• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

36-vjetori i varjes së poetit Havzi Nela, Berisha: U ekzekutua me firmë të xhelatëve Ramiz Alia e Kristaq Rama

18:07 : 10/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Sali Berisha

Sot 36-vjetori i martirizimit të poetit të shquar e disident Havzi Nela

Letrat shqipe dhe mbarë kombi shqiptar përulen sot me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme, sakrificës sublime, të martirit të lirisë, poetit të pavdekshëm, disident Havzi Nelën.

36 vjet më parë, më 10 gusht të vitit 1988 me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës, u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit për t’u bërë përjetë i pavdekshëm, poeti i shquar e disident Havzi Nela. Varja publike e poetit, kolosit të pa mposhtur të lirisë me urdhër të xhelatëve Alia dhe Rama vetëm një vit para shembjes së Murit të Berlinit ishte çmimi që ai pagoi për guximin e tij që t’ju thurur vargje kushtruese, lirive dhe të drejtave të njeriut, frymës së Helsinkit dhe Kosovës të pushtuar.

Varja publike e Havzi Nelës, ky akt makabër tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe botëror dhe dëshmoi përsëri fytyrën e vërtetë mizore të diktaturës hoxhiste.

Lexo edhe:

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

Akti kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të xhelatëve të regjimit ndaj kundërshtarit politik, por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti si dhe të vriste pa lindur, pa dalë nga goja çdo varg apo fjalë të lirë.

Por, sot Havzi Nela prehet i qetë në panteonin e lirisë të kombit shqiptar kurse kasapët që urdhëruan varjen e tij dergjen në galerat e krimit politik dhe turpit të historisë.

Nderim për jetë poetit disident Havzi Nela!

Këtu me poshtë keni ripublikimin e një poezie të poetit Havzi Nela dhe një status për Edi Ramën, të birin e xhelatit Kristaq Rama që së bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi 36 vjet më parë varjen në litar të poetit disident.

-Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;

Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

Sot është një ditë që mund të bëhesh njeri!

Edvin!

Sot është 36 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror të qytetit të Kukësit me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik, të poetit disident Havzi Nela.

Sot është një ditë që Edi Kristaq Xhelati mund të “varë” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit të tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela.

Këto pak rreshta nuk i shkruaj për politikë, sepse Edi Rama sot ndjek rrugën e etërve mizor për një Shqipëri pa opozitë me liderët e opozitës dhe kundërshtarët politikë të arrestuar në burg dhe procese politike, por këto rreshta i shkruaj si një apel për ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun!

Etiketa: Berishahavzi nelaKristaq RamaRamiz AliaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, Rama u bleu votën me 100 euro

14:06 : 06/08/2025
AKTUALITET

Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

13:36 : 06/08/2025
AKTUALITET

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

15:42 : 05/08/2025
Para

Lidhjet e Tim Walzit me Kinën tërheqin vëmendjen

TË GJITHA

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com