Të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane në tetor-nëntor, do të duhet të presin deri më 15 maj, njofton ambasada amerikane, e cila thotë se përgjigjet për këtë vit të lotarisë amerikane nuk do të nisin nga 3 maji si çdo vit. Lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.
Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.