• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thërrimet 224 mijë metër të ‘Olsit’ me VKM-në e vëlla Edit dhe 410 metrat e Malltezit..?!

22:40 : 11/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Ndërsa hingëllihet nga medaljet e të huajve me pasaportë shqiptare, Rama vrapon të mburrë qeverinë për këllqet personale të sportistëve, teksa ata duan pa ndonjë faj edhe përkthyes në shqip. Medalje me qera, por statistikat mbeten si për sevap globalist. Pa humbur sekonda vrapon edhe mutanti i Bashkisë të zvarraniket pranë fituesve në Francë, pasi ka shembur palestra për leje pallatesh.

Kafshërimi i parave publike ka mbjellë maskaradë mundësish për shërbime kudo. Zjarret prej javësh bëjnë kërdinë pyjeve, helikopterët e pretenduar për raste të tilla janë bërë teneqe nëpër reparte. Në jo pak treva shkrepësja në zona të gjelbërta kërcet për toka të reja trojesh, ndonëse hetimi dremit bashkë me vapën.

Vunoisti i vonuar

Duket se Vuno e tatëpjetë, siç ka qenë nuk do të jetë. Ka rilindur dhe vunoisti i vonuar Edi Rama me fisin. Dosja e verës madje e vitit, është ajo e pronave të dajave, kolekëve, ku nipi kryeministër Edi, na gdhihet pasha në Vuno. Ta gëzojë. Por hetimi, i bie ta bëjë SPAK, ka një numër të madh veprimesh për të verifikuar ligjërisht për vëllanë vendim-marrës. Investigimi penal duhej të kishte nisur kryesisht pasi gazetari Armand Maho publikoi një dosje të qepur me shkresa.

Lexo edhe:

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Pasi mori në dy palë zgjedhje brenda një viti Himarën, u zbulua se KM na paska qenë meraklo për 224 mijë metër katror të fisit e vëllait se ai nuk donte asgjë, vetëm sajdiste kushërinjtë me së paku nja 7 e kusur VKM rehatuese. Malltezi pas 15 vitesh nëpër gjyqe, nga gjyshërit përfiton 410 metër katror. Sa një hyrje ndryshe nga Olsi për të cilin kujdeset Edi me 224 mijë metër.

Për ironi të Prokurorisë edhe ato 410 metra ku merr pjesë takuese Malltezi, në çështjen e kompleksit “Partizani” firmëtar për të mundësuar më tej procedurën është Edi Rama të cilin prokurorët nuk pipëtijnë ta përmendin e ta shkruajnë si emër . Është 1600 herë më tepër se Jamarbër Malltezi. Për këtë flluskë ligjore të sajuar arrestohet lideri i opozitës zoti Berisha. Katër vite hetim zero prova. Nuk provohet askund paligjshmëri. Në asnjë metër. Një arrest ambasadash, pa precedent në arkivin e drejtësisë të re e të vjetër.

Byroistët e persekutuar pas pilafit, shfaqen në vitin e 12-të të qeverisë së nipave dhe marrin hisen me një dosje plot telashe e kurdisje. Byroja e re u zhvendos në Himarë.

Atje në viset e VKM-ve, ku bashkë me Oltën strategjike, Hysenin deputet te Task Forcës, ku u harruan të qëroheshin mbivendosjet e Arturit, me Samirin e gjithëgjendur të qerasur me një tunel qeveritar 190 milionë euro, e mjaft dosje trafiqesh e tenderash, me të pandehur të shfaqur si pronarë safi në bregdet, ku nuk kanë munguar problemet e mjergullta të pronësisë.

Në një reagim azmatik Rama turfullonte se do të shkonte në gjyq. Zahmet e mos u vono për gjyqin e tokës bë Vuno, se mbase detyron ndokënd të hetojë. Duhej ta kishin bërë me kohë.

Më kujtohet kur deklaronte pas shkrimeve në Bild se do më hidhte në gjyq, se i kishin dalë përgjimet e tërmeteve elektorale. Apo kur u tërhoq nga padia në Berlin ndaj gazetës gjermane e kërkonte 100 mijë euro dëm, pasi i thanë se je dava-humbur . Ai blloku pas zgjedhjeve kryetarit post-Beleri, e Tavos mos ka pasur udhëzime të hedhin sytë me kujdes nga dosja për ta zbukuruar.??! Bën vaki.

Prokuroria e Posaçme është në hall. Nuk hapin dot procedim penal ndaj një zyrtari apo zullumi të madh sepse do të shfaqet Edi Rama gjithkund me lugatërinë plaçkitëse..

Etiketa: 224 mijë metër katrorëBasir ÇillakumallteziOlsiprokuroriaRama Editvuno

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

12:32 : 02/06/2026
AKTUALITET

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

21:23 : 25/05/2026
AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, prokuroria kërkesë AKU-së: A janë bërë kontrolle periodike?

09:38 : 15/05/2026
AKTUALITET

Vrau të bijën në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

10:55 : 01/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Aksioni ndaj “Call Center”-ave, Gjykata komunikon masat e sigurisë për disa të ndaluar

14:06 : 16/04/2026
BOTA

Kush i dërgoi eksplozivët pranë tubacionit të gazit në Serbi, Prokuroria asnjë informacion

19:58 : 09/04/2026
Para

Fiket flaka olimpike në Paris, Lojërat lënë takim në Los Anxhelos 2028

TË GJITHA

EMRI/ I dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom