Gjykata e Tiranës ka caktuar masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT.
Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë e punonjës.
Ky vendim është bërë me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, kurse masat u dhanë nga gjyqtarja Armela Hansantari pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës për medikamentet në Spitalin Onkologjik.
Në hetime u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh, prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale. Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapi) për të provuat dyshimet se ilaçet spitalore shiteshin tek privati.
Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa ‘arrest shtepie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ per mjekë dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik:
1-Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
2-Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
3-Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
4-Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
5-Halil Gashi
6-Florian Marku (administrator i Flori Farma)
7- Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Prokuroria bën me dije se është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
Gjithashtu është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10.000 Euro në subjektin farmaceutik ‘Flori Farma’.
- Njoftimi i Policisë së Tiranës:
“Nga ana Sektorit per Hetimin e krimit eko dhe financiar ne DV P Tirane në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pas një pune disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.5071/2023 është bërë i mundur finalizimi i operacionit ‘Kobalti’.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje si më poshtë vijon:
1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT), i akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.
2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT), i akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik), e akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
5. Halil Gashi, i akuzuar për ‘Fshehje të të ardhurave’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.
6. Florian Marku, administrator i Flori Farma i akuzuar për veprën penale te ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabande’ dhe ‘Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabande’.
7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore ‘Megis’ dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’e akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’ nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror ‘Nënë Tereza’ si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.
Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik ‘Flori Farma’.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të ‘Kontrabandë me mallra të tjerë’ Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ , ‘Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë’, dhe ‘Shpërdorim detyre’.”