• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA: Irani në prag të prodhimit të një arme bërthamore

15:01 : 21/07/2024
në BOTA

Sipas ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Antony Blinken, Iranit i duhen vetëm “një ose dy javë” për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore.

Sipas fjalëve të ministrit amerikan të Punëve të Jashtme, Antony Blinken, Irani është në prag të “arritjes së aftësisë për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore”. Kryediplomati amerikan e tha këtë gjatë Konferencës për Sigurinë të Aspen Security Forum që zhvillohet në Kolorado.

Ai shtoi se Irani nuk ka zhvilluar ende armë bërthamore. Megjithatë situata aktuale nuk është “e mirë”. Qeveria amerikane po i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në këtë çështje, tha ia. Muajt e fundit është bërë e qartë se qeveria në Teheran po përparon me programin e saj bërthamor, tha Blinken. Ai përsëriti qëllimin e Uashingtonit për ta parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Në mes të muajit qershor Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), me seli në Vjenë, njoftoi se Irani po vazhdon të zgjerojë programin e tij bërthamor. IAEA iu referua një njoftimi të qeverisë së Teheranit për të instaluar kaskada shtesë për centrifuga uraniumi në uzinat e pasurimit të uraniumit në Natans dhe Fordo.

SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia dhe Kina lidhën në vitin 2015 me Iranin një marrëveshje për programin bërthamor. Në të Irani zotohej ndër të tjera,  që të kufizonte në shkallë të gjërë programin e tij bërthamor.

Lexo edhe:

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

Bliken: Një nga gabimet më të mëdha të viteve të fundit

Nën drejtimin e Presidentit republikan Donald Trump SHBA-ja u tërhoq në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja. Trumpi forcoi gjithashtu sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit. Si rezultat Irani hoqi dorë gradualisht nga respektimi i detyrimeve të tij. Teherani e zgjeroi shumë pasurimin e uraniumit dhe kufizoi kontrollet nga IAEA. Negociatat për ringjalljen e marrëveshjes deri tani nuk kanë treguar ndonjë përparim.

Blinken e quajti tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja për programin bërthamor si “një nga gabimet më të mëdha që kemi bërë vitet e fundit”. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet partnere duhet të përpiqen, në rastin ideal, të përdorin mjete diplomatike për ta kontrolluar situatën, tha Blinken.

Presidenti i sapozgjedhur iranian Masud Peseshkian u shpreh javën e kaluar pro fillimit të bisedimeve konstruktive me Evropën për t’i dhënë fund izolimit të vendit të tij. Ai tha gjithashtu se synon të ringjallë marrëveshjen për programin bërthamor./DW

Etiketa: bombe berthamoreIraniSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
BOTA

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

19:52 : 07/08/2025
BOTA

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

16:12 : 06/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
BOTA

Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima

16:28 : 05/08/2025
BOTA

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

13:08 : 05/08/2025
Para

Shtohen urgjencat nga pickimet e gjarpërinjve në Fier, një rast edhe nga merimanga e zezë

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com