• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Protestuesit izraelitë bllokojnë rrugët, kërkojnë lirimin e pengjeve dhe armëpushim

19:33 : 07/07/2024
në BOTA

Protestuesit izraelitë kanë bllokuar autostrada nëpër vend të dielën, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të japë dorëheqje dhe të bëjë trysni për një armëpushim për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Demonstratat u mbajtën një ditë pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë i ripërtërinë përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.

Të shtunën, Hamasi e dha pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit për Associated Press.

Vendimi i Hamasit mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lexo edhe:

Hipokrizia e Ramës për etikën e të rinjve në protestën e flamingove

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Lufta gjithashtu ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka nxitur një krizë të madhe humanitare në Gazë. Protestuesit i bllokuan rrugët kryesore dhe demonstruan gjithashtu para shtëpive të anëtarëve të Parlamentit të Izraelit.

Në afërsi të kufirit me Gazën, protestuesit izraelit i lëshuan 1.500 balona verdhezi, në nderim të atyre që u vranë dhe rrëmbyen. Hannah Golan tha se doli për të protestuar kundër “braktisjes së komuniteteve tona nga Qeveria jonë”.

Ajo shtoi: “Sot janë bërë nëntë muaj nga ajo ditë e zezë, dhe akoma askush në Qeverinë tonë nuk merr përgjegjësi”.

Izraeli thotë se më shumë se 120 pengje po mbahen ende në Gazë, pasi më shumë se 100 të tjerë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor. Sipas tij, rreth 40 pengje kanë vdekur dhe druhet se më shumë do të vdesin me vazhdimin e luftës.

Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës.

Kryeministri Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant./REL

Etiketa: Gazaizraelprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hipokrizia e Ramës për etikën e të rinjve në protestën e flamingove

16:40 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

14:52 : 17/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

12:26 : 17/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës objekt diskutimi në PE/ Eurodeputetja: Paratë publike shkojnë për një grup të privilegjuar

09:13 : 17/06/2026
AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

08:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Mirë është mos ta çojmë me penallti”, protestuesit ‘flasin’ përmes pankartave

20:34 : 16/06/2026
Para

Mesazh nga Hungaria: Europianë lidhni rripin e sigurimit, Orban do ndal luftën

TË GJITHA

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

20:52 : 17/06/2026

“Duam vetëm ujë në lumë”, tufa e dhive i bashkohet protestës para kryeministrisë

20:41 : 17/06/2026

U mbyt në liqenin e Ulzës, gjendet trupi i pajetë i 37-vjeçarit

20:35 : 17/06/2026

Qytetarët zgjedhin paradën me flamingo për të përshëndetur amendamentin e PE

20:24 : 17/06/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar/ Edhe qytetarët e Elbasanit në protestë kundër Ramës

20:23 : 17/06/2026

I moshuari në protestë: Po vuajmë për bukën e gojës! Pensioni s’na del as për ilaçe

20:13 : 17/06/2026

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

20:12 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovepadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet