Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka qenë tejet aktive në rrjetet e saj sociale, pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP disa muaj më parë. Përtej projekteve të saj që lidhen me karrierën, ajo është gjithnjë pranë ndjekësve të saj.
Së fundmi, Ledjona ka postuar një foto në Instastory, ku ironizon disa nga personazhet e showbiz-it lidhur me ndjekësit në rrjetin social Instagram.
Çdo javë sondazhe të ndryshme publikojnë shifrat se sa u shtohen apo u pakësohen ndjekësit në Instagram personazheve publikë, kryesisht atyre që kanë qenë banorë të BBV.
Lidhur me këtë Ledjona shkruan në Instastory: “Kur dëgjoj këto sondazhet e rritjes së K-ve. Iu ikën lekët K”, ku veçse ironi duket edhe si një “akuzë” për fenomenin e blerjes së “followersave”.