Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në protestën e mbrëmjes së sotme se roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.
Lidhur me skandalin e ndryshimit të fytyrës së heroit historik kombëtar, Berisha u shpreh para qytetarëve se, lakej skulptori i dha Skënderbeut fytyrën e Ramës dhe e transformoi në Car Stefan Dushan. Me tone tepër të ashpra lideri demokrat, Sali Berisha iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se në asnjë qelizë të tij nuk ka pikë gjaku prej shqiptari, duke vënë fytyrën e tij të pisët mbi imazhin e heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Për sa i përket turizmit që Rama ka propaganduar prej kaq kohësh, Berisha solli në vëmendje shifrat e mediave serioze europiane, të cilat tregojnë se vjet qeveria e Ramës ka pritur 10 milionë mashtrime dhe sivjet nuk figuronte në asnjë nga statistikat e suksesit.
Deklarata e plotë:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohje më të pakufijshme ndaj jush guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.
Mirënjohje të pakufijshme oratorëve të parlamentit të lirisë që shpërndajnë çdo natë në të katërta anët e vendit të vërteta që nxjerr propaganda e mashtrimit qeveritar. Që nxjerrin çdo natë në pah fytyrën e vërtetë të narko-regjimit dhe kreut të tij, Edi Rama.
Të dashur miq, nuk ka sot popull në Europë që të ketë një propagandë kaq mashtruese mediatike sa Shqipëria. Kjo propagandë është shndërruar në armën më çnjerëzore kundër qytetarëve shqiptarë, kundër lirive tyre, dinjitetit tyre, shpresës tyre, ekonomisë tyre, të ardhmes së tyre.
Kjo propagandë e cila ushqehet ditë e natë me paratë e taksave tuaja, dhe që shpallet private, po në fakt është gjer në palcë shtetërore kundër jush punon nga mëngjesi në darkë vetëm e vetëm për të përpunuar mendjet tuaja, mendjet e qytetarëve, për t’i manipuluar ato, për t’i mashtruar ato.
Kjo propagandë arrin në veprime jashtë imagjinate të paraqesë krimin sukses, të paraqesë shndërrimin e votës në krim dhe krimin në votë si fitore, të paraqesë grabitjen e votës si aftësi dhe zotësi të Edi Ramës, të paraqesë mashtrimet e tij dhe qeverisë së tij ndaj qytetarëve si të vërteta për shqiptarët.
Në këtë kontekst, në këtë kuadër, roli i secilit prej jush, roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.
Miqtë e mi, sapo Edi Rama përjashtoi 6100 zgjedhës nga e drejta e votimit, sepse humbiste Himarën. Sapo Edi Rama shtoi në lista 350 zgjedhës nga Dropulli, Tepelena dhe zona tjera.
Sapo Edi Rama manipuloi të gjithë procesin, mediat në verbëri, mediat në krim të vërtetë mediatik rendën të shpallin fitues Edi Ramën, të shpallin
fitues Vangjel Tavon. Të mashtrojnë, t’u paraqesin shqiptarëve manipulimin, t’u paraqesin shqiptarëve grabitjen, t’u paraqesin shqiptarëve mohimin në mijëra e mijëra vetë të drejtës kushtetuese të votimit, si sukses, si fitore të Edi Ramës.
Të njëjtën gjë kjo propagandë bëri në 14 maj. Të njëjtën gjë kjo propagandë toksike bën për të gjitha njoftimet në favor të qeverisë.
Sot, po lexoja një nga portalet më serioze të Europës, i cili jepte numrin e turistëve për frymë.
Miqtë e mi, Shqipëria e cila sipas qeverisë ka pritur vjet 10 milionë turistë, 10 milionë mashtrime. Shqipëria e cila sipas qeverisë këtë vit do shkojë në 15 milionë, nuk figuronte në asnjë nga statistikat e suksesit. Përkundrazi vendin e parë e zinte Kroacia për turistë për frymë. Vendin e dytë, pothuaj të së njëjtit nivel Mali i Zi për frymë.
Po, pse do të thoni ju, jo Shqipëria? Sepse, në kulmin e kulmit Shqipëria pati gjithësej 6 milionë netë fjetje. Dhe kjo do të thotë që Shqipëria mori gjihësej 0.4 turistë për frymë.
U ndala në këtë, sepse gjithë verën mediat e kontrolluara nga qeveria nuk ndaleshin në kushtet katrastofale të turizmit të gjirizit nga Velipoja në Ksamil.
Nuk ndaleshin në mungesën e ujit të pijshëm, në bidonat dhe autobotet në të katërta anët e vendit, por ju jepnin ju jahtet luksoze të miliarderëve që vinin për të marrë me gjysmë milioni litra naftë. Tre herë më lirë se sa çdo shqiptar, tre herë më lirë se sa çdo fermer i Shqipërisë, por që natyrisht i shtronin një drekë sulltanit të Surrelit për ta falënderuar atë.
Miqtë e mi, rastet e propagandës së mashtrimit janë të pafundme, nuk kanë të ndalur. Nuk ka asgjë më të shpifur, më të shpërfytyruar se sa propaganda e një grushti lakejsh që përsërisin në studio mashtrime të neveritshme ndaj shqiptarëve. Që përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Edi Ramës.
E gjitha kjo në funksion të mandatit të ardhshëm.
Edi Rama po bën gjithçka të firmosë një mandat të katërt të grabitur, të plaçkitur qytetarëve shqiptarë.
Por demokrate dhe demokratë shtatori është prova jonë më e madhe në tërë ekzistencën tonë.
Kush guxon, kush dëshiron, kush vendos, të ngrihet në betejë për shpëtimin e Shqipërisë është hero i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes së Shqipërisë. Është shpëtimtar i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes të Shqipërisë.
Edi Rama është kryehajduti i kohërave, është njeriu që përdhos votën e lirë, dinjitetin, kombin dhe simbolet e tij. Përdhosi më në fund edhe heroin tonë kombëtar, duke gjetur një lakej skulptor që i jep Skënderbeut fytyrën e Edi Ramës dhe e transformon në Car Stefan Dushan.
Edi Rama, mos luaj me simbolet e kombit, sepse do marrësh çdo përgjigje që meriton!
Skënderbeun, o faqezi, nuk e luajti, nuk e ndryshoi as babai yt shpirtëror, Enver Hoxha. Dole ti, bastard, pinjoll të vësh surratin tënd të pisët në figurën epike të Skënderbeut.
Edi Rama je një anti-shqiptar që në gjakun tënd nuk gjendet një qelizë shqiptare.
Atë që i ke bërë ti Skënderbeut, heroit të kombit është akt poshtërimi për çdo shqiptar. Fytyrën e një tradhëtari i ke vendosur heroit tonë, e një trafikanti, e një mashtruesi, e një njeriu që nuk asgjë shqiptare në qënien e tij, e një armiku të egër, e një Pashiqi të vërtetë shqipfolës.
Ndaj miqtë e mi, kjo betejë na fton ne guxim, na fton për sakrifica, na fton për fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!