• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Familja Ulqinaku të shkrin ty”, ndërtuesja shet shtëpinë e sekuestruar dhe kërcënon qytetaren

21:28 : 25/04/2018
në AKTUALITET

Majlinda Beja Agolli denoncon në emisionin “Stop” problemet me pronën e saj, me të cilën po abuzohet nga ana e ndërtueses Natasha Ulqinaku.

“Unë i jam drejtuar emisionit ‘Stop’ për të zgjidhur problemin që kam që prej vitit 2010. Patëm një truall që ishte pronë e mamasë sime, Hamide Beja. Unë Majlinda, Mimoza dhe Edmondi trashëgonim këtë pronë prej mamasë tonë. E dhamë këtë truall në rrugën “Ali Visha” për objekt. Në bazë të kontratës së sipërmarrjes që ne bëmë me firmën “Dajti FN”, me administratoren Natasha Ulqinaku në vitin 2010 u ndërtua objekti dhe dolëm pa pronë fare!”

Familja Agolli lidhi kontratë me shoqërinë e ndërtimit “Dajti FN” për ndërtimin e një objekti në truallin e trashëguar prej nënës së tyre, në këmbim të tre apartamenteve dhe tre dyqaneve.

Denoncuesja tregoi se morën një apartament dhe më pas kryen një kontratë tjetër, ku kthyen pjesën tjetër të objekteve në vlerën monetare prej 167 mijë euro, por nuk i kanë marrë ende këto para.

Lexo edhe:

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

“Natasha Ulqinaku nuk na ktheu detyrimin. Thoshte do ua jap kur të kem lekët, kur të shes apartamentet”, u shpreh Majlinda.

Në vitin 2013, nisi kalvari gjyqësor mes familjes Agolli dhe shoqërisë së ndërtimit “Dajti FN”. Gjykata dha vendim të formës së prerë, sipas të cilës, një përmbarues privat vendosi nën sekuestro konservative tre pasuri të shoqërisë.

Përmbaruesi Medat Kajolli tha se më datë 6 Qershor 2016 janë vënë nën sekuestro disa pasuri të palës debitore dhe më datë 20 Qershor është konfirmuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë që janë vënë nën sekuestro. Por pasuria numër 228 doli nga ZRPP e pastër dhe shoqëria “Dajti FN” e shiti, pavarësisht se ishte e sekuestruar.

“Më 16 Gusht të vitit 2017 vihemi në dijeni nga ZRPP Tiranë për një nga pasuritë, që ishte vënë në sekuestro nga ana e Zyrës Përmbarimore, që ka ndodhur transaksion, është bërë shitje”, tregoi përmbaruesi privat.

Ai shtoi se nëpërmjet një shkrese kërkuan nga ZRPP-ja në Tetor të vitit 2017 që t’i informonte dhe t’u dërgonte një kopje të të gjithë dokumentacionit nga regjistrimi fillestar i pronës e deri në momentin e shitjes për të kuptuar sesi ka qenë e mundur që është hequr nga sekuestro dhe më pas është shitur. Por deri më sot nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje.

Në një ballafaqim të denoncueses Majlinda Agolli dhe ndërtueses Natasha Ulqinaku në lidhje me shitjen e apartamentit të sekuestruar, kjo e fundit u shpreh se prona është e familjes Ulqinaku, duke e kërcënuar se ata mund “ta shkrijnë”.

Majlinda Agolli – Apartamentin përse e shite?

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Sepse do mbaroja pallatin tënd, që është 600…

Majlinda Agolli – Apartamentin, përse e shite që ishte në sekuestro?

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Unë me…, pse e shita…. po të jap llogari ty unë mi?!  Unë s’i jap llogari familjes time, të të jap ty… Ajo është e imja.

Majlinda Agolli – Ajo ishte me sekuestro.

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Ajo ishte e imja, ishte e familjes time.

Majlinda Agolli – Ishte me sekuestro.

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Shko gjeje, shko gjeje!

Majlinda Agolli – Si e hoqe nga hipoteka?

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Unë ta hoqa? Je në terezi ti me trutë e kokës, e di me kë po flet?

Majlinda Agolli – Kush e hoqi? Kush e hoqi?

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Shko gjeje, kush e hoqi!

Majlinda Agolli – Më thuaj ti, ku ta gjej!

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Dhe di unë, si e vure, si e vure? Familja Ulqinaku të shkrin ty.

Majlinda Agolli – Më thuaj ti, ku ta gjej!

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Vazhdon, vajtëm atje te Hipoteka me Albanën, unë Albanës s’ia njoh surratin. As s’kam ndër mend. Albana do të shkojë në burg, le ta ketë burrin prokuror.

Majlinda Agolli – Kam certifikatën e pronës.

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Je në mend ti eee? Kontratën e ka bërë familja Ulqinaku që në 2005-ën, e ka bërë kush është pronare trualli. Ç’deshe ti që erdhe në familjen e Ulqinakve?! Ç’deshe ti, mirë me mua, po në pronën e atij?!

Majlinda Agolli – Atë e di përmbarimi, s’e di unë.

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Ti, ti, ti, ti e bëre!

Majlinda Agolli – Më jep lekët! Unë qartë po flas. Bëj ç’të duash ti me pronat e tua, mua më jep lekët!

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Ua, ua, ua, me ty nuk ia del dot me gojë, sinqerisht. S’ia del, s’ia del.

Majlinda Agolli – Po, normal!

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – Mendova, se je rritur dhe ke ndryshuar. Nuk ke ndryshuar.

Majlinda Agolli – Jo!

Ndërtuesja Natasha Ulqinaku – A të keqen! Falë Zotit atij të Gjatit, që i ka dhënë shputë këtyre të gjithëve, mashtruseve!

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra ngriti pyetjen sesi është e mundur që një pronë e bllokuar nga një urdhër përmbarimor të zhbllokohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të shitet…/tvklan.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
AKTUALITET

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025
AKTUALITET

Infeksionet bakteriale dhe virale/ Mjeku Ilir Alimehmeti paralajmëron për rreziqet e verës

20:49 : 05/07/2025
Para

Gazeta gjermane: “Dështon” vizita e Ramës. Berlini i jep goditjen e fortë për negociatat

TË GJITHA

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025

Infeksionet bakteriale dhe virale/ Mjeku Ilir Alimehmeti paralajmëron për rreziqet e verës

20:49 : 05/07/2025

I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit nga Devolli

20:35 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com