Gerald Shehu e kishte planifikuar paraprakisht vrasjen e recepsionitit të hotelit të tij, 31 vjeçarit Erald Nevruzi.
Mësohet se, përgjatë mbrëmjes së të mërkurës, autori e ka marrë viktimën veçmas, në një dhomë ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.
Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpuëntëorëve, punënjosve të tjerë të hotelit, Daniel Qoses dhe David Lartit ka nisur punën për zhdukjen e trupit.
Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentët e identifikimit duke ia kanë djegur tek furra e picerisë.
Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e ka mbështjellë me plasmas dhe të tre bashkë e kanë futur në mjetin tip Audi A8.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, ndërkohë që autori është nisur për në Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt vendit fqinj.
Dyshohet se përgjatë aksit Dhermi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë ku ka hedhur trupin. Rrugën nga fshati Dhërmi në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Pasi ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4. të Sarandës, ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin dhe ka marrë një tjetër taksi me drejtim të Igumenicës. Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të fluturuar në drejtim të Anglisë.
Kanë qënë veprimet e shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij. Janë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit.
Autori me viktimën konfirmohet se kanë patur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konfikti që ka çuar në ekzekutimin e 31 vjeçarit.
Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.