• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronari i Gulf është njeriu i ish-ministrit gjerogjan të arrestuar për korrupsion

11:25 : 23/04/2018
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE

Pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri. Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.

Pas kompanisë guackë, që zotëron shoqërinë “Gulf” në Shqipëri qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash. Pronari i “Universal Energy group”, e cila zotëron “Sun Petroleum” dhe “Gulf” në Shqipëri, është Aleksandre Gogokhia, një shtetas gjeorgjian i përfshirë në pastrim parash.

Emri i Gogokhias u bë i njohur në vitin 2013 gjatë skandalit të korrupsionit, që çoi në arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë te Tbilistit Giorgi Ugulava. Sipas prokurorisë gjeorgjiane ish-kryetari i bashkisë dhe Gogokhia kanë pastruar përmes kompanive offshore mbi 1.5 milionë dollarë para krimi, përmes të cilave kanë financuar fushatën e partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në Gjeorgji.

Por hetimet e mëvonshme do të zbulonin të tjera detaje, të cilat përfshijnë edhe Shqipërinë. Sipas prokurorëve gjeorgjianë Gogokhia ka qenë një nga ortakët kryesorë në biznes të ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Davit Kezerashvili. Ky i fundit u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash në aeroportin e Parisit, në momentin që po nisej për të udhëtuar pikërisht drejt Shqipërisë.

Sipas autoriteteve gjeorgjiane, Gogokhia ka menaxhuar bizneset e ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Kezerazhvili edhe pas arrestimit të tij. Ardhja e “Gulf” në tregun shqiptar përkon pikërisht në këtë kohë.

Lexo edhe:

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania “Sun Petroleum Albania” është themeluar në 12 shtator të vitit 2013, kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re.

Vetëm një muaj pas themelimit të “Sun Petroleum”, saktësisht në tetor të vitit 2013 ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Kezerazhvili tentoi të vinte në Tiranë, por u arrestua në aeroportin e Parisit.

Arsyet e udhëtimit nuk u zbuluan asnjëherë, por ngjarja bëri jo pak bujë në media. Tashmë “Gulf” është vënë nën hetim nga Prokuroria shqiptare, për mashtrim me pasoja të rënda. Por mbetet për t’u parë nëse hetimet do të përfshijnë edhe kompaninë guackë në “Delaëare” si dhe a do të zgjerohen edhe në pista të tjera si ajo e pastrimit të parave?! Top Channel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

08:45 : 11/11/2025
BOTA

BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

08:44 : 11/11/2025
BOTA

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025
BOTA

Përplasje diplomatike Kinë-Japoni: Mos u përfshini në punët tona

08:28 : 11/11/2025
AKTUALITET

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025
AKTUALITET

Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për këtë të martë

08:16 : 11/11/2025
Para

8 gjërat që çmendin femrat në shtrat

TË GJITHA

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

08:45 : 11/11/2025

BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

08:44 : 11/11/2025

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025

Përplasje diplomatike Kinë-Japoni: Mos u përfshini në punët tona

08:28 : 11/11/2025

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025

Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për këtë të martë

08:16 : 11/11/2025

Raporti i kredive me probleme arrin nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar

08:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com