• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Heqja e mandatit, reagon OMONOIA: Teatri i radhës, partia-shtet realizon çdo dëshirë të Ramës

20:55 : 05/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Bashkimi Demokratik i minoritetit grek, OMONOIA, ka dalë në një deklaratë për shtyp pasditen e sotme, pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Në deklaratën e OMONOIA thuhet se teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet, sipas tyre, ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet.

Sipas OMONOIA, në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, thonë ata, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t’i ushtronte vetë. Në deklaratë shtohet se dekreti i Presidentit për caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme të pjesshme në Bashkinë e Himarës, është antikushtetues.

Deklarata shton se vendimi i Komisionerit për heqjen e mandatit ndaj Belerit, përveçse ishte i paprecedentë, ishte dhe pa bazë ligjore dhe sipas tyre nuk është i ekzekutueshëm.

BASHKIMI DEMOKRATIK MINORITETIT ETNIK GREK OMONOIA:

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Deklarate per shtyp

Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri.

Teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet. Në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t`i ushtronte vetë.

Për 14 muaj, frika që Edi Rama kishte nga Fredi Beleri mbajti peng mandatin e Kryetarit të Zgjedhur me votë nga Himara. Për 14 muaj Himara u qeveris nga një kryetar i pavotuar, dhe nga vartës të tij, duke emëruar kryetarë bashkie, nënkryetar pas nëkryetari. Tani që edhe nënkryetari i fundit po bie në duart e SPAK, Edi Rama kërkon të bëjë zgjedhje.

Për 14 muaj Edi Rama mbajti në burg Fredi Belerin nuk e lejoi të betohej, të merrte mandatin sepse ligji nuk e parashikonte. Tani që dënimi i porositur nga Edi Rama është drejt fundit, duhen bërë zgjedhje sa është Fredi Beleri në burg, dhe mund t`i jepet leje që t`i heqin mandatin që nuk ia dhanë.

Komisioneri me një vendim, ku vetë pyet e vetë përgjigjet, bën ligj, aty ku ligj nuk ka. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mbështet kompetencën e tij në asnjë bazë ligjore, por shprehet vetëm “dua ta bëj dhe po e bëj”. Ligji nr. 138/2015 dhe Vendimi i Kuvendit nr. 17/2016 ka përcaktuar se verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës. Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit për Fredi Belerin. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese.

Edi Rama, duhet ta linte të betohej Fredi Belerin, të merrte mandatin, dhe më pas ta shkarkonte, siç Kushtetuta parashikon, neni 115, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015.

Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj I cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.

Dekreti i Presidentit është antikushtetues! Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje afati I ankimit nuk ka filluar akoma!

Në radhën e këshilltarëve të Presidentit është dhe z.Ilir Rusmajli, vallë opinioni i tij është pas kësaj vendimmarrje të nxituar?!

Kur Presidenti shkel ligjet, çfarë shprese mund të kemi se do t`i zbatojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, apo policia?!

Pse Himara nuk mund të ketë Zgjedhje të lira dhe te ligjshme?!
Nga Zyra Shtypit dhe Komunikimit BDMEG OMONOIA

Etiketa: beleriOMONIARama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Joe Biden dhe Natanyahu do të takohen në Uashington

TË GJITHA

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

16:01 : 09/10/2025

Serbia arreston një shqiptar me simbole të UÇK-së në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin

15:54 : 09/10/2025

260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjykatësit Astrit Kalaja

15:47 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025

Banorët e Babrroit kundër fabrikës së municioneve: “Kayo” po na grabit tokat

15:21 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Përshëndes vendimin, akt i rëndësishëm

15:17 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com