Jemi në gushtin e vitit 2009 në plazhin e Durrësit, në kulmin e sezoni turistik. E gjithë zona është e pushtuar nga turistët të cilët janë duke shijuar bregdetin e Adriatikut për ti shpëtuar sadopak temperaturave të larta.
Por zhurma e turistëve do të zëvendësohej shumë shpejt nga ajo e armëve. Një shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në afërsi të pistës së vogël Iliria la të vdekur 5 persona dhe dy të plagosur. U desh pa kohë sa të sqarohej se kishte qënë një aksion policie për të arrestuar të shumë kërkuarin në atë kohë Dritan Dajtin.
Si pasojë e të shtënave me armë u vranë katër oficer policie dhe Ledjon Mara , një nga personat që ishtë në makinë me Dritan Dajtin.
Siguria ishte tronditur rëndë për shkak se ishin ekzektuar Kastriot Feskaj, Fatos Xhani,Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari të katër oficerë të operacionales në drejtorinë e përgjithshme të policisë.
I plagosur mbeti edhe objektivi i operacionit të policisë Dritan Dajti, ndërsa në pranga ra dhe kunati i tij ,Ergest Xhoxhi.
Me këtë bilnac tragjik mori fund dhe arratia 6 vjeçari e Dritan Dajtit, një nga personat më të kërkuar në atë kohë nga drejtësia shqiptare. Ky personazh ishtë në arrati prej nëntorit të vitit 2003, ku u largu nga Gjykata e Tiranës, ku pritej të zhvillohej gjyqi për vrasjen e një biznesmeni, ngjarje për të cilën akuzohej Dajti.
Sipas prokurorisë në atë kohë ai kishte vrarë biznesmenin e ndërtimit Agim Beqa, pas një konflikti për ndërtimin e një pallati në rrugën Haxhi Hysen Dalliu, në Tiranë.
Sipas provave të asaj ditë Dritan Dajti i kishte kërkuar togës së shoqërimit të shkontë në tualet. Pikërisht në këtë vend ai ka gjetur një pistoletë dhe më të ka kërcënuar policët që të mos e pengonin në rrugën e tij për dalë në ato ambjente. Më pas ka dalë nga gjykata dhe në rrugë po e priste një motorr më të cilën është larguar. Pas kësaj arratisje spektakolare , Dritan Dajti ka filluar jetën në arrati duke u bërë kthyer në një nga personat më kërkuar në Shqipëri.
Dritan Dajti duket se ishte kthyer në hije për policinë shqiptare deri në 7 gusht 2009, kur ai u ndoq nga policia në Durrës dhe në drekën e asaj ditë u vendos për të ndërhyrë dhe kryer prangosjen e tij.
“Pikërisht në këtë datë këta punonjës policie kanë mbajtur nën vëzhgim të pandërprere në zonën “ Iliria” në lagjen nr.13 Plazh, Durrës shtetasin Dritan Dajti dhe rreth orës 13.45 minuta kanë konstatuar automjetin e tipit Volskëagen “Touareg“ ngjyre e zezë me targa CR535FR.”- Dosja e Prokurorisë
Por operacioni nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar nga efektivet pasi hasën në rezitencën e Dritan Dajtit. Vendi i ngjarjes nga mënyra se si është përshkruar në dosjen hetimore i ngjan xhirimit të një filmi aksion.
Pas marrjes së informacionit se objektivi ndodhej në zonën e plazhit në Durrës, policia ka rrethuar makinën që udhëtonte Dritan Dajti nga të gjitha krahët me tre automjete dhe një motorr ku udhëtonte polici Altin Dizdari.
“Grupi operacional është afruar në drejtim të mjetit tip “Touareg “ me tre automjetet e tyre dhe më konkretisht me autoveturën tip golf ngjyrë blu brenda së cilës kanë qënë punonjësit e polcisë Altin Xhepa dhe Petrit Sulkaj. Në automjetin e dytë tip Ford fiesta ngjyrë jeshile kanë qënë punonjësit e policisë Kastriot Feskaj dhe Florian Meko. Ndërsa në mjetin e tretë tip renault ngjyrë gri kanë qënë efektivat Perlat Leli , Flamur Gashi dhe Sajmir Duçkollari”- Dosja e Prokurorisë
Sipas dosjes së hetimore të prokurorisë së krimeve të rënda ai kishte qëlluar me dy pistoleta ndaj punonjësve të policisë dhe i pari që u ekzekutua ishte Fatos Xhani, i cili kishte hapur derën e makinës ku ishte Dajti me thirrjen ndal policia. Po nga brenda makinës ai qëllon nga krahu i djathë i makinës sejdilja e pasme me dy armë zjarri ku për pasojë vritet Sajmir Duçkollari. Ndërsa vrasja e Altin Dizdarit sqarohet kështu në materialet hetimore.
“Personi që qëlloi nga brenda “Touareg-ut” dhe vrau dy punonjësit e policisë Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga dera e pasme e mjetit krahu pas shoferit dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari.Nga shkëmbimi i zjarrit pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari si dhe shtetasi Ledion Mara i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin.”- Dosja e Prokurorisë
Ndërkohë që ndodhin këto efektivët e policisë Petrit Sulkaj dhe Kastriot Feskaj janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit Ergest Xhoxhi, Ledjon Mara dhe një person i paidentifikuar.
Polici Petrit Sulkaj ka ndaluar për momentin një djalë të ri të moshës rreth 25 vjec , 1.80 m i gjatë të cilin e ka rrëzuar në tokë. Punonjësi i Policisë Florian Meko ka neutralizuar dhe prangosur shtetasin Ervis Xhoxhi të cilin ka tentuar ta largojë nga vendi ku po zhvillohej ngjarja pasi kishte shumë të shtëna me armë zjarri.
Personi i kapur nga Petrit Sulkaj ka mundur ti largohej këtij të fundit dhe në ndjekje të tij është vënë polici Kastriot Feskaj duke u futur në një rrugicë aty afër.
Pasi ka kryer këto veprime Dritan Dajti vazhdoi rrugën në drejtim të plazhit. Me pistoletën që mbante në dorë ka qëlluar dy herë në drejtim të Petrit Sulkës i cili kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh në momentin që po përleshej me personin që arriti të largohej.
Personi i paidentifikuar që u ndoq nga Kastriot Feskaj u ndalua nga ai.Por kjo gjë është parë nga Dritan Dajti thotë prokuroria i cili është afruar dhe ka qëlluar dy herë nga pas efektivin e policisë. Personi i paidentifikuar arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe ende dhe sot nuk është bërë e mundur kapja dhe identifikimi i tij.
Dritan Dajti largohet drejt plazhit dhe gjatë kësaj kohë plagos dhe një kalimatrë të rastit. Më pas të gjithë efektivet kanë mundur ta ndalojnë Ditan Dajtin dhe panë që kishte mebtur i plagosur dhe që pistoleta e tij nuk kishte më fishekë për të qëlluar.
“Në ndihmë të këtyre punonjësve të policisë kanë ardhur dhe efektiva të tjerë policie të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e personit me pistoletë në dorë. Pranë tij është afruar polici Petrit Sulkaj i cili ka arritur ta prangosë. Në këtë moment personi i prangosur është vetëidentifikuar si Dritan Dajti.”- Dosja e Prokurorisë
Nga këtu më pas do të niste edhe beteja 15 vjecare e Dritan Dajtit me drejtësinë, të cilën e futi në vështirësi për të funksionuar, jo pak herë. Procesi i tij gjyqësore ka qënë një ndër më të gjatët fillimisht në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Në këtë gjykatë në ngarkim të tij u zhvilluan rreth 300 seanca ku sistemi nuk arriti që ti gjente një avokat mbrojtës. Askush nuk merrte persipër mbrojtje e Dritan Dajtit, ndërsa avokatët e caktuar nga shteti refuzonin ta bënin një gjë të tillë, duke përdorur argumeta në ndryshëm. Ndërsa në Gjykatën e së Parë për krimet e Rënda dhe atë të Apelit ai bënte kërkesa të ndryshme proceduriale duke konsmuar gjyqtarët dhe dukshmë ishte pjesë e një strategjie të mirëmenduar për të zvarritur gjyqin.
