• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetërsimi i tokave në Vuno, Kaso: Të afërimit e Ramës përfituan direkt prona nga kjo aferë

11:37 : 02/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sërish kryeministrin Edi Rama për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 22.4 hektarë në Vuno.

Ivi Kaso thotë se vlera e pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 mln euro dhe të investuar deri në 150 mln euro.

Sipas Kasos, ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Çështja ka shkuar në Gjykata, ku më pas kanë fituar pasardhësit e familjes Koleka.

“Artan Lame dhe Jogo Goro dilnin para banorëve dhe njoftonin përfundimin e procesit të legalizimeve. Në listën e  përfituesve me certifikatë pronësie rezultonte një pjesë e mirë e fisit Koleka, mes tyre edhe Aneta Koleka, nëna e kryeministrit.

Bëhet fjalë për jo pak metra, por për 22.4 hektarë në të cilin vëllezërit Rama në cilësinë e trashëgimtarëve marrin një pjesë pasurie, e cila pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 mln euro dhe të investuar arrijnë në vlera 150 mln euro.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Nga dokumentet që ne kemi siguruar rezulton se në 2017 Rama dhe trashëgimtare të tjerë të fisit Koleka kanë aplikuar në ATP. Në një proces administrativ të brendshëm ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Në radhë të parë nuk ekzistonte një vendim shpronësimi dhe nga ana tjetër mungesa e pozicionimit të saktë të kësaj prone pasi nuk kishte dokument ligjor dhe hartografik.

Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohet gjykatës Vlorë, kjo ka ndryshuar vendimin e ATP, duke i njohur kërkuesve pronën. Në këtë proces gjyqësor të gjitha institucionet shtetërore që ishin pjesë e këtij procesi, nuk kanë guxuar të marrin pjesë në gjyq. Nuk janë paraqitur asnjëherë në mbrojtje të vendimmarrjen e tyre. I vetmi institucion që ka marrë pjesë formalisht ka qenë Avokatura e Shtetit, e cila formalisht ka mbrojtur vendimin e ATP” tha Kaso.

Sqarimi sipas PD-së për grabitjen e tokave në Vuno:

Prezantimi i Sekretarit për Çështjet Ligjore Ivi Kaso mbi aferat e tokave të Vunoit:

  • Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ç`a të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ç`a bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror” – Edi Rama, Himarë, më 24 maj 2024
  • 3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;
  • Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

 

  • Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;
  • ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:
  • Mungesa e vendimit të shpronësimit,
  • Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

  • Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:
  • Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,
  • Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.
  • Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;

Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor

  • Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:
  • Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint

pronës”.

  • Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;
  • VKM nr. 89, dt.03.02.2016;
  • VKM nr. 222, dt.23.03.2016;
  • VKM nr. 223, dt.23.03.2016;
  • VKM nr. 685, dt.28.09.2016;
  • VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;
  • VKM nr. 1174, dt.24.12.2020
  • VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;

Afera e tokave të Vunoit

  • Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:
  • Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;
  • Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës,

dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.

Afera e tokave të Vunoit-Marrja e Pronës.

Etiketa: atpKasopronaRamatjetersimevuno

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

SPAK mori dëshminë e Eljo Bitrit në Belgjikë, ka folur për krimet në Elbasan dhe vrasjen e Arjan Spahiut

TË GJITHA

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com