• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pse Milo Gjukanoviç është cak i terrorizmit politik?

19:47 : 13/07/2024
në RAJONI

Nga Enver Bytyçi

Milo Gjukanoviç, politikani më jetëgjatë në Mal të Zi e në Ballkan, disa herë president dhe kryeministër në vendin tonë fqinj, është kërcënuar sërishmi nga një grup terroristësh. Ai është njoftuar se këta terroristë në bashkëpunim me shërbimin sekret të një vendi fqinj, po përgatisin atentat ndaj tij.

Thashë më lart se ky atentat është një përpjekje rishtazi, sepse opinioni publik është i njoftuar tashmë për grushtin e shtetit kundër tij në vitin 2015. Në një takim që unë pata disa muaj më vonë në Bruksel me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, James Shea, ai më foli për një skenar horror që kishte nisur të zbatohej asokohe kundër Gjukanoviç. Tani, edhe pse jo në pushtet, shërbimet sekrete ballkanike pro-ruse duket se janë aktivizuar për ta realizuar atë që nuk mundën të bënin para nëntë vitesh.

Po pse është kaq e rëndësishme që Milo Gjukanoviç të likuidohet jo vetëm politikisht, por edhe fizikisht?

Së pari, sepse likuidimi i tij politik është i pamundur për shkak të aftësive, përvojës, por edhe moshës që i premton për t’u marrë me politikë edhe për shumë vite. Pra, likuidimi politik nuk mund të realizohet. As me skenarë SKAP-i në modelin e Shqipërisë. Ndaj dhe regjizorët e ringjalljes së konflikteve në Ballkan kanë planifikuar likuidimin fizik të tij.

Lexo edhe:

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lek për këtë punë! Ja kush ishte porositësi

Së dyti, Milo Gjukanoviç, për herë të parë në historinë mbi 100 vjeçare të vendit të tij, e shkëputi Malin e Zi nga ndikimi i Lindjes, duke e asocuar atë me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Me Gjukanoviç nuk pati kurrë ndonjëherë dilema rruga e integrimeve euro-atlantike. Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s dhe është më afër se çdo vend tjetër për anëtarësim në BE. Thjesht po e vonojnë grupimet politike pro-ruse dhe pro-serbe.

Së treti, janë këto grupime politike dhe jo politike që kërkojnë kokën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Malit të Zi, si hakmarrje për ndryshimin e kursit drejt Perendimit dhe si garanci që Mali i Zi të rikthehet në aleancën tradicionale me serbët dhe rusët.  Me Gjukanoviç është i pamndur ndryshimi i kursit të aleancave nga ana e këtij vendi.

Së katërti, Serbët dhe rusët janë hakmarrës të pamëshirë, mizorë. Nuk harrojnë kurrë. Të ngjajshëm me këta janë vetëm komunistët. Edhe ata urrejnë dhe kanë mllef ndaj atyre që ua rrezikojnë pushtetin. Viti 1997 dhe nagjarjet e tij në Shqipëri janë të  mjaftueshme për ta provuar këtë hipotezë. Serbia dhe Rusia nuk e kanë harruar ditën kur Gjukanoviç zbriti nga treni i Milosheviçit dhe i Vladimir Putin dhe u ngjit në trenin euro-atlantik. Ndaj dhe në Beograd e në Moskë nuk harrojnë.

Dhe së fundmi, duhet thënë se kërcënimi ndaj jetës së Milo Gjukanoviç është kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perendimor. Kjo do të thotë se forcat “liberale” pro-Sorosit në gadishullin ballkanik nuk mund të sjellin paqe, stabilitet e siguri, aq më pak liri e demokraci. Janë këto forca që inkurajuan ekstremizmin dhe terrorizmin serb në rajonin tonë, deri në atë shkallë sa të kërcënojnë jetën e politikanëve më të rëndësishëm e më pro-perendimorë!

Etiketa: atentatcakenver bytyciMilo Gjukanoviçterrorizmit politik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

15:42 : 19/07/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lek për këtë punë! Ja kush ishte porositësi

11:53 : 15/07/2025
BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

15:36 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
AKTUALITET

Atentati/ ““Rrumi” ishte mbrapa, na qëlluan me breshëri”, zbardhet DËSHMIA e Arjan Ndojit në GJKKO

11:07 : 27/06/2025
Para

Sherr mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi/ Qëllohet me armë, 3 të plagosur dhe 70 të arrestuar

TË GJITHA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com