Procesi gjyqsorë u zhvillua në një situatë jo të qetë edhe për gjykatësit ku në atë kohë u raportua se u kërcënua anëtari i trupës, Ardit Mustafaj. Ai sëbahsku me familjen e tij u morën në mbrojtje por asnjëhrë nuk u faktuar se kërcënimi kishte ardhur për shkak të procesit që zhvillohej ndaj Dritan Dajti.
Në proces Dajti pati përplasje të shumta me gjyqtarët dhe më e forta ishte ajo me kryesuesin e trupës Idriz Mulkurtin, për të cilin bëri disa kërkesa për ta larguar. Një ndër argumetat që përdori ai ishte edhe lidhja e dashuri mës kunatit të tij Ergest Xhoxhi me vazjën e gjyqtarit. Ai solli ne seancën gjyqsore një fotografi të cilit ishin ulur në një tavolinë, por që nuk mor në konsideratë si fakt që mund të largonte Mulkurtin nga trupa e gjykimit. Gjyqtari Mulkurti nuk hoqi dorë nga gjykimi dhe në korrik të 2014 ai sëbashku me katër kolegët e tij dha vendimin me burgim të përjtshëm për Dritan Dajtin.
Por nuk do të mbaronte këtu përballja e Dritan Dajtit me drejtësinë pasi do të niste betejën e tij në gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, ku ai kërkoi rishikimin e vendimin dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar për të si një e drejtë që i takonte. Ky hap ligjor do të bente që ai të përfitonte uljen e dënimin me 25 vite burg. Një teleonvele e gjatë u zhvillua në këtë gjykatë ku njeri pas tjetrit ranë gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda pasi ishin konsumuar në kërkesat të ndryshme ligjore që Dritan Dajti kishte bërë në këtë gjykatë përgjatë disa viteve proces.
Qëveria e Gjyqësorit në atë kohë ,Këshilli i Lartë i Drejtësisë u vu në vështirësi për gjetjen e gjyqatrëve të cilët duheshin për të gjykuar këtë çështje, duke qënë se ata të Apelit të Krimeve të Rënda ishin konsumuar.
Në fund u gjet një zgjidhje duke deleguar gjyqtarë nga gjykatat e apeleve të rretheve, duke formuar një pesëshë që mund ta gjykontë Dritan Dajtit pa pasur konflikt interesi dhe pa dhënë dorëheqje. E gjithe kjo zgjati gati 5 vite nga dhënia e vendimit në gjykatën e shkallës së parë.
Në 8 shkurt 2019 në një seancë maratonë të Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e përbërë nga një pesëshë të ardhur nga apeli i Vlorës dhe Shkodrës ndryshuan vendimin me burgim të përjetshëm. Ata pranuan gjykimin e shkurtuar kërkesë e bërë nga Dritan Dajti duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Dajti tashmë deri në atë kohë kishte kryer 10 vite paraburgim dhe llogaritej që të kishte kryer 15 vite të dënimit të ri.
Megjithatë jo të pestë gjyqtarët kishin qënë dakord me pranimin e gjykimit të shkurtuar pasi dy prej tyre Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha ishin kundër.
Tre gjyqtarët e tjerë Skënder Damini,Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla bënë që shumicën që i mundësuan Dritan Dajtit që të shpëtojë nga burgimi përjëtshëm.
