrit Edi Rama. Bezat ishte në Veting nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), kur nisi procesi gjyqësor “Geron” në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtarja Iliba Bezat

Komisioneri Publik kishte kërkuar shkarkimin e saj, për probleme të theksuara me pasurinë. Por, me ndërhyrje të fuqishme politike, gjyqtarja Bezat u konfirmua në detyrë dhe u shndërrua në “kamikazë” të Fatmir Xhafajt në gjyqin “Geron”.

Për më tepër që, ajo i ka pasur një detyrim të hershëm Xhafajt. Në vitin 2004, kur Fatmir Xhafaj ishte Ministër i Drejtësisë, gjyqtarja Bezat u promovua nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë, në atë të Apelit po në atë qytet.

Elona Toro duket se ka shlyer borxhin me “pushtetin e Rama-Xhafajt”, pasi i siguruan Vetingun dhe i hoqën nga kurrizi disa kusure falsifikimi të bashkëshortit të saj, Alban Toro, i cili për disa kohë ishte edhe anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarja Elona Toro

Edhe Elona Toro kishte probleme të theksuara me pasurinë, por, me sa duket, “dora e ngrohtë” e pushtetit të Xhafajt i dha një mbështetje, të cilën duhet ta shlyente me punë, pra me dënimin e atyre që treguan me gisht trafikantin Agron (Geron) Xhafaj.

Etiketa: gerongjykata e apelitgjyqesoreGjyqiGjyqtaretJetmir OlldashiSalianjivendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i Avokatisë në Korçë: Drejtësia e vonuar ka krijuar mosbesim tek qytetarët

12:15 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025
AKTUALITET

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

16:33 : 07/10/2025
Para

Abilekaj: Drejtësia, institucion i nevojave personale të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafes

TË GJITHA

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025

“S’ka ndodhur kurrë të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit”, Bardhi: Të dorëhiqet Koçiu, gënjeu opinionin publik

10:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Lamallari: Fajin e ka Saliu!

10:45 : 09/10/2025

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025

Kuvendi “nderoi” Enver Hoxhën si Hero i Popullit, Peleshi: E përmendëm për ditëlindje

10:30 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi: Nuk kisha dijeni për veprimin e Elvisit, po dilja nga salla

10:19 : 09/10/2025

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com