• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kam frikë nga hakmarrja”/ Gjykata e Spanjës vendos pro ekstradimit të Lul Berishës në Shqipëri

11:33 : 14/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Kombëtare e Shkallës së Parë në Spanjë ka vendosur pro ekstradimit të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës në Shqipëri.

Vendimi është marrë pas seancës së mbajtur më 2 Korrik, ku palët paraqitën argumentet e tyre, teksa gjykata i ka rrëzuar kërkesat e Berishës për të mos e ekstraduar drejt vendit tonë.

Gjithsesi, vendimi nuk është përfundimtar dhe Lulzim Berisha ka të drejtë për ta ankimuar në shkallët e tjera të drejtësisë spanjolle.

Lulzim Berisha përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, teksa në seancën e 2 Korrikut, ish-kreu i bandës së Durrësit e ka përshkruar veten si një sipërmarrës dhe është penduar që familja e tij duhej të ikte në Suedi nga frika e hakmarrjeve.

Nga ana tjetër, aitregoi se mund të përfitonte pjesërisht nga një ligj amnistie i miratuar në Shqipëri, se Prokuroria shqiptare ka kërkuar mbylljen e hetimeve në lidhje me sulmin me bombë në ashensor dhe se ka kërkuar azil në Spanjë.

Lexo edhe:

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhin, ja arsyeja

Prokurorja spanjolle nga ana e saj, në lidhje me kërkesën për të mos u ekstraduar për shkak të rrezikut për jetën, ka theksuart se i është dorëzuar vetëm një dokument i vitit 2015 që aludon për atë rrezik por jashtë burgut. Pra, sipas Prokurorisë spanjolle është kuptuar se nuk ka frikë racionale në rastin kur lihet në duart e organeve të shtetit kërkues.

Në lidhje me hakmarrjen e mundshme të pretenduar nga mbrojtja, Prokuroria shpjegoi se kjo mundësi “është një ndjenjë e zakonshme njerëzore në shumicën e kulturave”, por ka sqaruar se është kontradiktore që ai ta pretendojë këtë dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar largimin e tij të parakohshëm nga burgu.

Nga ana tjetër, avokati në seancën e 2 Korrikut theksoi se raporte të policisë që tregojnë se Lulzim berisha mund të jetë objekt hakmarrjeje për ngjarjet e kaluara. “I hodhën granatë, donin ta vrisnin, i vunë bomba…”, shpjegoi ai, duke kërkuar që ai të vuajë dënimin në Spanjë.

Lulzim Berisha u vu në pranga të dielën e 10 Dhjetorit të vitit të kaluar në një provincë të Alicantes në Madrid, në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”, si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën. Dyshohet se ai qëndronte aty prej një kohë të gjatë dhe pas marrjes së informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore, autoritetet shqiptare ua kanë përcjellë ato atyre spanjolle dhe më pas është kryer arrestimi.

Ai njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Lulzim Berisha ishte në kërkim prej dy vitesh nga drejtësia shqiptare dhe konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli. Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016 dhe fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit, edhe falë mbështetjes së ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Vendimi u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2021, duke e rikthyer Berishën në listën e personave të kërkuar. Në dhjetor 2020, SPAK e akuzoi Berishën dhe kunatin e tij edhe për vrasjen e Vajdin Lamajt, por tre vjet më vonë, prokurorët kërkuan pushimin e akuzave në gjykatë për mungesë provash.

Etiketa: ekstradimigjykataLulzim berishaproSpanje

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

15:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhin, ja arsyeja

11:38 : 18/06/2026
BOTA

Përmbytet jugu i Spanjës, rrugët ‘kthehen në lumenj’

16:21 : 17/06/2026
AKTUALITET

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

15:47 : 11/06/2026
AKTUALITET

Akuzohet në Spanjë për tentativë vrasje, arrestohet në Shëngjin i riu shqiptar /EMRI

08:37 : 10/06/2026
AKTUALITET

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

11:50 : 29/05/2026
Para

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetlunabetgrandpashabetbetparkUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş