• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Votuesit amerikanë përballë një fushate të re presidenciale

18:38 : 24/07/2024
në BOTA

Lexo edhe:

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

Votuesit në Shtetet e Bashkuara po përballem me një fushatë të re presidenciale, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga kandidimi për një mandat të dytë dhe Nënpresidentja Kamala Harris ka të ngjarë të jetë e emëruara e Partisë Demokrate për t‘u përballur me Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit. Korrespodenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns na njeh me reagimet e disa votuesve amerikanë mbi këto ndryshime në fushatën presidenciale.

Në vendlindjen e Joe Bidenit, në Skranton të Penslilvanisë, votuesi Eric Boylan thotë se demokratët nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të nxisnin largimin e tij nga gara.

“Ai është një udhëheqës shumë i mirë. Por po ashtu bie dakord me idenë se koha e tij ka mbaruar dhe është momenti që ai të bëjë mënjanë dhe t’i hapë udhë dikujt tjetër”, shprehet votuesit Boylan.

Votuesja Kristine Stoll thotë se nëse zoti Biden nuk është në gjendje të jetë kandidat, atëherë ai nuk duhet të jetë më as president.

“Ai duhet të ishte tërhequr shumë kohë më parë. Ai duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Gjendja e tij mendore nuk është aq e qëndrueshme që të mund të drejtojë këtë vend”, shprehet Kristine Stoll, votuese në Pensilvani.

Votuesi Daniel Brennan ndan mendimin se emërimi i Nënpresidentes Kamala Harris si kandidate e Partisë Demokrate shton mundësitë që kjo forcë politike të shënojë fitore përballë kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump.

“Anketimet e nxjerrin mirë Harrisin përballë Trumpit. Mendoj se ajo ka mundësi reale për të fituar”.

Votuesi Bill Mills i cili po viziton Uashingtonin thotë se zonja Harris ka përgjegjësinë e saj në dështimin adminsitratës së Presidentit Biden në sektorin ekonomik.

“Ne jemi përballur me rritje të çmimeve të ushqimeve, të karburantit dhe kostos së jetesës. Jetesa jonë është bërë më e vështirë tani. Nënpresidentja Harrris ka përgjegjësi për këtë. Ndaj do të jetë shumë e vështirë që të ndryshohet ky mendim pasi ekonomia ka goditur jetët tona”, shprehet ai.

Në Miçigan votuesi Jason Potts thotë se ndryshimi i kandidatit presidencial shton mundësitë që Partia Demokrate të ketë më shumë mbështetje nga votuesit e rinj.

“Mendoj se ata prisnin që dilte një kandidat më i fortë. Do të shohim nëse kjo kandidate është Kamala. Por pa dyshim ajo ka më shumë energji”, shprehet zoti Potts.

Si Nënpresidente zonja Harris ka bërë përpjekje për të vënë nën kontroll emigracionin e paligjshëm.

Votuesi në Florida Ran Gil thotë se për shkak se ajo ka dështuar në kontrollin e kufirit, nuk mund të jetë presidente.

“Kamala nuk ka asnjë vlerë. Kamala është më keq se Joe. Janë njësoj. Nuk besoj se do e votojë njeri Kamalën. Asjë nuk e mbështet atë. Ajo kishte një detyrë, të menaxhonte çështjen e kufirit”.

Në Uashington votuesja Alicia Jefferson shpreson se njerëzit nuk do të kufizohen tek fakti që nënpresidentja është një grua me ngjyrë, por do të vlerësojnë arritjet e saj.

“Shpresoj që njerëzit të shkojnë përtej përkatësisë racore dhe ta vlerësojnë atë. Por jetojmë në një botë që disa njerëz do e vlerësojnë, disa jo. Shpresoj që njerëzit të mos e shfrytëzojnë prejardhjen e saj për ta penguar që të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë”, u shpreh votuesja Jefferson.

Votuesi nga Nju Jorku Andrew Varshavsky thotë se çdo kandidat demokrat do ta ketë të vështirë ta mundë zotin Trump.

“Edhe nëse zoti Biden do kishte qëndruar në garë, ose kushdo që do jetë kandidat tani, do ta ketë të vështirë të fitojë përballë Trumpit. Unë jam demokrat. Besoj se do jetë e vështirë për ne që të fitojmë këtë garë pavarësisht se çfarë ndodh”, shprehet zoti Varshavsky.

Zonja Harris duket se ka siguruar përkrahjen e numrit të nevojshëm të delegatëve që të jetë e emëruara e partisë, por duhet pritur Kuvendi Kombëtar Demokrat, muajin e ardhshëm, që ajo të marrë zyrtarisht emërimin e forces së saj politike, për të qenë kandidatja që do të sfidojë Donald Trumpin, në 5 nëntor.

/VOA/

Etiketa: donald trumpKamala HarrisSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025
AKTUALITET

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025
BOTA

Steve Bannon: Vrasësi i Kirk nuk veproi i vetëm, hetimet të lidhen me atentatin ndaj Trump

20:40 : 17/09/2025
RAJONI

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

19:56 : 17/09/2025
BOTA

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025
RAJONI

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

14:35 : 17/09/2025
Para

EMRAT/ Dërgonte emigrantë të paligjshëm në Britani, dënohet me 10 vite burg i riu shqiptar

TË GJITHA

Merrte d*ogë me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçri në Tiranë

10:01 : 18/09/2025

Konflikt me a*më në Mat/ 52-vjeçari qëllon në ajër për të kanosur fqinjin

09:57 : 18/09/2025

Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”

09:51 : 18/09/2025

Tri shenja e horoskopit do të kenë me shumë fat me paratë këtë periudhë

09:45 : 18/09/2025

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

09:35 : 18/09/2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com