Një aksident ka ndodhur në Lushnje mesditën e sotme ku një automjet është përplasur te shkallët e një poliklinike. Fatmirësisht, aksidenti është pa pasoja në njerëz.
Drejtuesi i mjetit që ishte parkuar para poliklinikës, në momentin e ndezjes, automjeti ka marrë xhiro duke hipur në trotuar e më pas te shkallët.
Kjo zonë është shumë e frekuentuar dhe fatmirësisht në ato momente nuk ka pasur kalimtar apo pacientët që dalin nga poliklinika.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi alkoolit që ka rezultuar negativ.