• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Joe Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial

19:13 : 02/07/2024
në BOTA
U.S. President Joe Biden delivers remarks on the Middle East in the State Dining room at the White House in Washington, U.S., May 31, 2024. REUTERS/Evelyn Hockstein

U.S. President Joe Biden delivers remarks on the Middle East in the State Dining room at the White House in Washington, U.S., May 31, 2024. REUTERS/Evelyn Hockstein

Presidenti Joe Biden e kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep presidentëve imunitet të gjerë nga ndjekja penale për aktet zyrtare të ndërmarra gjatë kohës që janë në detyrë, një vendim që do të ndikojë mbi gjyqin kundër ish-presidentit Donald Trump nën akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.

Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Biden. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, tha ai “kjo ka ndryshuar rrënjësisht”.

Ai shtoi se “unë do të respektoj kufijtë e pushtetit presidencial, siç kam bërë për tre vjet e gjysmë, por çdo president, përfshirë Donald Trumpin, tani do të jetë i lirë të injorojë ligjin”.

Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.

Lexo edhe:

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

“Afër katër vjet më parë, paraardhësi im dërgoi një turmë të dhunshme drejt Kapitolit për të penguar transferimin paqësor të pushtetit. Të gjithë e pamë me sytë tanë se çfarë ndodhi atë ditë. Sulmin ndaj policisë. Futjen në Kapitol. Tani, njeriu që dërgoi atë turmë në Kapitol po përballet me një dënim të mundshëm penal për atë që ndodhi atë ditë. Populli amerikan meriton të marrë një përgjigje nga gjykata para zgjedhjeve të ardhshme. Publiku ka të drejtë të dijë të vërtetën e asaj që ndodhi më 6 janar, para votimeve të këtij viti. Por, për shkak të këtij vendimi, kjo është shumë, shumë e pamundur. Është një veprim shumë i dëmshëm për njerëzit e këtij kombi”, tha Presidenti Biden.

Në një vendim historik 6-3, shumica konservatore e gjykatës, duke përfshirë tre anëtarë të emëruar nga ish-presidenti Trump, njeh imunitetin e ish presidentit Trump për disa prej veprimeve të tij dhe ia përcjell një gjykate të shkallës më të ulët përcaktimin e mënyrës se si do të zbatohet ky vendim. Zoti Trump ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje.

Ish-presidenti Trump ka mohuar çdo akuzë që lidhet me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, por ka pretenduar prej kohësh pa fakte se parregullsitë në votime dhe numërimin e votave i kushtuan atij humbjen e mandatit të dytë katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Këto ishin deklaratat e para të Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë pas debatit të parë presidencial me zotin Trump, ku paraqitja e tij, e cila u cilësua si e dobët, nxiti thirrjet që ai të tërhiqej nga gara./voa

Etiketa: BidenGjykata e larteTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

20:05 : 27/07/2025
BOTA

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

19:13 : 27/07/2025
BOTA

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025
BOTA

Trump shpërfill Macronin pas vendimit për njohjen e Palestinës:  Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi

18:03 : 25/07/2025
AKTUALITET

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

17:17 : 25/07/2025
BOTA

Dosja “Epstein” po kthehet në problem serioz për Trump

15:21 : 24/07/2025
Para

Ben Andoni për skandalin tek Onkologjiku: Ka shteruar parimi i humanizmit

TË GJITHA

Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta

19:04 : 28/07/2025

Mandatin e mori Xhuveli, por Zeqir Kordhoni nuk heq dorë! Kërkesë KAS: Mos njihni dorëheqjet

18:56 : 28/07/2025

Bastet “injorojnë” Vllazninë, Vikingur superfavorit në ndeshjen e kthimit

18:55 : 28/07/2025

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do ndodhnin 6 luftëra

18:48 : 28/07/2025

Joao Felix largohet nga Europa në moshën 25-vjeçare, firmos me Al Nassr

18:38 : 28/07/2025

Maturantët më të dobët në Gjuhën Shqipe se në Anglisht

18:28 : 28/07/2025

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

18:18 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com