• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja Rrumbullaku-Balla/ Çfarë fsheh urdhri për “verifikime” në Komisariatin 4

13:47 : 25/06/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, premtoi verifikimin e të gjithë linjës drejtuese të Komisariatit nr.4 në Tiranë, pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore arrestoi oficerin e Krimeve, Kastriot Palushi, i cili i mori 50 mijë lekë një qytetari për heqje e një denoncimi.

Arrestimi, megjithëse u shpërnda me bujë nga Policia e Shtetit, në fakt është një rast i rëndomtë dhe që ka ndodhur edhe më parë në radhët e uniformave blu.

Asnjëherë deri më tani, për këto çështje minore, nuk është urdhëruar verifikimi i të gjithë kuadrit drejtues, për shkak të veprimeve të një punonjësi.

Por, pikërisht ky reagim i fortë dhe jo-proporcional, kur duhet theksuar se nuk është mbajtur edhe kur drejtues të Policisë së Shtetit janë përfshirë në vepra shumë më të rënda penale, duket se fsheh diçka tjetër.

Lexo edhe:

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

21 kandidatë në garë/ Zgjidhen sot drejtuesit për 4 qarqet vakant në Policinë e Shtetit

Reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Më shumë ngjan me një përplasje mes drejtuesve të lartë të uniformave blu, e cila po zhvillohet në një terren periferik, në rangun e komisariateve.

Shigjetat e drejtor Rrumbullakut duket se janë drejtuar drejt Shefit të Komisariatit 4, Sali Skura.

Në dhjetor 2023, Rrumbullaku nënshkroi transferimin e Skurës nga Komisariati i Librazhdit, drejt Tiranës.

Burime të brendshme nga Policia e Shtetit thonë se ky transferim është kryer me “porosi” të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili, prej shumë vitesh kontrollon politikisht vendlindjen e tij, Librazhdin.

Por, megjithëse Rrumbullaku ka firmosur vetë transferimin e Sali Skurës në komisariatin 4, duket se diçka të tillë e ka kryer pa dëshirë dhe “me imponim” nga lart.

Sali Skura nuk është aspak emër i panjohur për opinionin publik. Në vitin 2016, ai ishte shef i komisariatit 5 në Tiranë, që përfshin zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit, etj.

Në përgjimet e dosjes “184” të ish-Krimeve të Rënda, për vjedhjen e votave në Dibër, Skura shfaqet aktiv duke punuar në favor të Partisë Socialiste.

Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, dilte që Sali Skura kishte angazhuar forcat e komisariatit 5 për të bllokuar autobusët dhe mjetet e tjera të dibranëve me banim të përkohshëm në Kamës, për të udhëtuar drejt Dibrës, ku do të votonin për zgjedhjet e pjesshme lokale që zhvilloheshin në atë qytet.

Por, emri i Sali Skurës u “zhduk” nga dosja hetimore, me shumë mundësi për faktin se kunati i tij, Vladimir Mara, ishte njëri nga prokurorët që ka trajtuar dosjen “184”. Mara aktualisht është prokuror në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

(Montazh) Pjesë nga përgjimet audio të Sali Skurës dhe prokurori i SPAK-ut, Vladimir Mara

Pasi u shfaq në këtë skandal hetimor, Sali Skura u largua “me lezet” nga Tirana. Fillimisht shkoi në Komisariatin e Kavajës dhe, deri në fund të vitit të kaluar, ishte në Librazhd.

Për shkak të “shërbimeve politike”, Sali Skura u rikthye “më nal’t”, në Komisariatin nr.4, në Tiranë, që përfshin një zonë shumë afër qendrës së kryeqytetit.

Tashmë, kur ka më pak se 5 muaj në këtë detyrë, Sali Skura duhet të përballet me “furinë” e Drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullakut.

“Duhet të evidentohet shumë qartë, me një punë të shpejtë dhe profesionale, e gjithë përgjegjësia e linjës drejtuese për sa i përket rastit konkret, duke marrë masat përkatëse. Drejtuesit e strukturave ngarkohen me përgjegjësi direkte për veprimet e tyre dhe të vartësve, ndaj kërkoj një verifikim të plotë të rastit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Tashmë, pritet të shihet se si mund të jetë reagimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

 

Etiketa: BallaKastriot PalushiKomisariatin 4perplasjapolicia e shtetitrrumbullakuurdheriverifikime

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

17:59 : 02/06/2026
AKTUALITET

21 kandidatë në garë/ Zgjidhen sot drejtuesit për 4 qarqet vakant në Policinë e Shtetit

10:55 : 02/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Zgjohet më në fund dhe Lamallari: Rojet të ndiqen penalisht, indiferenca e policëve e pajustifikueshme

14:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

14:50 : 25/05/2026
AKTUALITET

Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, zbardhen emrat e kandidatëve

13:08 : 25/05/2026
AKTUALITET

Kokaina dhe prostitucioni i luksit përmbysin provincën shqiptare

08:05 : 12/05/2026
Para

Basha nuk dorëzohet: Rekurs deri në Europë për logon, unë jam alternativa për shqiptarët

TË GJITHA

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom