Enver Balla, 62 vjeç u vra me armë zjarri nga i biri i tij 30-vjeçar, Esmerald Balla.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur më 13 gusht në fshatin Shënavlash të Durrësit, por u zbulua ditën e sotme, 4 shtator.
Esmerald Balla u arrestua dhe para hetuesve ka pranuar krimin e rëndë. Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.
- Krimi i rëndë
Një skenar i denjë filmash. Kështu është ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e sotme, 4 shtator, në Shënavlash të Durrësit.
Esmerald Balla, 30 vjeç, më 13 gusht vrau dhe hodhi në pus babanë, Enver Balla 62 vjeç. Më pas i riu thuri një plan duke shpresuar se do të fshihte provat dhe krimi i rëndë nuk do të zbulohej.
30-vjeçari shkoi në polici dhe denoncoi zhdukjen e babait. Ai pretendoi se i ati ishte larguar me një shtetase të panjohur dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.
Gjithashtu Esmerald Balla deklaroi se kishte dyshime që i ati ishte vrarë nga gruaja e panjohur me të cilën ishte larguar.
Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Hetuesit nuk i ka bindur ky version dhe kanë nisur hetimet duke përgjuar bisedat telefonike dhe mesazhet e Esmerald Ballës pasi kishin dyshime se kishim të dënim me një krim brenda familjes.
Ditën e sotme, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i 30-vjeçarit, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.
- Çfarë thotë policia?
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Esmerald Balla ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e Enver Ballës dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.
Lexo edhe:
DINAMIKA/ Vrau babain për para, kush është viktima dhe autori i krimit brenda familjes në Durrës