• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump do të apelojë vendimin që e shpalli fajtor, sa janë mundësitë e ish-presidentit

19:40 : 06/06/2024
në BOTA

Lexo edhe:

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të apelojë vendimin e javës së kaluar që e shpalli atë fajtor lidhur me falsifikimin e të dhënave të biznesit përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim gjasave për apel në çështjen e ish-presidentit.

Donald Trump thotë se iu bë padrejtësi në gjyqin e Nju Jorkut javën e kaluar nga një gjykatës, gjë që sipas tij i ka dhënë arsye të mjaftueshme për apelim.

“Pra, ne do ta apelojmë këtë gjyq të manipuluar. Ne do ta apelojmë atë për shumë arsye. Ai nuk na lejoi të sillnim dëshmitarë, të flisnim apo të bënim gjë tjetër. Gjykatësi ishte një tiran”, tha zoti Trump.

Ish-Presidenti Trump u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat e përdorura për të ndikuar në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Trump thotë se gjyqi ishte “manipuluar” nga mbështetësit e presidentit Joe Biden.

Zoti Biden thotë se shpallja fajtor e zotit Trump është një konfirmim se askush nuk është mbi ligjin.

“Tani atij do t’i jepet mundësia, siç duhet, të apelojë atë vendim ashtu si gjithë të tjerët. Kështu funksionon sistemi amerikan i drejtësisë. Dhe është e pamatur, e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se gjyqi është manipuluar vetëm sepse nuk i pëlqen verdikti gjyqësor”, tha ai.

Në apel, avokatët e zotit Trump mund të fillojnë me faktin nëse statuti i përdorur për ta ndjekur penalisht atë ishte tepër i paqartë, thotë profesorja e drejtësisë në Universitetin Georgetown, Abbe Smith.

“A është vetë statuti aq i gjerë apo i paqartë sa të mund të përfshijë shumë njerëz të cilët nuk do ta dinin saktësisht se me çfarë po përballeshin, nuk do të mund ta kuptonin se çfarë parashikon dhe çfarë lejon ligji , duke patur parasysh mënyrën se si ishte formuluar statuti?”, thotë ajo.

Ekspertja e drejtësisë Abbe Smith thotë se avokatët e zotit Trump mund të shikojnë më pas nëse gjykatësi i çështjes ka lejuar përfshirjen e provave që nuk duhej të paraqiteshin apo nëse ka penguar paraqitjen e provave nga mbrojtja.

“Kur ne donim të bënim diçka, ai nuk e lejonte. Por kur prokurorët donin diçka, atyre u miratohej gjithçka. Ata morën gjithçka që dëshironin”, tha zoti Trump.

Zoti Trump mund të apelojë vendimin edhe duke u bazuar në idenë se avokatët e tij nuk kanë vepruar në mënyrë efektive.

“Mendoj se këtu, ndoshta dështimi i avokatit mbrojtës për të kundërshtuar dëshminë e Stormy Daniels, që sugjeronte se marrëdhënia seksuale mes saj dhe zotit Trump nuk ishte bërë me konsensus, mund të jetë një bazë e mirë ligjore për apelim të vendimit bazuar në veprimet jo efektive të avokatit”, thotë ekspertja ligjore Abbe Smith.

Cilado qoftë strategjia e tyre, zoti Trump dhe avokatët e tij nuk kanë gjasa ta apelojnë verdiktin gjyqësor përpara dënimit të tij më 11 korrik, thotë profesori i Kolegjit juridik John Jay, David Shapiro.

“Ai ka të ngjarë të presë dënimin. Në këtë mënyrë ai dhe avokatët e tij do të kenë një perspektivë të plotë mbi pasojat me të cilat do të përballet ai, përfshirë ndikimin në burimet financiare të zotit Trump”, thotë ai.

Një vendim për apelin nuk ka gjasa të merret përpara ditës së zgjedhjeve, thotë ekspertja Abbe Smith.

“Ky nuk është një proces i shpejtë. Edhe nëse Divizioni i Apelit e konsideron këtë një rast të veçantë dhe urgjent për shkak të zgjedhjeve presidenciale, unë nuk mendoj se për këtë do të mund të merrej një vendim para nëntorit”, thotë ajo.

Nëse dënimi i tij nuk përmbyset përpara ditës së zgjedhjeve, zoti Trump do të jetë kandidati i parë presidencial i një partie të madhe në Shtetet e Bashkuara i shpallur fajtor për një vepër penale./ REL

Etiketa: donald trumpSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

“Na duhen më shumë pajisje ushtarake”, çfarë paralajmëron gjenerali i NATO-s

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom