• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“SPAK-u” i Belgjikës “mbyll” SPAK-un e TiRamës

17:18 : 01/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Basir Çollaku

Duket se pas më tepër se një viti, Struktura e Posaçme e Prokurorisë, po përballet me ngarkesën, pafuqinë apo mosveprimin, ndikimin frenues të qeverisë e mazhorancës, grupeve të interesit të biznesit, bandave kriminale, rezistencën e brendëshme të një pjese të sistemit të përfshirë, duke dalë lakuriq në sekretet penale, ku janë mbrojtur shumë e shumë zyrtarë publikë e politikanë.

Tre dosjet e fundit të zhurmuara jo mjaftueshëm në Tiranë, si ajo e “Çopjave”, “Toyota Yaris”, Talo Çelës, Black Eagle (Shqiponja e Zezë), ku u sforcuan deri tani një tufë prej afro 40 urdhërarrestesh, me ekzekutime vendimesh jo më tepër se 10 përqind, janë dosje nga “SPAK’-u i Brukselit. Shumë të tjerë nga ai i Francës. Pa lënë mënjanë OLAF-in, po nga ky kryeqytet, për dosjen e hetuar të qindramilionë dollarëve shpërdorime donacionesh për bujqësinë e Krifcës.

Franc Çopja, u ekstradua nga Dubai në Belgjikë më 29 dhjetor të vitit të kaluar me akuza të shumta, ku aplikacionet sky-encro, kanë qenë dominuese në bazën e të dhënave, për një grup me financa marramendëse në botën e trafikut.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme dy ditë më parë, gjendej e strukur e dhëna se për Suel Çelën, se paska nisur një hetim pasuror për të. Ai trajtohet si zyrtar publik? Ndërsa mbi të ka akuza të rënda për vrasje e trafiqe dhe prokurorët duhej të tregonin më tepër se një rresht në këtë dosje të madhe, për njeriun kontrollues të botës së nëndheshme të Elbasanit. Po i vëllai është arrestuar? Është ekstraduar në Belgjikë për një akuzë vrasjeje? Ai është në një nga dosjet që po hetohet e gjykohet nga belgët. Madje materiale të publikuara nga kjo dosje, kanë alarmuar qeverinë e drejtësinë shqiptare, të cilët kanë reaguar të acaruar, me frikën se do të mbërrihej të dalja e përgjimeve qeveritare, ministrore, të prokurorëve, gjyqtarëve, bashkiakëve, biznesmenëve, gazetarëve, oficerëve madhorë të Policisë së Shtetit. Përse jo më lart. Në gjykata të çdo niveli, apo në KLP, KLGJ, SPAK, e shumëkund.

Për Suel Çelën Prokuroria përse nuk mundet ta pyesë si një nga njohjet e afërta elektorale të Taulant Ballës si ministër, apo drejtues qarku në elektoralet 2021, kur ndodhi vrasja e Xhuvanit?

“Toyota Yaris”, një hetim i thelluar i federalëve belgë, nga viti 2018-të, rikthehet detyrueshëm për hetim në Tiranë, ku sot kemi kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në pranga, masë arresti por në kërkim pas ikjes për ish-shefin e krimeve të Durrësit, si dhe Erjona Dautaj, oficere Krimeve të Rënda dje dhe në BKH agjente sot, kohëgjatë në punë për shumë vite me Olsian Çelën, e të tjerë njerëz në hetim nga drejtësia në nivele kupole e jo vetëm. Lulzim Basha e Taulant Balla, janë dy deputetë, i pari denoncues e dëshmuas së paku dy herë përballë prokurorëve federalë, e tjetri i kallzuar si i përfshirë, në këtë vepër të trafikut të sasive monetare në miliona euro.

“Shqiponja e zezë” çështja ku u dha një vendim dënimi po në Bruksel me 27 qershor 2024, për pjesën kryesore të të pandehurve shqiptarë e kolumbianë, për trafik ndërkombëtar kokaine. Aty veçoheshin emrat si krerë organizate, vlonjati në rezident në Florida, Artur Shehu dhe kosovari Bashkim Osmani. Të pandehurit e kësaj dosje sipas deklarimit në medien vendase të avokates, Nathalie Galland, kishin investuar rreth 3 miliard euro në Tiranë në ndërtime, e qartë shfaqëshin lidhjet politike e të pushtetshme të tyre. Po në këtë dosje janë përmendur të dhëna nga përgjimet, për një orë me vlerë 400 mijë euro, të dhuruar një ministri shqiptar. Njëherësh flitet në këto materiale hetimore, për një vizitë në Aruba të një delegacioni qeveritarë me çarter privat, të pesë zyrtarëve shtetërorë të nivelit të lartë, në takime me njerëz të botës së trafikut të drogës. Takim ky i filmuar nga autoritete perëndimore dhe më pas afërmendsh duhet të jenë vënë në dijeni hetimi shqiptar.

Ende nuk mbarojnë sorollatjet dhe drejtësia shqiptare refuzon të nënshkruajë marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara, e cila ka firmosur me 53 vende. Kjo, pasi çunat problematikë elektoralë, ortakë të qeverisë nga Dubai, kanë mundur të bindin për të kundërtën.

Njoftimet komike të policisë se u ndaluan të kërkuar të ndryshëm në Emirate dhe nisën procedura ekstradimi janë tallje publike.SPAK-u i Brukselit ka nxjerrë zbuluar kontrollin politik e të pushtetit të SPAK-ut të Tiranës kthyer shpesh në të TiRamës.

Dosjet e pafundme po shtyjnë prokurorinë të kërkojë Gjykatës së Posaçme, të mos lejohen publikime përgjimesh. Mos vallë do të bëni sallatë përgjimesh e ju prishen në frigorifer?! Po nuk vlejnë vendimet për në Belgjikë.

Arben Ahmetaj nga ana tjetër, është një krater kallzues me dokumente, ku Rama, Balluku e Veliaj, kanë telashe të shumta penale për tu përballur, duke kontrolluar mediet, mos bëjnë lajme të denoncimeve të miliarda eurove vjedhje.

Nuk ka të mbaruar. Kemi dhe dosjen e kokainës së Xibrakës nga Hanoveri, për Olsi Ramën, kunata e Pamelës kalon fjollë vetingun, duke gjymtuar sytë e Kolegjit të Inës, për shumëshkelje e shumë para. Brukseli po na integron, fillimisht me dosjet, pastaj rrugës..

Etiketa: belgjikeblack eagleÇopjatEdi Ramashqiponja e zezespakTalo Celatoyota yaris

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

Të braktisur nga qeveria, kush është zona “komuniste” që voton me “sy mbyllur” për PS

TË GJITHA

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com