• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjysma e popullsisë në emigrim

15:40 : 28/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Të dhënat e publikuara nga Censi 2023, në krahasim me të dhënat e regjistrit civil, sugjerojnë se së paku 48% e popullsisë ose 2.2 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë Shqipërisë, pa llogaritur këtu shqiptarët që kanë hequr dorë nga shtetësia apo fëmijët e emigrantëve që nuk janë regjistruar në atdhe.

Shqipëria duket se është bërë një atdhe emigrantësh, ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit. Të dhënat e analizuara nga BIRN të censusit të popullsisë 2023, të cilat u publikuan të premten nga Instituti i Statistikave dhe ato të Regjistrit Civil, i cili mbahet nga Ministria e Brendshme dhe që u morën nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi, sugjerojnë se i gjithë territori i vendit është prekur në masë nga fenomeni i emigrimit, i cili ka dërguar nëpër botë së paku 2.2 milionë njerëz përgjatë tre dekadave të fundit.

Të dhënat e Regjistrit Civil tregojnë se popullsia me shtetësi shqiptare në fund të vitit 2023 ishte 4,611,189 vetë ndërsa të dhënat e Censit 2023, të cilat pasqyrojnë situatën faktike të gjetur në shtator 2023, tregojnë se në Shqipëri banojnë 2,402,113 vetë. Diferenca e këtyre dy shifrave, më shumë se 2.2 milionë banorë, është popullsi me shtetësi shqiptare që jeton jashtë vendit.

Popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit ka gjasa është edhe më e madhe se sa kaq nëse marrim parasysh se një pjesë e emigrantëve kanë hequr dorë nga shtetësia ose nuk i kanë regjistruar në Gjendjen Civile shqiptare fëmijët që kanë lindur jashtë.

Të dhënat e ndara sipas qarqeve tregojnë se të gjitha qarqet janë prekur nga emigrimi, ndonëse në përmasa të ndryshme. Qarku i Vlorës, ku përfshihen bashkitë Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol duket se ka përqindjen më të lartë të popullsisë në emigrim. Regjistri Civil shënon si popullsi në këtë qark 390 mijë vetë, por INSTAT gjeti në shtatorin e kaluar vetëm 243 mijë vetë, gjë që do të thotë se 62% e popullsisë atje jeton jashtë Shqipërisë.

Lexo edhe:

Dhunë dhe detyrime, BE largon emigrantët që nuk përfitojnë statusin e azilit

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

Qarku i Gjirokastrës është i dyti për nga përqindja e lartë e popullsisë jorezidente me 58% ndërsa në Lezhë kanë emigruar 56% e në Shkodër, 55% e popullsisë. Në anën tjetër, Tirana, Dibra dhe Berati kanë një shkallë emigrimi krahësimisht më të ulët. Këtu, rreth 37% e popullsisë me shtetësi mungoi në censin e vitit të kaluar.

Për nga numri faktik, Qarkut të Tiranës i mungojnë rreth 450 mijë shtetas ndërsa në Fier mungojnë 271 mijë vetë, pasuar nga Durrësi ku mungojnë 248 mijë vetë, Vlora me 243 mijë vetë.

Sipas të dhënave të Censit, 32% e popullsisë në Shqipëri jeton aktualisht në Tiranë, pasuar nga Elbasani dhe Fieri me 10% secili dhe Durrësi me 9%./BIRN

Etiketa: Censiemigrimgjysmapopullsia

Lajme të lidhura

BOTA

Dhunë dhe detyrime, BE largon emigrantët që nuk përfitojnë statusin e azilit

14:48 : 02/06/2026
AKTUALITET

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

13:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Shpopullimi kambanë alarmi”/ PD: Shqipëria regjistroi rënien më të lartë të popullsisë në rajon

11:54 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

08:27 : 22/05/2026
AKTUALITET

Nga Iraku në Britani, kush është “koka” e rrjetit të kalimeve ilegale në Kanalin Anglez

08:53 : 12/05/2026
AKTUALITET

Kur emigracioni i ndihmon sundimtarët e këqij të mbijetojnë

09:29 : 09/05/2026
Para

Asgjësohen 183 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 29-vjeçari

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom