Në fshatin Vloçisht të Bashkisë së Maliqit është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me grurë.
Në një kohë kur gruri është drejt korjes, persona të papërgjegjshëm kanë ndezur zjarr afër një zone me mbeturina duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme toke të mbjellë me grurë.
Një banor i zonës, sapo ka parë zjarrin, ka lajmëruar menjëherë Shërbimin Zjarrfikës të Maliqit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të Maliqit është bërë i mundur izolimi i flakëve dhe ndalimi i përhapjes së zjarrit.