Irfan Azizi, miku i ngushtë i Talo Çelës dhe Dorian Shkoza, i ka shpëtuar atentatit të 29 nëntorit 2020 në Poshnjë të Beratit, vetëm falë bllokimit të automatikut që përdori atë natë, ushtari i Talo Çelës, Altin Kamami.
Talo Çela kishte dy javë që shkonte në zonën e Beratit, me qëllim lokalizimin dhe vrasjen e mikut të tij, Irfan Azizi, pasi Talos i ishin shtuar dyshimet se ai po bashkëpunonte me grupin kundërshtar të Nuredin Dumanit, duke i strehuar dhe siguruar makina për vrasje.
Në 26 nëntor 2020 Talo Çela bisedon në “Sky” me Franc Çopjan duke i shkruar:”…po mendoja sonte me dalë xhiro…t’ia fus Kavajë-Berat me pa. Po kam dalë çdo natë, po s’po e kap atë kurvën Berat. Më duket është kërkim për plagosje më duket, prandaj se shikoj. Kam më shumë se dy javë që i shkoj përnatë…”.
Talos, i ishte errësuar logjika, pasi në 17 shtator 2020 grupi i Nuredin Dumanit, i vrau vëllanë Bujar Çelën. Një person ky që veç lidhjes së gjakut me Talo Çelën, s’kishte asnjë lidhje tjetër të përbashkët me botën e krimit që përfaqësonte Talo.
Për vrasjen e Bujar Çelës, Nuredin Dumanit ju bllokua arma. Edhe në tentativën e vrasjes së Irfan Azizit, Altin Kamamit, ushtarit të Talo Çelës, ju bllokua arma.
Çela, informohet nga anëtarët e grupit si Mikael Kamami dhe Franc Çopja, se makina që ishte përdorur në vrasjen e Bujar Çelës dhe Emiljano Ramazanit, ishte blerë në një servis në Poshnjë, pronari i së cilit quhej Irfan Hazizi ose siç i thërrisnin shkurt “Fania” dhe “Beratsi”.
Mirëpo, Hazizi në sytë e Talo Çelës njihej shumë mirë. Pasi jo vetëm në një rast Hazizi e kishte ndihmuar dhe shpëtuar Talon nga prangat e policisë, kur shkuan të grabisnin shtëpinë e kambistit Minella Muçi në Fier.
Por dhe në disa raste të tjera Hazizi merte makinat e vjedhura që Talo Çela ia shiste dhe më pas i çmontonte.
Por pavarësisht kësaj, Talo Çela, i bindur se miku i tij kishte kaluar në krahun tjetër, ka vendosur ta vrasë. Edhe pse ishte në kërkim nga policia, Talo për dy javë rresht ka shkuar thuajse çdo ditë në Berat, për të gjetur dhe vrarë, Irfan Hazizin.
Grupi kishte siguruar disa targa të vjedhura në zonën e Librazhdit, për të cilat Talo dërgoi Maksim Koçin e njohur ndryshe me nofkën “Gagaçi”.
Ndërkohë mesditën e 29 nënëtorit 2020 Talo Çela bisedon me Maksim Koçin, duke i thënë të bëheshin gati për të ikur në Berat.
“…po vjen ti zogu?, A je larg…?-i shkruan Talo Çela. Ndërsa Maksim Çoku ia kthen:”…për pak po nisem…”.
Kurse Talo vijon ti shkruajë se:”…po hëëë ma se jemi vonë, se nuk do i bëjmë gjerat me vrap. A je larg? Ku je fiks se jemi gati ne vëlla? Kemi benzin sot garazh, do ikim me benz super “Ok”. Po qe kur të vish prit aty ku parkon Golfin Ok…”.
Ndërsa Maksim Koçi i shkruan se: ”…jam afër TEG-ut…”.
Madje mbrëmjen e 29 nëntorit 2020 kur e ka gjetur në ambientet e një karburanti në Poshnjë, Altin Kamami, e ka qëlluar me automatik teksa Irfan Hazizi, po shkonte drejt makinës së Talos, për ta përshëndetur dhe takuar, pasi ai kishte arritur ta njihte mikun e tij të vjetër që ndodhej në timonin e makinës prej nga u qëllua.
Altin Kamami, ka nxjerrë kallashin dhe nga brenda makinës ka hapur zjarr. Arma ka mundur të shkrepë vetëm një plumb të vetëm dhe më pas është bllokuar duke mos shkrepur plumba të tjerë.
