• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon

11:21 : 16/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komunikimi është lajtmotivi që shfaqet më shpesh në median proqeveritare shqiptare, si shqetësim i qeverisë. Nuk kalojnë shumë ditë pa u përmendur së paku një herë se “porosia e kryeministrit” për ministrat, apo e “kryetarit” për deputetët, është që këta të fundit, të komunikojnë më shumë “me qytetarët”. Për një qeveri që dukshëm i ka të gjitha në xhep, edhe median konvencionale edhe atë sociale, madje, akshe-akshe, edhe vetë opozitën, kërkesa për t’i dëgjuar shpreh një lloj të ri dëshpërimi. Atë të mos pasurit dëgjues.

Nga Gjergj Erebara

dodhi para ca kohësh, para se kryeministri Edi Rama të mbante një fjalim që zgjati për mbi dy orë dhe që, në variantin e zbardhur nga zyra e tij numëronte mbi 12 mijë fjalë, që Rama, para se të mbante fjalimin, njoftoi ndjekësit e tij në Facebook dhe i sugjeroi atyre që ta dëgjonin ndërsa u shpreh i bindur se dëgjuesit nuk do të bëheshin pishman për kohën e shpenzuar. Fjalimi ishte një skemë jashtëzakonisht e ngatërruar për të deklaruar se kryeministri “nuk ka faj” për korrupsionin e kudondodhur përreth tij, si dhe një përpjekje e dëshpëruar për të argumentuar para shqiptarëve se qeverisja e tij nuk është thjeshtë dhe vetëm një aktivitet korruptiv. Mes rreshtave, ai deklaroi se refuzon të mbajë përgjegjësi për korrupsionin dhe nuk e jep dorëheqjen, jo për hatër të pushtetit si sëmundje, por për “të mirën e kombit”.

Sipas tij, Shqipëria nuk mund t’i mbijetojë një krize politike të shkaktuar nga dorëheqja e tij, kështu që ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të vijojë të qeverisë. Të thëna me një gjuhë të korruptuar, në kuptimin e stërhollimeve të panevojshme dhe kthesave e sajesave në fjali të gjata, një lexuesi të vëmendshëm i duhet shumë përqendrim dhe disa orë për të nxjerrë ndonjë kuptim prej fjalimit. Ndërsa sa i përket popullit të gjerë, ai i ka mundësitë të ndjekë pikat kryesore të transmetuara nga industria e propagandës qeveritare, nëse ka interes. Vetëm se nuk është e qartë që të dymbëdhjetëmijë fjalët që ai shqiptoi për të dhënë këto argumente, patën apo jo dëgjues.

“Komunikimi” ishte edhe fjala më e përdorur së fundmi në takimet e Ramës me strukturat e Partisë Socialiste apo të qeverisë sepse, siç tha Rama në një rast, partia e tij do të gjejë mënyrat që të rinovojë vetveten.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

Theksimi i komunikimit nga ana e Ramës, mund të duket çuditës, nëse vëren se pjesa dërrmuese e të ashtuquajturës media konvencionale i shërben socialistëve me besnikëri të plotë, ndërsa pronarët e kësaj pjese dërrmuese, dhe po flasim për mbi ë0% të të gjithë tregut televiziv, janë bërë shumë të pasur falë kontratave koncesionare apo statuseve të investitorëve strategjikë të Ramës. Dhe është gjithashtu çuditëse nëse vëren se edhe në të ashtuquajturën media sociale, qeveria ka kontroll thuajse të plotë pasi përmbajtja e saj është e mbushur në masë nga programet televizive soft-porno të medias proqeveritare si dhe nga “lajmet” e prodhuara nga qeveria dhe të shpërndara, ose drejtpërsëdrejti nga qeveria, ose përmes medias proqeveritare. Me një fjalë, ndërsa qeveria flet me bollëk dhe mjetet e transmetimit i ka në dispozicion të plotë me një të shtypur të butonit, në pamje të parë nuk kuptohet se çfarë mund të arrijë më shumë në këtë drejtim.

