Një nënë është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi djali i saj shtatëvjeçar shkoi në shkollë nën efektin e lëndëve narkotikë.
Mësuesit kanë thirrur mjekët pasi fëmija u bë si i përgjumur dhe nuk po reagonte.
Pas disa testeve të bëra, mjekët diagnostikuan se ai ishte nën efektin e kokainës.
Media lokale WDTN raportojnë se nëna, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është arrestuar pasi shkoi në shkollë të merrte fëmijën.
Ajo i tha policisë se djali mund të kishte marrë drogën, kur ai ishte lënë pa mbikëqyrur, para se të shkonte në shkollë. Ajo po përballet me akuza të shumta lidhur me përdorimin dhe posedimin e lëndëve narkotike.
Benjamin Cash, një fqinj, tha për televizionit WDTN se: “Kjo situatë të bën për të qarë. Është çmenduri. Duhet të jeni mirënjohës anëtarëve të mirë të stafit dhe mësuesve të mirë”.
Një tjetër fqinj, Lee Ann Steed, shtoi se: “Një fëmijë shtatëvjeçar nuk duhet të jetë kurrë pranë drogës. Ata as nuk duhet të dinë fjalën kokainë apo ndonjë substancë tjetër. Nuk është e drejtë”.