• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U propagandua me bujë/ “Anulim loje” për kampionatin botëror të sporteve të ujit në Pogradec

17:11 : 10/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SPORT

Këtë korrik, liqeni i Ohrit në Pogradec do të priste për herë të parë kampionatin botëror të sporteve të ujit, njohur ndryshe si Formula1 H2O. Eventi që u trumbetua me bujë një vit më parë si promovim për Shqipërinë turistike, u anullua në heshtje.

Shtatorin e vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli lajmëroi mbajtjen e kampionatit botëror të sporteve të ujit në liqenin e Ohrit, të njohura nga sportdashësit si garat e Formula 1 H2O.

“Dy evente sportive botërore të cilat vijnë për herë të parë në Shqipëri, duke promovuar masivisht turizmin e Pogradecit dhe vendit tonë. Vëmendje e jashtëzakonshme mediatike botërore për Pogradecin i cili kthehet në epiqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë.”- premtonte kryebashkiaku Xhakolli.

Të njëjtin entuziazëm ndau edhe kryeministri Edi Rama, teksa reklamonte ngjarjen sportive në rrjetet e tij sociale.

‘43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri.’– shkruante Rama në rrjetin social facebook.

Lexo edhe:

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

Lin-Pogradec, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, përfundon në spital

Fakt

Ndryshe nga sa u premtua një vit më parë, Pogradeci nuk arriti të hyjë në hartën e këtyre garave pasi organizatorët e FORMULA 1H2O u tërhoqën nga marrëveshja.

“Pa dhënë asnjë sqarim, faqja e zyrtare e F1H2O e hoqi garën zyrtare nga datat e parashikuara dhe nuk dha asnjë sqarim publik në lidhje me këtë anullim.”, pohon Bashkia e Pogradecit, teksa thekson se kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e garave në liqen.

“Zyrtarisht nuk disponojmë asnjë dokument për anullimin e garës, apo shkaqet e këtij anullimi e cila mund të lidhet me logjistikën e shumtë që nevojitej për tu ngritur deri edhe tek fondet që po ashtu nevojiteshin për realizimin e saj nga organizatorët.”– sqaron më tej Bashkia.

Kontrata e bashkëpunimit për zhvillimin e kampionatit botëror H2O të Formula 1 për jetski dhe motorrat e ujit u firmos më 6 shtator të vitit të kaluar.

“H2O Racing njoftoi sot se Shqipëria do të presë një raund të Kampionateve Botërore të UIM F1H2O dhe UIM-ABP për Aquabike në Pogradec në korrik 2024.”, bëhej e ditur në faqen zyrtare të F1H2O.

Sipas organizatorëve kampionati do të zhvillohej në datat 2-7 korrik të këtij viti.

Ç’ndodhi

Garat që u panë si mundësi promovimi për Shqipërinë turistike nga zyrtarët e lartë në Shqipëri, nuk u përqafuan nga ekspertë të mjedisit në vend dhe në Maqedoninë e Veriut. Mjedisorët e shihnin kampionatin si kërcënim për ekosistemin e liqenit dhe trashëgiminë kulturore.

50 shoqata të ndryshme jo qeveritare nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë për të adresuar shqetësimin e tyre pranë autoriteteve shqiptare dhe në UNESCO. Liqeni i Ohrit është në listën e kësaj organizate si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore që nga korriku i vitit 2019.

Shqetësimin e ngritur nga aktivistët e konfirmon edhe Bashkia e Pogradecit.

“Ju bëjmë me dije se gjatë kësaj kohe pati edhe një reagim nga disa organizata mjedisore në Ohër të cilat kërkuan që kjo garë të mos realizohej dhe këtë ankesë e kanë përcjellë edhe në kryeministri apo pranë organizatorëve.”, – argumenton Bashkia.

Në mars të këtij viti organizatorët e Formula 1H2O e anuluan kampionatin ndërkombëtar të sporteve të ujit në Shqipëri. Faktoje u interesua pranë organizatorëve mbi arsyet e vendimit për tu tërhequr nga garat e ujit në Pogradec, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Përfundimi

Nisur nga verifikimi i kryer dhe të dhënat e mbledhura, premtimin e kryebashkiakut të Pogradecit Ilir Xhakolli se ‘Pogradeci do të kthehej në epiqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë’, do ta kategorizojmë si të pambajtur.

/Faktoje

Etiketa: anulim lojeKampionati Botërorpogradecsporteve të ujit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025
AKTUALITET

Lin-Pogradec, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, përfundon në spital

20:07 : 29/05/2025
AKTUALITET

Po lëvizte me motor, akidentohet 52-vjeçari italian në Pogradec

14:03 : 27/05/2025
AKTUALITET

Dhunoi bashkëshorten dhe theu masën e sigurisë, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

14:06 : 26/05/2025
AKTUALITET

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025
Para

Nga gruaja e Olldashit, te ish-këshilltari i Metës dhe vajza e Vasilika Hysit/ EMRAT e ekspertëve të "Antikorrupsionit"

TË GJITHA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025

Sherr për parkimin në Ksamil, dy turq bëjnë për spital shqiptarin

22:32 : 06/06/2025

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

22:32 : 06/06/2025

Kapet adoleshenti në Gjermani, dyshohet se po përgatiste sulme terroriste

22:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com