Hazizi, në këtë moment ka marë një plumb në dorë dhe për shkak se automatiku u bllokua, ai ka mundur të largohet me vrap nga ambjentet e karburantit dhe të kalojë në disa toka të mbjella aty afër.
Edhe pse me vete Talo Çela kishte në makinë të armatosur Altin Kamamin dhe Maksim Koçin, sërish këta dy persona nuk kanë mundur të venë në funksion kallashët e tyre, pasi objektivi ju iku shumë shpejt nga sytë.
Një ditë pas ngjarjes në 30 nëntor 2020 Talo Çela bisedon me Maksim Koçin, duke i thënë se na fëlliqët pasi Koçi dhe Altin Kamami, pasi këta të dy nuk kanë mundur të mbarojnë punë edhe pse Talo Çela, ia ka nxjerrë në “pjatë”, Irfan Azizin.
Ndër të tjera Talo Çela i shkruan Maksim Koçit duke i thënë:”…po ja po rri ship mërzit keq ma, s’kam çfarë flas me “Marokun” (Kel Kamamin). Ju të dy ngritë mbrëmë, ti ngece fare u hutove, ai tjetri u bllokua. Na fëlliqët, kot më bukur që ju a nxora s’ka më. Iku ajo punë tani. Faji i ju të dyve vëlla, unë jua nxora në pjatë. Mend për herën tjetër tani…ajo nuk falesh vëlla”.
Por Maksim Koçi ia kthen si më poshtë vijon:”…po ke shumë të drejtë dhe unë kam shumë gabim. Jo pjatë, por super pjatë ishte, na doli si llokum, si ai çast nuk del më. Po se kur të vij aty, flasim me terezi mirë e mirë…”.
Më poshtë Talo Çela i shkruan Maksim Koçit:”…po vari leshtë, iku me ajo punë. Kur s’ia ke idenë, nuk di me vepruar për herë të parë ishte për ju. Por thuaj ti “Marokut” që fajin e patëm ne, jo “fratja” se ne gabuam thuaj, unë dhe ai tjetri ngecëm ngrimë, u hutuam atij ju bllokua arma. Kaq…”.
“…mirë, mirë, çfarë rëndësie ka kush e pati fajin tani…”-ia kthen Maksim Koçi.
Ndërkohë vetëm pak çaste pasi i kishin bërë atentat Irfan Azizit, Talo Çela bisedon në “Sky” me Guri Bibën duke i thënë:”…na u bllokua arma, i gjuajtëm ku*s ke karburanti, iku me vrap. Na u bllokua arma ku* mu**, iku me vrap plehra. Mos dikuto me “Marokun” as me një ok…”. Po si u bllokua me fishek të dytë!!! Nuk kemi çfarë ikim më ke ai kurvë, u dogj ajo punë atje tani…ishalla ta ketë kapur ai plumbi në gjoks…”.
Guri Biba i thotë Talo Çelës duke shpresuar që mos e ketë njohur Irfani dhe mos i hapte probleme. Kurse Talo ia kthen se shoku i tij s’ka mundur ta njohë pasi atë natë ishte veshur ndryshe dhe fytyrë tjetër.
Për vrasjen e mbetur në tentativë të Irfan Hazizit, prokuroria e Beratit mundi të identifikojë në atë kohë përmes dëshmisë së Irfanit, vetëm Talo Çelën, të cilin e shpalli në kërkim dhe më pas dosjen kundër tij, e kaloi në gjykatën e rrethit për gjykim.
Ndërkohë SPAK, përmes komunikimeve në aplikacionin “SKY” ka identifikuar rolin e disa personave që kanë marë pjesë në këtë krim, që solli më pas ikjen nga Shqipëria në drejtim të Anglisë të Irfan Hazizit.
Sipas dosjes së SPAK, në rolin e financuesit të kësaj ngjarje janë dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, ndërsa Mikael Kamami ka rolin e porositësit dhe organizatorit të vrasjes.
Ndërsa Talo Çela, ka pasur rolin e drejtuesit të mjetit të përdorur në ngjarje. Kurse dy ekzekutor pjesëmarrës në ngjarje kanë qene Maksim Koçi dhe Guri Biba.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë dhe Guri Biba, në rolin e informatorit mbi vendndodhjen e banesës, karburantit dhe detajeve të tjera. Sipas SPAK, Guri Biba, do merrte pjesë personalisht në vëzhgimin dhe eliminimin e Irfan Azizit, por kjo nuk ka ndodhur pasi disa ditë më parë i kishte ndërruar jetë gjyshi i tij./OraNews