• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kursi i euros me lekun bie në një minimum të ri historik

14:55 : 12/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të euros me lekun ka prekur një minimum të ri historik ditën e enjte.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 99.58 lekë, duke thyer lehtë rekordin e mëparshëm prej 99.6 lekësh që ishte arritur në datën 20 gusht të këtij viti.

Që prej muajit gusht, Banka e Shqipërisë duket se ka hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur kursin sipër kufirit të 100 lekëve dhe kjo u ka hapur rrugën forcave të tregut që vazhdojnë ta tërheqin në rënie monedhën europiane.

Sipas agjentëve të këmbimit, prurjet e valutës në treg ngelen të qëndrueshme edhe pasi sezoni veror e ka kaluar momentin e pikut. Kjo konfirmon se në vitet e fundit dinamika e kursit të këmbimit ka ndryshuar dhe rënia e tij nuk lidhet më vetëm me efektin sezonal.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Një arsye mund të jetë shpërndarja në kohë e turizmit hyrës, që tashmë është më aq shumë e përqendruar vetëm në muajt e verës. Sidoqoftë, prurjet e larta valutore nuk duken të jenë të lidhura vetëm me turizmin, por edhe me investimet e mëdha nga jashtë në pasuri të paluajtshme.

Deri në mesin e këtij viti, statistikat tregojnë një rritje të deficitit të llogarisë korrente, por nga ana tjetër një vijimësi të rritjes së investimeve të huaja direkte.

Në tremujorin e dytë, deficiti i llogarisë korrente u ngushtua me 7.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin e parë, deficiti i llogarisë korrente ngelet në vlerat më të larta që prej vitit 2020, me një vlerë totale prej 575 milionë eurosh ose 53% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 749 milionë euro, gjithashtu niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte paraqitet në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti afërsisht një e katërta e vlerës së investimeve të huaja direkte shkuan në pasuri të paluajtshme. Vlera e investimeve të huaja direkte e ka tejklauar me 30% vlerën e deficitit të llogarisë korrente.

Ndërkohë, edhe politika fiskale e qeverisë vazhdon të mbështesë forcimin e lekut, duke tkurrur ofertën e monedhës vendase në treg. Në fund të 7-mujorit, suficiti buxhetor arriti një rekord për periudhën, në vlerën e 55 miliardë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutorlekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:28 : 07/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 tetor/ Ja me sa blihen e shiten euro dhe dollari ditën e sotme

08:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 5 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
Para

Do të startojë së shpejti, kush janë personazhet që do të jenë pjesë në ‘BBV4’?

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com