• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi “kollofitën” miliona me inceneratorët, qeveria Rama rikthehet te PPP-të me landfille

08:24 : 02/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria parashikon ngritjen e landfilleve të reja për menaxhimin e mbetjeve, por kostot për ndërtimin dhe operimin e tyre do të mbulohen nga privati për një afat deri 30-vjeçar.

Në draftin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të publikuar te konsultimet publike parashikohet ndarja e diferencuar e mbetjeve në burim, me qëllim ripërdorimin e tyre nëpërmjet riciklimit, duke mos përjashtuar edhe incenerimin.

Ndër të tjera, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, projektligji lë hapësira ligjore për nisma private për të operuar me landfille.

“Nga një lexim i nenit Neni 36 Garancitë financiare për lendfillin mund të kuptojmë:

Lexo edhe:

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

Së pari, projektligji lë hapësira ligjore për iniciativa private për të operuar me lendfille. Kjo do të thotë se mund të ketë shprehje interesi nga privati për landfille të reja.

Së dyti, nga pikëpamja garancisë, kur flasim për “garancitë financiare për landfillin,” ka të bëjë me masat financiare që sigurojnë se një operator i landfillit do të ketë burimet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e funksionimit, mirëmbajtjes, dhe mbylljes së sigurt të landfillit.

Këto garanci janë të rëndësishme për të siguruar që kostot e menaxhimit të mbetjeve dhe të rehabilitimit të tokës nuk do të kalohen te taksapaguesit apo te komuniteti në rast se operatori nuk arrin të përmbushë detyrimet e tij financiare.

Pra në terma konkretë, garancitë janë nga banka ose institucione financiare, që sigurojnë se fondet do të jenë në dispozicion për mbulimin e kostove apo depozita nga operatorët”, pohon Haxhimali.

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” synon përgatitjen e mbetjeve për riciklim, ku për ndarjen e tyre në burim procesi do të administrohet nga pushteti vendor.

Për konkretisht drafti parashikon në nenin 24 detyrat konkrete për bashkitë. Drafti përcakton si kompetenca të drejtpërdrejtë e bashkive grumbullimin e mbetjeve bashkiake, grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Gjithashtu për bashkitë përcaktohen përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të operacioneve teknike dhe infrastrukturën që lidhet me transportin, kontejnerët dhe veprimtari të tj.

“Grumbullimi i diferencuar në burim është detyrim që duhet shoqërohet me mbështetje në edukim, ndërgjegjësim, investime, kulture etj. Kjo kompetence nëse do zbatohet siç përcaktohet do shënojë “revolucionarizimin” e këtij shërbimi”, thotë Agron Haxhimali, drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Asnjë mbetje bashkiake nuk ndahet aktualisht në burim. Të pandara dalin nga burimi (familja/biznesi), hidhen në të njëjtin kontejner, grumbullohen në të njëjtën makine teknologjike ose jo, dhe shkarkohen në pikën fundore.

“Në pikat fundore ka një ndarje apo fraksionim shumë minimal. Kjo dëshmon se kemi një sistem të pa integruar ashtu siç ligji ka emrin, dhe ekonomia qarkulluese ngel në klasë”, veçon Haxhimali.

Sakaq ekspertë dhe riciklues ngrenë shqetësimin se landilli i Sharrës është mbushur me mbetje përtej kapacitetit, duke shkaktuar problem mjedisore. Kontrata koncensionare me kompaninë “Integrated Energy” për përpunimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës e nënshkruar në vitin 2017 parashikonte edhe ngritjen e një inceneratori për djegien e plehrave, por inceneratori nuk u ngrit.

Në muajin gusht 2023, inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK. Pas sekuestrimit nga SPAK kompania Integrated Energy administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara./Monitor

Neni 36

Garancitë financiare për landfillin

  1. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një landfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të disponojë dhe të sigurojë të gjitha mjetet financiare të nevojshme për të mbuluar kostot e ndërtimit dhe të operimit.
  2. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një landfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të sigurojë garancinë për kostot e mbylljes së landfillit, ndërhyrjet e nevojshme pas mbylljes së landfillit dhe rehabilitimin e mjedisit.
  3. Periudha e nevojshme për kujdesin e mëtejshëm për landfillin është të paktën 30 vjet nga mbyllja e landfillit.
  4. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit, miraton rregullat dhe procedurat për zbatimin e këtij neni.
Etiketa: a Ministria e Turizmit dhe MjedisitlandfillplehratPPPqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025
AKTUALITET

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025
AKTUALITET

‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

13:54 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mbetjet urbane/ Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në ditë, gati 10 herë më shumë se BE

08:02 : 04/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025
AKTUALITET

E bujshme! Tërmet Peçi drejt Ministrisë së Financave

10:52 : 29/08/2025
Para
Viktima

Përplasje me armë zjarri mes 2 fiseve në Prishtinë, 1 i vrarë e 5 të plagosur - EMRAT

TË GJITHA

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç u kërkon Trump

09:49 : 16/09/2025

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025

‘Diella’/ Eksperti italian: Çmenduri e Ramës! Alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar

09:34 : 16/09/2025

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: E paprecedentë!

09:28 : 16/09/2025

“Uji është jeta”/ Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

09:19 : 16/09/2025

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

09:17 : 16/09/2025

Rubio paralajmëron Hamasin: Keni vetëm pak ditë për marrëveshje paqeje në Gaza

09:06 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com