Prokuroria për Krime të Rënda nisi një hetim për korrupsion për tre gjyqtarët që, morën vendimin në favor të Dritan Dajtit. 3 ditë pas vendimit me urdhër të gjykatës u zhvilluan kontrolle në banesat e tre gjyqatrëve Skënder Damini , Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla. Në shtëpinë e të parit u gjetën rreth 17 mijë euro. Kontrolle u kryen edhe në banesat e dy gjyqtarëve të tjerë por që nuk u gjet asnjë send i jashtëligjshëm. Gjithashtu ata u morën në pyetje në polici por që nuk u përfitua asnjë element me vlerë nëse ata kanë vendosur nën korrupsion në rastin e Dritan Dajtit.
Disa veprime të tjera hetimore u kryen përgjatë muajve në vijim por që prokuroria në fund nuk mundi të faktojë akuzën e ngritur duke u detyruar që të kërkojë pushimin e hetimeve në Gjykatën e Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo e fundit ia ktheu pas dosjen dy herë prokurorisë për të kryer hetime shtesë dhe sërish , tashmë Prokuroria e Posaçme ,SPAK nuk mundi të gjente prova.
Në 26 tetor 2020 përfundimisht kjo çështje u pushua duke bërë që dyshimet se kishim të bënim me një çështje të mos vertetoheshin dhe Dritan Dajti të vazhdontë të kryente dënimin e mbetur , me shpresën për tu liruar.
Disa ditë pas ndryshimit të vendimit nga Apeli i Krimeve të rënda ,prokuroria bën rekurs të këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. Në këtë kohë kjo gjykatë nuk ishte në ditët e saj më të mira pasi kishte mbetur vetëm 1 anëtarë për shkak se gjyqtarët ose ishin shkarkuar nga vetingu,ose kishin dhënë dorëheqjen. Për pasojë shqyrtimi i këtij ankimi do të vononte pasi procesi i emërimit të gjyqtarëve të rinj do të zgjaste. Në fakt ashtu ndodhi dhe rekursi i prokurorisë për këtë çështje filloi shqyrtimin e tij në datën 4 qershor të këtij viti.
Kërkesa e parë që Dritan Dajti i bëri gjykatës ishte përjashtimi i anëtarit të trupës Medi Bici, e cila miratohet duke e zëvendësuar më një gjqytarë tjetër.
Përjashtimin nga trupa që do ta gjykonte në shkallën e fundit të sistemit të drejtësisë në vend Dritan Dajti, bëri edhe për gjyqtarin ,Sandër Simonin. Përjashtimi i Simonit u kërkua me argumentin se ekzistojnë shkaqe të njëanshmërisë së tij dhe se gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat objekt të këtij procedimi. Sandër Simoni ka qënë pjesë e Gjykatës për Krimet e rënda dhe drejtues i saj për disa vite, aty ku Dajti zhvilloi një ndër proceset më të gjata penale në vendin tonë.
Pavarësisht pretendimit të Dajtit gjykata e lartë vendosi që kërkesa e tij të mos pranohet duke bërë të mundur vazhdimin e gjykimit në dhomën e këshillimit. Në datën 11 qershor u zhvillua seanca ku trupa e përberë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja të prishin vendimin e shumëdiskutuar të ish Apelit të Krimeve të Rënda . Ata vendosën të rikthejne dënimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin si autor i katër oficerëve të policisë. Ky vendim i dha fund sagës së Dritan Dajtit me drejtësinë shqiptare, duke i shuar shpresat atij për një lirim të shpëjtë nga qelia.
Pas ezaurimit të Gjykatë së Lartë në sistemin e drejtësisë ne vend Dritan Dajtit i mbetet mundësia për ta dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese për të parë nëse janë zbatuar ligjet siç duhet. Gjithashtu një opsion mbettë edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriu për të verifikuar nëse ndaj tij është bërë një proces i rregullt ligjor në vendin tonë.
/Emisioni “Kronos”