• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin

17:14 : 22/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në Durrës, por e ha qiraja rrugës.” Tani qytetarët e Durrësit po e provojnë vetë këtë. Sigurisht jo me kripën, por me plehrat.

Afera e dyfishtë e Eko Parkut në Porto Romano dhe Inceneratorit të Sharrës ka krijuar një situatë falimentuese në Bashkinë e Durrësit. Tani menaxhimi i mbetjeve po gllabëron gati një të tretin e buxhetit të bashkisë, një normë kjo tre herë më e lartë se sa mesatarja e bashkive të tjera të vendit.

Shifrat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, vitin e kaluar buxheti faktik i Bashkisë së Durrësit ishte 39.4 milionë euro gjithsej. Por 9.6 milionë euro nga këto shkuan për të financuar vetëm menaxhimin e mbetjeve. Në vitin 2022, shifrat ishin edhe më dramatike, pasi menaxhimi i mbetjeve mori 29.4 për qind të buxhetit total. Kjo është një nga normat më të larta në të gjitha qytetet e Europës dhe arsyeja është inceneratori i Tiranës.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare mori vendim që të mbyllte landfillin e Porto Romanos, në të cilin depozitoheshin mbetjet e Durrësit, duke e detyruar qytetin bregedetar të Shqipërisë së Mesme, që t’i depozitonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Sapo bashkia e Durrësit nisi të depozitonte mbetjet në Sharrë, kostot e këtij shërbimi u trefishuan menjëherë.

Lexo edhe:

KLSH: Bashkia e Sarandës i ka shkaktuar mln lekë dëm buxhetit të shtetit nga tenderët problematikë

Spahiu: Kreu i KLSH u sulmua pasi zbuloi akulloret me oksid etileni! Qeveria Rama i doli në krah AKU

“Kështu nga 370 milionë lekë që ka shpenzuar në vitin 2020 për menaxhimin e mbetjeve, në vitin 2022 Bashkia e Durrësit shpenzoi 964 milionë lekë,” konstaton KLSH.

Rritja dramatike e kostove ka ardhur për shkak të dy zërave. Së pari, tarifës 29 euro për tonë që bashkia e Durrësit paguan tek koncesionari i inceneratorit për depozitimin e mbetjeve në Sharrë dhe së dyti për shkak të transportit të tyre nga Durrësi në Tiranë.

“Në vitin 2020 Bashkia Durrës ka shpenzuar vetëm 17 milionë lekë për transportin e mbetjeve urbane, pasi ato dërgoheshin në Porto Romano. Por në vitin 2022 ajo shpenzoi 151,2 milionë lekë për t’i transportuar mbetjet në Sharrë. Pra 9 herë më shumë,” vijojnë audituesit e KLSH-së.

Të dhënat tregojnë se nga 9.6 milionë euro në vit që Bashkia e Durrësit paguan për menaxhimin e mbetjeve, 4.5 milionë euro janë rezultat direkt i vendimit të qeverisë për ta detyruar atë që të depozitojë mbetjet në Sharrë. Pra, jo për shkak të rritjes së sasisë së mbetjeve që gjeneron Durrësi, as për shak të përmirësimit të këtij shërbimi, por thjesht dhe vetëm për shkak të inceneratorit.

Vendimi për ta detyruar Durrësin, që të depozitonte plehrat në Sharrë është shoqëruar me dyshime të mëdha për korrupsion që në momentet e para. Tani koha po u jep të drejtë. Në fiale, ky ishte një vendim që rriti biznesin e bandës së inceneratorëve, i hapi rruën aferës së Porto Romanos dhe u vodhi qytetarëve të Durrësit 4.5 milionë euro çdo vit.

/Kapitali.al

Etiketa: Durrësinfinanciarishtfundosinceneratori i tiranesklshkostot

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH: Bashkia e Sarandës i ka shkaktuar mln lekë dëm buxhetit të shtetit nga tenderët problematikë

12:44 : 08/07/2025
AKTUALITET

Spahiu: Kreu i KLSH u sulmua pasi zbuloi akulloret me oksid etileni! Qeveria Rama i doli në krah AKU

08:25 : 08/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
AKTUALITET

Përmbytja nga “hidrocentrali i dy Vasilëve”, KLSH: Të shkarkohet drejtori i AKBN, Erlind Sulo

19:52 : 03/07/2025
AKTUALITET

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025
AKTUALITET

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

19:29 : 17/06/2025
Para

Gjenden tetë të mbytur pas fundosjes së anijes në lumin Drina

TË GJITHA

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

18:11 : 15/07/2025

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

18:09 : 15/07/2025

Surf mbi trenat në lëvizje, “trend” i ri në New York, 200 persona të ndaluar (Video)

17:57 : 15/07/2025

Champions/ Egnatia luan sfidën e kthimit, një inxhinier ndërtimi vendos drejtësi në Islandë

17:48 : 15/07/2025

3.9 mld lekë për projektet e rrugëve në 4 muaj/ Si u shpenzuan paratë e buxhetit

17:35 : 15/07/2025

Bellingham i nënshtrohet operacionit, do të mungojë gjatë për Real Madrid

17:32 : 15/07/2025

FT: Trump inkurajon privatisht Zelenskyn që të godasë Moskën

17:30 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com