• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si nisi skema e mashtrimit nga “mbesa e Edi Ramës”, zbulohet e-maili që i dërgoi Ministrisë së Arsimit

16:33 : 29/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Bursa studimi falas për në SHBA, një skemë mashtrimi që çoi në pranga 20-vjeçarin nga Devolli Ermes Hoxhallin këtë mes korriku, fillesat i ka që në shtator të 2023.

Djaloshari, i cili kishte krijuar identitet të rremë duke u hequr si Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar asnjëherë me asnjë zyrtarë. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht e-mailin që personazhi ‘fake’ i ka dërguar zv/ministres së arsimit, Nina Gugës më 15 shtator ku shkruan:

“Kërkojmë që maturantët e të gjitha shkollave të arsimit publik shqiptar të plotësojnë dokumentin për shprehje interesi në projektin ‘Let’s talk together about US’2024’. Projekti synon informimin për studime në Shtetet e Bashkuara, por edhe zhvillimin e aktiviteteve me fokus informimin duke u argëtuar. Projekti mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe drejtohet nga zyra e DYCD në New York City. Me anë të formularëve të cilët me lejen tuaj do të plotësohen nga maturantët në të gjithë Shqipërinë, ne do të bëjmë kalkulimin dhe detajet e projektit, duke nisur nga kostot financiare që do mbulohen nga ne, udhëtimet e një sërë aktivitetesh të tjera, projekti do të depozitohet nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Shqipëri pasi të miratohet nga zyra përgjegjëse e departamentit. Tani kërkojmë lejen tuaj për të nisur bisedimet me Zyrat vendore arsimore dhe më pas me titullarët e shkollave. Shpresoj të kem një përgjigje sa më të shpejtë pozitive, pasi jam pak e vonuar me procedurat”.

Pas këtij e-maili, tre ditë më vonë, më 18 shtator 2023 kërkesa miratohet dhe i delegohet Drejtorisë së Përgjithshme të arsimit për zbatim, me porosi të drejtorit të politikave të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit ku urdhërohen që të koordinohen me Klea Ramën për informimin e maturantëve. Por mjafton të bëhet një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të internetit të Departamentit të Rinisë dhe zhvillimit të komunitetit në New York, dhe është thjeshtësisht e qartë dhe informacion i gjendshëm se ky rrjet mbështet vetëm të rinjtë dhe familjet e tyre amerikane nga New York-u. Mirëpo duket se hallkat e verifikimit kanë munguar, pasi projekti u shtri në gjimnazet nga veriu në jug të Shqipërisë, ku u mashtruan jo vetëm nxënësit por edhe mësuesit, të cilët u bënë pjesë e një votimi për përzgjedhjen e koordinatorëve dhe maturantëve me rezultatet më të mira. Gjatë një viti të funksionimit të këtij projekti fiktiv, në disa faza, nuk kanë munguar edhe postimet në rrjete sociale të shkollave me falenderime për drejtoreshën e përgjithshme të arsimit parauniversitar Rezarta Allës si dhe në veçanti për drejtuesen e projektit “Klea Rama”. Në takimet shkollore për programin mashtrues, Klea gjithmonë mungonte, por kujdesej që të dërgonte mesazhe zanorë, ku edhe emri i projektit thuhej gabim.

Policia e Shtetit, në lidhje me këtë çështje njoftoi nisjen e hetimit për mësuesen e anglishtes si drejtuesen e kabinetit të projektit dhe drejtoreshën e shkollës “Qemal Stafa”, por përfshirja në projekt duket se është urdhëruar që nga maja e piramidës institucionale, Ministria e Arsimit, dhe jo vetëm në një shkollë. Një tjetër fakt është e-maili i dërguar nga Ministria e Arsimit drejtuar ZVA-ve dhe drejtorëve të shkollave, pas zbulimit të programit mashtrues e njoftimit për shtyp të policisë, drejtori i politikave në MAS në po të njëjtën datë më 6 qershor në pasdite kërkon me porosi të eprorëve ndërprerjen e menjëhershme të projektit./ Top Channel

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

Etiketa: mashtrimminsitria arsimistudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
AKTUALITET

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

22:19 : 27/09/2025
AKTUALITET

Mashtruan klientët duke u marrë rreth 17.000 €, arrestohet administratori i një agjencie turistike/ EMRI

13:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17:30 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunë, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar në orët e fundit në Tiranë

15:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
Para

Transportonin kokainë nga Holanda në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com