• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Sistemet TIMS dhe E-Gate janë në duart e krimit

20:38 : 08/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha e nisi fjalimin e ti të përnatshëm me zgjedhjet evropiane, duke iu referuar pamundësimit të qëllimshëm, sipas tij, nga mazhoranca qeverisëse të votës së emigrantëve.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që votojnë në Bashkimin Europian, që votën e tyre ta japin partitë e qendrës së djathtë në shtetet që ata jetojnë.

Më tej ai tha se te dosjet “Metamorfoza” të SPAK-ut gjenden Edi Rama, Taulant Balla, Engjëll Agaçi, zyrtarët, qeveritarët, gjykatësit dhe prokurorët më të lartë të lidhur me kriminelët.

Berisha deklaroi se gjatë qeverisjes së tij në vitet 2005-2009, sistemet TIMS dhe E-Gate u instaluan nga SHBA dhe garantuan liberalizimin e vizave. Sipas tij, ‘këto sisteme janë sot në duart e krimit’.

Lexo edhe:

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

“Të dashur miq, sot përsëri dhe nesër në mbarë Europën vazhdojnë zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe institucionet e reja të BE.

Fati e ka sjellë që shqiptarët të jenë sot më shumë votues në Europë sesa në vendin e tyre.

Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë anëtarët dhe mëbshtetësit e PD kudo që janë të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Në tërësi të votojnë për Forza Italia në vendin fqinj, Nea Demokracinë, CDU-në, të votojnë Partinë Popullore Austriake, të votojnë partitë e qendrës së djathtë në Kroaci, Slloveni dhe mbarë vendet e tjera.

I ftoj të votojnë kandidatët shqiptarë kudo që janë.

I ftoj të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët më të mirë që ata besojnë.

Le të votojnë për ne dhe për Shqipërinë, në emër tonë dhe të shqiptarëve.

Zoti i bekoftë!

I garantoj se në këtë vend zgjedhje të tjera nuk do zhvillohen pa votën e tyre, pa pjesëmarrjen e tyre.

Le të tmerrohet Edi Rama nga vota e tyre, por zgjedhje Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe emigracionit.

Të dashur miq, çdo ditë këto javët e fundit është folur për narkoshtetin e Edi Ramës.

Mediat evropiane dhe botërore përsëri u kanë rënë sirenave të alarmit për instalimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Miqtë e mi, ato që kanë përshkruar mediat italiane, gjermane, amerikane dhe të vendeve të tjera, iu garantoj se janë vetëm maja e ajsbergut.

Ato nuk janë, thashë dhe njëherë, asgjë më shumë se maja e një ajsbergu mbi të cilin është sot, apo noton sot Shqipëria dhe shqiptarët.

Ato nuk përshkruajnë as një të dhjetën e asaj që fshehin Metamorfoza e parë, e dytë dhe e treta që vjen.

Tek dosjet Metamorfoza ju gjeni Edi Ramën, Taulant Ballën, Engjëll Agaçin, zyrtarët më të lartë, qeveritarët më të lartë, gjykatësit më të lartë, prokurorët më të lartë, ata drejtues të botës së krimit në Shqipëri.

Tek këto dosje janë dëshmitë më flagrante të porositjes së vrasjeve nga politikanë.

Janë dëshmitë më flagrante të vizitave, telefonatave të bosëve më të rrezikshëm të krimit, pra jo vetëm Luftar Hysës, por edhe Ndokëve, Rrajave, Bajrëve, Troplinëve, Avdylëve, Çelëve në zyrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në zyrat e qeveritarëve.

Në këto dosje janë pazaret kriminale që këto bosë mafiozë, këta vrasës mizorë, këta trafikantë të shpërfytyruar kanë bërë me Edi Ramën, me Taulant Ballën, me gjykatës, prokurorë, oficerë të lartë policie, ministra dhe zyrtarë të tjerë.

Në këto dosje janë varret e dhjetëra e dhjetëra shqiptarëve, viktima të krimit të lidhur këmbë e kokë me shtetin.

Në këto dosje janë grabitjet e dhjetëra mijëra hektarëve tokë dhe shndërrimi i tyre në resorte me firmën e Edi Ramës.

Në këto dosje transporti me baule diplomatike i dhjetëra e qindra milionë eurove të grupeve më të rrezikshme të trafikut të Europës në Shqipëri.

Në këto dosje janë transporti me baule diplomatike dhe rrugë të tjera i kontejnerëve, i bauleve me narko-euro.

Në këto dosje miqtë e mi janë lejet me 30 përqind ryshfet për Edi Ramën të kullave të drogës dhe korrupsionit, dëshmi e tmerrshme e skllavërimit të shqiptarëve nga narkoshteti.

Te këto dosje është fytyra e vërtete e qeverisë së Edi Ramës.

Janë krimi i dytë më i shëmtuar në historinë e kombit pas shpopullimit, krijimi i narkoshtetit.

Te këto dosje që mercenari Dumani u fsheh qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur si puthador, si lake, Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë me pushtet, qëndrojnë projekte makabre të transportit të drogës, kanabizimit të Shqipërisë.

Miqtë e mi, këto dosje faktojnë se bota mizore e nëndheshme e krimit ka emëruar në Shqipëri ministra dhe mbiministra.

Se kjo botë e pashpirt ka diktuar plaçkitje dhe grabitje pafund të pronave të shqiptarëve.

Se kryeministria, se ministria e rendit, se drejtësia janë në kthetrat e pamëshirë të tyre.

Se nuk ka qelizë, nuk ka sekret që nuk u është dhënë këtyre bandave dhe kriminelëve që janë fuqia e vërtetë e shtetit të Edi Ramës.

Të dashur miq, në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate.

Këto sisteme të një sigurie të lartë, të një mbrojtje të plotë kibernetike, e bënë Shqipërinë një vend, për të cilin votuan të gjitha vendet e BE për heqjen e vizave.

Erdhën zyrtarët më të lartë të zbatimit të ligjeve, drejtori i përgjithshëm i policisë federale gjermane dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit nga vendet e tjera.

Ata mbetën të befasuar kur panë sistemet e kontrollit të kalimit të kufirit.

Po sot o miq? A e dini ju se këto sisteme janë në duart e krimit?

Se këto sisteme me Taulant Ballën, Edi Ramën, Met Rrumbullakun, iu dorëzuan krimin.”- deklaron Berisha.

Etiketa: e gateEdi RamaSali BerishaTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025
AKTUALITET

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025
AKTUALITET

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet Berisha

13:43 : 26/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025
Para

I dënuar dy herë për vjedhje banesash, policia italiane vë në pranga 'skifterin' shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com