• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK zbulon vilën e prindërve të Redi Mollës: U ble 300 mijë euro dhe u rikonstruktua nga “5D”

17:13 : 08/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një nga asetet e verifikuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me hetimet për dosjen “5D” është një pronë (vilë) e cila ndodhet në zonën e “Pazarit të Ri”.

Sipas hetimeve, kjo pronë rezulton të jetë në emër të prindërve të Redi Mollës, ish- drejtori i Ujësjellësit të Tiranës i arrestuar në lidhje me skandalin e korrupsionit dhe vjedhjeve përmes tenderave në Bashkinë e kryeqytetit. “Ora News” mëson se për rikonstruksionin e vilës është angazhuar pikërisht kompania 5D.

Sipas dosjes, rezulton se për pasurinë e mësipërme është lidhur kontrata e qirasë me datën 21 mars 2023 kundrejt një pagese prej 6 mijë eurosh në muaj për t’u përdorur për qëllime biznesi.

Mësohet se SPAK ka marrë në pyetje palën qiramarrëse, e cila ka deklaruar se vilën e ka marrë në gjendjë të rikonstruktuar dhe për pagesat kishte folur me Redi Mollën.

Shtetasja I. Sh, e cila ka marrë me qira objektin ka deklaruar se qiradhënësit janë: Selim dhe Ollga Molla, por që asnjëherë nuk i ka takuar.

Lexo edhe:

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

Në pyetje është marrë dhe Klodjan Qypi, i cili ka treguar se vlera e vërtetë e vilës ka qenë 500 mijë euro, por për shkak se atij i duheshin paratë,  ka pranuar ta shesë për vlerën 300 mijë euro.

Ai deklaron se e ka takuar vetëm një herë Selim Mollën, kur kanë parë vilën dhe janë dakordësuar për shitjen e saj, dhe se vila ka qenë thuajse e rrënuar.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë rezultuar të dhëna që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se  pasuritë e paluajtshme, të regjistruara në pronësi të Z. Selim Molla dhe Znj. Olga Molla janë përfituar pjesërisht me burime financimi nga shoqëria “5D Konstruksion sh.p.k.”, burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.

Po kështu, ka të dhëna se investimi që është kryer në lidhje me rikonstruksionin e objektit është financuar nga shoqëria “5D Konstruksion sh.p.k.”, ku pas kryerjes së këtij investimi, shifra e pasurisë është rivlerësuar në një çmim prej më tepër se dyfishi i atij të blerjes.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion sh.p.k.”, me të cilën fitonin tenderat e Bashkisë së Tiranës. Ata kishin lënë administrator Nestor Muhametllarin me qëllim menaxhimin e firmës.

Nga të dhënat e grumbulluara nga SPAK, ka rezultuar se Nestor Muhametllari kujdesej edhe për të rezervuar biletat e ndeshjeve të futbollit për shefin e tij Redi Molla.

Kështu gjate hetimeve te këtij procedimi penal ka rezultuar fakti se nga këqyrja e telefonit të Nestor Muhametllari rezulton një email i datës 07.06.2023 dërguar nga adresa: [email protected] drejtuar adresës [email protected] me subjekt: “UEFA mobile tickets suçessfully transferred”.

Përmbajtja e këtij emaili është: “Hello, your ticket for Man City vs Inter Istambul has been transferred to Redi Molla ([email protected]). Please bite that this ticket is no longer on your phone”

Pra, biletën e Redi Mollës për të shkuar në Stamboll për të ndjekur finalen e UEFA Champions Legaue, Manchester City-Inter, është rezervuar nga Nestor Muhametllari.

Aktualisht SPAK po kryen hetim pasuror për drejtorët e Erion Veliajt, teksa edhe për kryebashkiakun e Tiranës ka nisur një hetim pasuror, edhe pse deri më tani është toleruar nga SPAK duke mos u marrë i pandehur, si për inceneratorin, po ashtu edhe për dosjen “5D”.

Etiketa: 300 mije euro5DNestor MuhametllariOlga MollaPazari i RiprinderitRedi MollaSelim Mollaspakvila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

21:25 : 03/07/2025
Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
AKTUALITET

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

13:48 : 03/07/2025
Para

Stresi kërcënon njësinë Fast: Mos m'u afroni se do bëhet nami

TË GJITHA

Denoncimi i politikanit serb: Shërbimet sekrete të Vuçiç po më përgjojnë

21:22 : 04/07/2025

Video/ 1 minutë heshtje në nder të Diogo Jotës, portugezët e Al Hilal shpërthejnë në lot

21:20 : 04/07/2025

Turqia do të ndërtojë luftëanijen më të madhe në Evropë, 16 metra më e gjatë se ajo britanike

21:11 : 04/07/2025

Italia përfshihet nga vapa ekstreme, 9 persona humbin jetën nga i nxehti përvëlues

21:00 : 04/07/2025

“Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen

20:57 : 04/07/2025

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

20:53 : 04/07/2025

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

20:50 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com