Një përzierje provash mes bisedave në aplikacionin “Sky” dhe tre dëshmive të bashkëpuntorëve të prokurorisë, Erjon Alibej, Nuredin Dumani dhe Eljo Bitri, çoi prokurorët e SPAK të hidhen në një valë arrestimesh, duke goditur kryesisht anëtarë të grupit që drejtohej nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.
Kodeve “Sky” të mbëritura nga Franca, Belgjjika dhe Hollanda, mësohet ti jetë shtuar dhe dëshmia e Eljo Bitrit, i cili është arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të një pistolete me silenciator” në Leiden të Hollandës dhe ka pranuar më pas të flasë për llogari të Drejtësisë Belge, e cila e kërkonte Bitrin si person që ka marë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut.
Mësohet se Bitri është pyetur në Belgjikë dhe nga prokurorët e SPAK, duke i treguar detaje rreth aktivitetit kriminal që ai ka kryer, por dhe pjesëmarjen e tij në krime të rënda të kryera në segmentin Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Peqin dhe Elbasan.
Për shkak të kontributit të tij që ka dhënë me rrëfimet rreth aktivitetit kriminal në Shqipëri, Belgjikë dhe Itali, mësohet se Heljo Bitrit, është paisur me pasaportë Belge.
Dëshmia e tij është administruar dhe në dosjen e SPAK, ku Bitri është vetë i akuzuar në një seri atentatesh me armë.
Ndërsa Belgët e akuzojnë Bitrin dhe djalin e tezes së tij, Elton Roçi që në Elbasan njihet me nofkën “Fat Katnari”, për vrasjen e kunatit të Erion Alibej, Arjan Spahiu.
Për të njëjtën ngjarje, në kërkim është edhe autori, i cili dyshohet se është Mikael Qosja, që fshihet në Dubai. Ndërsa për këtë krim është ekstraduar në Dhjetor 2023 nga Dubai në Belgjikë, Franc Çopja.
Eljo Bitri, në muajin Maj 2022 u shpall në kërkim gjatë operacionit “Plumbi i artë”, pasi emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Anxhelo Avdisë, Dorjan Shkozës dhe disa tentative vrasje të tjera.
Për Dumanin, Bitri ishte personi që e çoi tek anëtarët e grupit “Çapja” për të ekzekutuar dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarin.
Ndërsa sipas Nuredin Dumanit, kushëriri i Eljo Bitrit, Elton Roçi që njihet si “Fat Katnari”, mendohet se është njeriu që ka shitur dhe ka dhënë informacion për vrasjen e Arjan Spahiut në Molenbeek të Belgjikës.
Roli i Elton Roçit dyshohet se ka qenë i thjeshtë pasi me viktimën ka qenë shok i ngushtë dhe në të shkuarën i kishte kryer edhe disa “ndere”.
Një ndër to ishte edhe takimi i Spahiut me Nuredin Dumanin në një ullishte në Elbasan. Takim që është pasuar më pas në një marrëveshje midis Dumanit, Spahisë dhe Alibej, për të kryer disa vrasje me pagesë në Durrës, Peqin dhe Elbasan./Ora News