Në fakt, theksimi nga ana e Ramës, i komunikimit me popullin si diçka shumë e rëndësishme, nuk ka pse të çudisë kënd nëse marrim parasysh kontekstin në të cilin gjendemi. Përballë një opozite të pareformuar, një qeveri e kapur në mënyrë të përsëritur duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve, apo në lidhje të ngushta me disa nga grupet kriminale më gjakatare të vendit, Rama nuk gjendet më sot me një problem përballë opozitës, por gjendet me një problem përballë popullit si i tëri. Dhe është një problem shumë i madh që ai ka.

Të kesh pushtet është njëra gjë dhe të kesh autoritet është krejt tjetër gjë. Ndërsa Rama dukshëm i ka të gjitha pushtetet, kontrollon qeverinë dhe e ka parlamentin një zyrë noteriale të vendimeve të tij, ku opozita, sa herë që i nevojitet, voton kërkesat e tij, fjala vjen, për amnisti për zyrtarët e korruptuar apo për reformë zgjedhore kundër demokracisë, Rama e ka autoritetin zero. Dhe është ky problemi i autoritetit, i cili është jashtëzakonisht shumë ndryshe nga pushteti, i cili është një cilësi politike që mund ta zbythë pushtetin në çdo kohë, ajo që shqetëson Ramën, problem të cilin, ai dukshëm mendon se mund ta zgjidhë me “më shumë komunikim”.

Problemi që ka qeveria sot është që, sfondi i skandaleve të panumërta korruptive, nga Lefter Koka e Arben Ahmetaj, te Ilir Beqaj e drejtorët e bashkisë, pa përmendur listën e gjatë të kryebashkiakëve e të zyrtarëve të tjerë, që të gjithë të dyshuar apo të dënuar, zhvillohet para një sfondi të realitetit praktik: Në spital, ndërsa njerëzit e sëmurë me kancer janë duke vdekur, në mënyrë kronike nuk ka ilaçe. Rrugët e vendit janë bërë një katrahurë me gropa. Era e qelbur e ujërave të zeza që derdhen drejtpërsëdrejti në det apo në lumenj ndjehet gjithkund dhe plehrat, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, po përmbysin shumicën e qyteteve kryesore të vendit. Ndërsa gjendja e shërbimeve publike të vendit është ajo që është, me ujësjellësa që nuk sjellin ujë por që kanë lënë 200 milionë euro fatura energjie të papaguara, ministrat e tij dhe ai vetë dorëzojnë çdo vit në një zyrë të shtetit të quajtur Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, deklarata të cilat, nën sfondin tjetër të procesit të vetingut, ngjajnë qesharake. Zyrtarë publikë, të cilët kanë të gjithë jetën që bëjnë asgjë veç rrogtarit të shtetit, rezultojnë sot milionerë me euro, ndërsa nëpër kongreset e partisë i drejtohen njëri-tjetrit me fjalën: Shoku, shoqja! Kjo, në fakt duhet të jetë maja e ajsbergut sepse milionat e kapura nga SPAK dhe vilat dhe pushimet luksoze në ato pak raste të korrupsionit të hetuar nuk janë pjesë e vetëdeklarimeve zyrtare të ministrave.

Të gjitha këto nuk do të thonë kurrsesi që Edi Rama dhe vetëm Rama, (sepse ai nuk ka askënd tjetër që të jetë në nivelin e të barabartit që të mund të ofrojë ide për qeverisjen), nuk ka ide të reja dhe novatore për ta çuar vendin përpara, apo, siç premton ai, për ta anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Problemi i tij është që, përballë skandaleve të panumërta të korrupsionit, pasurisë së jashtëzakonshme të qeverisë dhe mungesës së rregullt të ilaçeve te onkologjiku, qytetarët me shumë të drejtë mund t’i shumëzojnë me zero të gjitha idetë për zhvillimin e vendit, për largpamësinë qeverisëse, për integrime dhe të tjera si këto. Me të vërtetë vendi ka mbetur pa opozitë. Por kjo, incidentalisht ka krijuar edhe një qeveri e cila nuk ka popull për t’i folur. Në vend nuk ka mbetur popull për ta dëgjuar. Rama duket se flet me veten.

/BIRN

Etiketa: e dëgjonEdi Ramakomunikimipopullporosiaqeveriaqeverisja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
Para

Shpërndante kokainë për klientët VIP, kush është ish-konkurrenti i Big Brother që ra në pranga

TË GJITHA

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com