• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strasburgu rrëzon pretendimet e Koço Kokëdhimës për përjashtim të padrejtë nga Kuvendi

15:56 : 12/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut shqyrtoi të martën ankesën e ish-deputetit socialist, i cili e konsideroi të padrejtë përjashtimin e tij nga parlamenti në vitin 2016. Konkluzioni i gjykatës ishte që përjashtimi për konflikt interesi në lidhje me shitjet e një kompanie interneti nën pronësinë e tij për institucionet shtetërore ishte një vendim i drejtë.

Gjykata e Strasburgut konsideroi të drejtë përjashtimin nga parlamenti për konflikt interesi dhe hodhi poshtë pretendimet e ish-deputetit Koço Kokëdhima për cënim të të drejtave të tij zgjedhore apo cënim të reputacionit duke konfirmuar vlefshmërinë e shkarkimit nga detyra të deputetëve të cilët, në çfarëdolloj mënyre, përfitojnë apo bëjnë biznes me asetet publike.

Vendimi, i publikuar në faqen e internetit të gjykatës, kritikon si “për të ardhur keq” faktin që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nuk iu përgjigj kërkesës për këshilla të deputetit në kohën kur ky po pyeste mbi konfliktin e mundshëm të interesit por nuk e sheh këtë si një argument për të justifikuar deputetin.

Koço Kokëdhima u bë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe u përjashtua në vitin 2016 nga Gjykata Kushtetuese, e cila shpalli mandatin e tij të pavlefshëm për shkak se në një periudhë në fillim të mandatit të tij si deputet, kompania Abissnet, nën pronësinë e tij, pati kontrata të furnizimit me internet të institucioneve të ndryshme publike. Kokëdhima e shiti kompaninë gjashtë muaj pas marrjes së mandatit të deputetit, por kjo nuk e bindi Gjykatën Kushtetuese në atë kohë. Para se ta shiste, ai pati dërguar një kërkesë për interpretim në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, por nuk kishte marrë përgjigje.

Mungesa e përgjigjes ishte një argument shtesë për Kokëdhimën, i cili u ankua në Strasburg me argumentin se interpretimi ligjor i Gjykatës Kushtetuese kishte qenë tepër i gjerë ndërsa kontratat e internetit nuk jepnin përfitime domethënëse për të. Ai u ankua gjithashtu se e drejta e tij për jetë private ishte cënuar për shkak se përjashtimi nga parlamenti ishte raportuar gjerësisht në media, duke i dëmtuar rëndë reputacionin.

Lexo edhe:

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

Gjykata e Strasburgut konfirmoi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë duke rrëzuar pretendimin se deputeti nuk ishte në gjendje të parashikonte konfliktin e interesit në mungesë të një shpjegimi nga autoritetet ndërsa pretendimi për cënim të jetës private u hodh poshtë me argumentin se raportimi mediatik ishte rrjedhojë e veprimeve të atij vetë.

“Gjykata Kushtetuese [e Shqipërisë] vuri në dukje faktin që z. Kokëdhima e shiti kompaninë e tij vetëm më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjes. Gjykata [e Strasburgut] nuk e gjeti këtë përqasje arbitrare apo dukshëm të paarsyeshme,” thuhet në një njoftim për shtyp të gjykatës. “Për më shumë, z. Kokëdhima duhej të dinte mbi ligjet e aplikueshme dhe për rrjedhojë duhej ta kishte parashikuar se vijimi i përfitimit nga të ardhurat e krijuara nga kontratat me autoritetet publike në rolin e tij të ri si deputet mund të përbënte konflikt interesi.”

Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë mes të tjerash që “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”

Në zbatim të këtij neni, deputeti Ilir Beqaj humbi mandatin në vitin 2011 pasi një kompani në bashkëpronësi të tij fitoi një tender nga Bashkia e Durrësit. Ndërsa deputetja aktuale Olta Xhaçka i ka shpëtuar gjykimit në Gjykatë Kushtetuese pasi shumica parlamentare socialiste ka refuzuar të zbatojë kushtetutën. Xhaçka akuzohet se ka përfituar në mënyrë indirekte një sipërfaqe plazhi në shërbim të një biznesi të bashkëshortit./BIRN

Etiketa: Gjykata e Strasburgui padrejtëKoço KokëdhimaKuvendiparlamentiperjashtimrrëzonvendimi

Lajme të lidhura

BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
AKTUALITET

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

17:24 : 04/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

15:07 : 04/06/2025
Para

Euro 2024/ Buffon: Ndaj Shqipërisë ndeshja më delikate, kanë tifozeri të zjarrtë!

TË GJITHA

Furnizonte me kokainë lokalet në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari nga Tirana

10:42 : 06/06/2025

Falja e namazit të Kurban Bajramit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

10:38 : 06/06/2025

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

10:15 : 06/06/2025

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025

Tuneli i Skerfiçës, burim rreziku, mungesa e energjisë dhe zjarrfikësve kërcënojnë sigurinë e shoferëve

09:58 : 06/06/2025

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht!

09:53 : 06/06/2025

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

09:50 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com