• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja shqyrton sot padinë për shfuqizimin e taksimit të profesioneve të lira

08:48 : 18/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ditën e sotme në një seancë të hapur padinë, ku kërkon shfuqizimin tek ligji “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, nenin për profesionet e lira. Nga 1 janari i këtij viti, kur ligji i ri nisi zbatimin me profesionet e lira, është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese.

Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Më 25 prill Kushtetuesja pranoi që të marrë në shqyrtim padinë e Partisë Demokratike, ndërsa në një njoftim të ndarë në faqen zyrtare theksonte se kjo padi do të shqyrtohet bashkë me dy të tjera.

Bëhet fjalë për padinë e depozituar në mars për shfuqizimin e ligjit nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA), si edhe padia e Avokatisë së Shqipërisë për moszbatimin e ligjit si antikushtetues. Kjo është padia e tretë e depozituar në Gjykatën Kushtetuese më 19 prill, ndërsa nismës së avokatit Lulzim Alushaj iu bashkuan masivisht 400 profesionistë, si: avokat, përkthyes, financiarë, agjentë të shitjeve të pronave etj, edhe shoqata biznesi.

Sipas ligjit të ri, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira (26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione) nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %. Që nga 1 janari i këtij viti, rreth 17 mijë profesionistë të lirë dhe të vetëpunësuar në Shqipëri po tatohen 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për fitimet mbi këtë shumë.

Fillimisht u tha se shpenzimet për ata që nuk kanë mbajtur regjistër gjatë vitit të kaluar, do të llogariten duke ulur një referencë prej 30% që janë shpenzime të zbritshme, mbi fitimin e gjeneruar. Profesionistët e lirë kanë ngritur shqetësimin se ligji nuk po zbatohet në mënyrë korrekte, pasi nuk po aplikohet kjo zbritje.

Lexo edhe:

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

Për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.

Qindra profesionistët e lirë mbajtën një protestë më 13 Qershor para Gjykatës Kushtetuese, të cilët i bënë thirrje kësaj gjykate për të marrë një vendim, duke e shfuqizuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat ndaj profesioneve të lira, e cila sjell eliminimin e shtresës së mesme në Shqipëri.

Deri më tani, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese “të reformuar të drejtësisë së re”, kanë treguar se janë “ushtarë” të bindur të kryeministrit Edi Rama, duke marrë çdo vendim në favor të tij. Ky i fundit ka ndërmarrë një nismë ligjore, duke i shpërblyer me rritje “galopante” të pagave, por ende nuk po gjen votat e mjaftueshme në Kuvend, pasi për miratimin e atij ligji duhen 84 vota, kështu që duhet të bindë dhe një pjesë të opozitës.

Llogaritë elektorale/ Taksimi i profesioneve të lira i heq Ramës të paktën 9 deputetë

Etiketa: Gjykata Kushtetuesepadiaprofesionet e lirataksimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

16:37 : 24/10/2025
AKTUALITET

Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

11:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

10:36 : 18/10/2025
AKTUALITET

GJK i hapi rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas, Berisha: Po shkelmon ligjin

13:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
Para

Gazetarja: Në Tiranë janë ndërtuar 7 mln metra katrorë, vlera nga shitja shkon 15 mld euro

TË GJITHA

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

19:18 : 24/10/2025

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

18:46 : 24/10/2025

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025

EMRI/ Arrestohet në brigjet greke skafisti nga Saranda, zbulohet një sasi e madhe droge

18:15 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com