• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia shtyn zgjedhjet lokale në qarqet e kontrolluara nga forcat ukrainase

16:15 : 21/08/2024
në BOTA, Lajmet e Dites

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurën se i ka shtyrë zgjedhjet lokale të caktuara për shtator në shtatë qarqe në rajonin e Kurskut, pasi pjesë të këtij rajoni janë nën kontrollin e ushtrisë ukrainase prej fillimit të gushtit.

“Procesi i përgatitjeve dhe mbajtja e zgjedhjeve do të rifillojnë kur të garantohet siguria e plotë e votuesve”, tha komisioni në një komunikatë në Telegram.

Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve ruse, 31 njerëz janë vrarë dhe 143 të tjerë janë plagosur në këtë rajon prej kur forcat ukrainase e nisën inkursionin në rajonin e Kurskut.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 19 gusht se forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll 92 vendbanimeve në rajonin Kursk të Rusisë dhe tani kontrollojnë më shumë se 1.250 kilometra katrorë të territorit të armikut.

Në ditët e fundit, Ukraina ka sulmuar dhe ka shkatërruar pjesërisht të paktën tri ura mbi lumin Sejm, në rajonin rus Kursk, afër kufirit me Ukrainën.
Zelensky ka thënë se forcat ukrainase janë duke përmbushur objektivat e tyre me vazhdimin e inkursionit në Kursk, ndërsa Moska e ka pranuar se Ukraina e ka dëmtuar urën e tretë mbi lumin Sejm, e cila është shumë e rëndësishme për lëvizjet e trupave ushtarake ruse në rajon.

Lexo edhe:

Ish-shefi i CIA: Ukraina ka tejkaluar SHBA-në në prodhimin dhe përdorimin e dronëve

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

Njëri prej këshilltarëve më të lartë të Zelenskyt, Mykhaylo Podolyak, ka thënë për televizionin Current Time – projekt i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – se për dallim prej pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, operacioni i Kievit e ka një synim të qartë, dhe është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar, por edhe mbron popullatën civile.

“Ukraina nuk synon të zaptojë territore të populluara apo të pushtojë këtë territor”, ka thënë Podolyak më 19 gusht.

Ukraina e ka nisur ofensivën e befasishme në rajonin e Kurskut më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës dy vjeçare e gjysmë në Ukrainë, dhe duke detyruar 120.000 njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre./ REL

Etiketa: LuftaRusiaukrainaZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-shefi i CIA: Ukraina ka tejkaluar SHBA-në në prodhimin dhe përdorimin e dronëve

15:04 : 17/07/2026
BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
BOTA

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në Europë!

16:13 : 07/07/2026
BOTA

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Kiev

10:27 : 06/07/2026
BOTA

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

21:18 : 03/07/2026
Para

Tragjedia/ Asnjë familjar nuk ka tërhequr nga morgu trupat e mësuesit amerikan dhe gruas së tij

TË GJITHA

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

09:54 : 26/07/2026

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike

09:45 : 26/07/2026

Australia kundërshton tarifat e reja të SHBA-së, Albanese: Do e diskutoj me Trump!

09:34 : 26/07/2026

Berlin/ Furgoni përplas turmën në Paradën e Krenarisë, një viktimë dhe 16 të plagosur

09:24 : 26/07/2026

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

09:04 : 26/07/2026

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

08:50 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş