• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teliti: Ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar, ndërtimi nuk njeh krizë. 356 mijë banesa janë bosh

14:16 : 01/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, deklaron se të dhënat e Censusit të publikuar pak ditë më parë nuk janë reale.

Teliti shprehet se ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi këto 11 vite, ekziston një sektor i cili krizë nuk njeh, përkundrazi, vazhdon të shënojë rritje marramendëse, dhe ai është sektori i ndërtimit.

Më tej ai pyet se si është e mundur që ndonëse 40% e pallateve të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë janë bosh, ndërtimi për kulla dhe pallate shumë katëshe vazhdon me ritme të larta?!

“Jetojmë në Shqipërinë e mjerimit, ku njerëzit largohen gjithnjë e më të shumtë, ku ndarja e familjeve për së gjalli është kthyer tashmë në normë, duke lënë pas cdo gjë, prindërit, të afërmit, miqtë e shokët, punën, karrierën, jetën e tyre.

Lexo edhe:

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri zbardh skemën: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies

Kujdes me ndërtimin, mos u joshni nga ofertat peshkuese!

Të dhënat e Censusit të publikuar pak ditë më parë nuk janë reale.

Sipas Eurostat, gjatë 11 viteve të fundit, largimi i shqiptarëve ka qenë masiv, mbi 900 mijë shqiptarë janë larguar dhe me konkretisht, 478 mijë shqiptare janë larguar me dokumente të rregullta, 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, dhe 311 mijë shqiptarë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Europë, pa përfshirë këtu vende si SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Australi, etj.

Ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi këto 11 vite, ekziston një sektor i cili krizë nuk njeh, përkundrazi, vazhdon të shënojë rritje marramendëse, dhe ai është sektori i ndërtimit, i betonit që derdhet lum çdo ditë e më shumë.

Sipas OECD, Eurostat dhe Instat, 356 mijë banesa janë aktualisht bosh, të pabanuara, ku pjesa më e madhe e tyre nuk janë në fshatrat e braktisur apo në zona rurale, por janë në qytete, me plot 180 mijë apartamente të pabanuara.

Ndërkohë që kemi kaq shumë apartamente të pabanuara, pse ndërtimi vazhdon të rritet me ritme dyshifërore?

Si është e mundur që me gjithë këtë ofertë të lartë, çmimet në vend që të uleshin e të ishin më të përballueshme për familjet dhe çiftet e reja, ato rriten me shpejtësi vit pas viti?

Si është e mundur që ndonëse 40% e pallateve të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë janë bosh, ndërtimi për kulla dhe pallate shumë katëshe vazhdon me ritme të larta?

Si është e mundur që nuk ka asnjë kontroll qeveritar për burimin e financimit të miliona e miliona m2 ndërtime të këtyre viteve, ndërkohë që nuk ka mbetur institucion ndërkombëtar pa ngritur shqetësimin e përdorimit të parave nga burime të dyshimta apo të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit?

Ka vetëm një shpjegim, qe i gjithë ky operacion “quasi spastrimi” të shqiptarëve dhe kthimin e vendit në një arenë pastrimi parash në sektorin e ndërtimit, janë politikë e vetë qeverisë, e konceptuar, menaxhuar, sponsorizuar po nga vetë qeveria në fuqi, me qëllimin okult të largimit të shqiptarëve nga vendi dhe mbretërimi përjetësisht në pushtet njësoj si paraardhësit e tyre të regjimit komunist.

Ndaj, te gjithëve ne na lind një detyrë, një përgjegjësi e madhe për ti thënë ndal shpopullimit, ndal largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre!

Ndaj të gjithë të bashkuar, në 11 korrik, të protestojmë për një Shqipëri normale, për një Shqipëri që i shërben njeriut, për një Shqipëri të konkurrencës së lirë e të ndershme, për një Shqipëri ku me zgjedhje të lira e të ndershme të jeni ju dhe vetëm ju qytetare që vendosni mbi të ardhmen e vendit.”- tha Teliti.

Etiketa: dorjan telitiemigrimindertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri zbardh skemën: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies

21:48 : 30/05/2026
AKTUALITET

Kujdes me ndërtimin, mos u joshni nga ofertat peshkuese!

14:58 : 20/05/2026
AKTUALITET

Paqja fiskale, rrezik për pastrim parash; Ekspertët: Sektor potencial mbetet ndërtimi

08:23 : 20/05/2026
AKTUALITET

‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

17:15 : 17/05/2026
AKTUALITET

“1 në 3 biznese paguan ryshfet për leje ndërtimi”, Teliti: Ekonomia shqiptare po deformohet

17:27 : 28/04/2026
AKTUALITET

Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, betonizimi rekord i Tiranës fshihet nga statistikat

08:35 : 19/03/2026
Para

Onkologjiku/ Rama i pakënaqur me hetimin e Valikajt: Është krim kundër njerëzimit

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom